Lajme
LSDM: Gruevski nga Budapesti tenton të emërojë prokuror të përshtatshëm për të
“Derisa të gjithë qytetarët prisnin një marrëveshje në interes të sundimit të ligjit, Hristijan Mickoski në mbledhjen e djeshme të liderëve ka mbrojtur krimin e regjimit në mënyrë të guximshme dhe në një stil gruevian, duke kërkuar që të gjitha rastet e PSP-së të humbin të ardhmen e tyre”, njoftojnë përmes një kumtese nga partia LSDM, transmeton in7.
Sipas kësaj partie, ekipi i LSDM-së i udhëhequr nga kryetari Zaev kishte ofruar krijimin e një institucioni të ri të prokurorisë që do të ndjekë penalisht korrupsionin e lartë për të gjitha rastet e reja për të garantuar sundimin e ligjit. “Por atyre kjo gjë nuk u ka interesuar, sepse të vetmen gjë që kërkuan ishte shpëtimi nga ndëshkimi për të gjithë të dyshuarit e strukturës së tyre të regjimit”, thonë nga LSDM-ja.
“Propozimi ishte personi i parë në atë prokurori të re të propozojë opozita, por VMRO-DPMNE e hodhi poshtë atë. Gruevski ka zgjedhur Mickoski me detyrën e vetme për ta mbrojtur deri në frymën e fundit, e tani nga Bukureshti porosit prokuror të përshtatshëm për të. Qytetarët dhe e ardhmja e sigurt nuk duhet edhe më tej të mbahet perng i aziantit i cili nga atje jep instrukcione për Mickoskin. Mickoski dhe VMRO-DPMNE-ja do të përgjigjen para qytetarëve për atë që i shkaktojnë drejtësisë dhe rrugës sonë evropiane. Për më shumë se dy vjet si parti opozitare dhe 11 vjet më parë si regjim, VMRO-DPMNE ka qenë dëmi më i madh për Maqedoninë Veriore në rrugën e saj për drejtësi dhe drejt Bashkimit Evropian”, thuhet në lumunikatën e lëshuar për mediat nga ana e LSDM-së./in7.tv/
Lajme
Minsitri Lloga uron besimtarëve agjërim të lehtë
Ministri i drejtësisë, Krenar Lloga përmes një postimi ka uruar besimtarët e komuniteti musliman për fillimin e muajt të shenjtë të ramazanit duke ju uruar një agjërim të lehtë, shkruan Top24
“Sonte hyjmë në muajin më të bekuar të vitit, muajin e mëshirës, dashurisë, sakrificës dhe solidaritetit.
Agjërim të lehtë dhe lutje të pranuara!”
https://www.facebook.com/100090407993687/posts/pfbid02xoZZduZuc9zJiaQgjq8PEwo9vTXWxZRWygZ9sxQjnvtxdhpoAv1LdVhhExScJYeBl/?mibextid=cr9u03
Lajme
Azir Aliu uron besimtarët për muajin e Ramazanit: Muaji kur ndjenjat tona vëllazërore thellohen dhe miqësitë ushqehen me dashuri
Ministri i Shoqërisë informatike dhe Administratës Azir Aliu ka uruar besimtarët për nisjen e muajit të shenjtë të Ramazanit.
Ai e ka quajtur muajin e shenjtë të Ramazanit, muajin kur ndjenjat tona vëllazërore thellohen dhe miqësitë ushqehen me dashuri.
Urimi i plotë:
“Fillon muaji i madhërishëm i Ramazanit dhe i shumëpritur nga gjithë bota Islame, kur ndjenjat tona vëllazërore thellohen dhe miqësitë ushqehen me dashuri.
Gjithë botës Islame i’a uroj muajin e shenjtë të Ramazanit!”
https://www.facebook.com/100090414292971/posts/pfbid0Xu9g8eLrRVyPZnzyvQAHdiNx5vK7ETVXxwEPoXqGiGGR3Aa7ihD17gxixJHWLj1Tl/?mibextid=cr9u03
Lajme
Taravari: Qoftë muaji i Ramazanit koha që secili nga ne të afrohet sa më shumë me Zotin
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari ka uruar të gjithë besimtarët e fesë islame për nisjen e muajit të shenjtë të Ramazanit.
Taravari ka uruar agjërim të lehtë dhe lutje të pranuara.
Urimi i plotë:
“Uroj që të gjithë të kemi agjërim të lehtë! Qoftë muaji i Ramazanit koha që secili nga ne të afrohet sa më shumë me Zotin, e kështu qoftë edhe në muajt e vitet në vazhdim!”
https://www.facebook.com/100044411046937/posts/pfbid0F7m5CGPbsAqdv9j3s1bmUGBjeGkhByFVhtkQHF4DCb3xXmPJdxLDyvJovvkPSdkFl/?mibextid=cr9u03
-
Lajmet kryesore1 year ago
Mediat në Shqipëri: Kastriot Rexhepi është shantazhuar me video materiale nga grupi i Izet Mexhitit
-
Bota1 year ago
Nuk u intereson kush është përballë tyre, shihni pamjet se si ukrainasit i ndalin në rrugë rusët
-
Lajme2 years ago
Lidhjet e Trajko Veljanovskit me rastin M0nstга? – Avokati maqedonas flet për pazaret ndër tavolinë dhe fshehje provash
-
Kosovë1 year ago
Dalin detaje të reja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
-
Komente2 years ago
Mos e bëfsh pikën e hajrit o Albin Kurti
-
Lajme2 years ago
Gazetari shqiptar “e zuri mat” Vuçiqin – Cila ishte pyetja që e ngushtoi presidentin sërb?
-
Lajme2 years ago
Shek Hallaçi i Grupit të Kumanovës, nga Buгgu i Idгizovës publikon videon me një porosi
-
Lajme1 year ago
Anketa më re: Struga, Tetova dhe Çairi do të drejtohen nga Opozita Shqiptare