Connect with us

Lajme

Apeli konfirmon dënimet ndaj sulmuesve të Selës në e 27 prillit në Kuvend

Published

on

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka vërtetuar dënimet e sulmuesve të Ziadin Selës, natën e 27 prillit në Kuvend, kanë njoftuar nga gjykata. Ata pas pranimit të aktvendimit do të duhet që të vuajnë dënimin.

Gjykatësja deri te Gjykata Themelore e Shkupi 1, Slavica Andreevska, vitin e kaluar të akuzuarit i ka shpallur fajtor pasi që ishte vërtetuar se të njëjtët kishin tentuar të vrisnin deputetin Ziadin Sela.

Sipas aktvendimit, dënimi më i lartë që u shqiptuar ishte 13,6 vite burg i cili iu shqiptua Nikolla Vojminovskit, derisa Kire Georgievski dhe Aleksandar Janevski- Toshta do të vuajnë vetëm nga 13 vite burg.

Me nga 10 vjet e 6 muaj burg janë dënuar Andrej Micov, Nikollçe Dimitrievski, Oliver Oshavkovski dhe Kosta Delov.

Nikolla Vojminovski i cili ishte duke vuajtur dënimin me burgim shtëpiak, ka arritur të arratiset dhe ende është i pakapshëm për organet e rendit.

Për tentim vrasjen e deputetit dhe kreut të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela fillimisht ishin akuzuar 10 persona, mirëpo më pastaj Sasho Senkov është liruar nga akuza, ndërsa të akuzuarit Stojan Pavlevski dhe Cejo Gjorgjievski u është ndryshuar akuza në dhunë, dhe pasi kishin pranuar veprën, të njëjtët ishin dënuar me nga tre vjet burg, gjegjësisht 2 vjet e dy muaj burg./A1on

Continue Reading

Kosovë

Escobar: Njohja reciproke do të ishte ideale për normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi

Published

on

Zëvendësndihmës-Sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, njëherësh i dërguari për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka thënë të enjten se administata e presidentit amerikan, Joe Biden ka dyfishuar përkushtimin amerikan për të punuar me aleatë dhe partnerë që Ballkani Perëndimor të avancojë në rrugën evropiane.

Në një dëshmi para Nën-Komitetit të Dhomës së Përfaqësuesve për Evropë, Energji dhe Ambient, ai ka thënë se autoritetet amerikane janë duke punuar me partnerë të Bashkimit Evropian për të përforcuar mesazhin se anëtarësimi mbetet mundësi brenda afateve realiste kohore, më pas shtysë për kryerjen e reformave, si dhe për forcim të rezistencës ndaj ndikimit rus dhe kinez në prag të Evropës.

“Mesazhi më i fuqishëm që mund të japë tani BE-ja është që të caktojë nisjen e bisedimeve për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, para fundit të këtij viti”, ka deklaruar Escobar.

Sipas tij, vonesat në këtë drejtim mund të nxisin dyshime dhe rrezikojnë të shkatërrojnë shpresat e një brezi të ri për të ardhmen evropiane.

Për këtë arsye, ai ka thënë se Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken dhe Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, kanë dalë me komunikatë të përbashkët,më herët gjatë këtij muaji, për të theksuar se anëtarësimi në bllokun evropian është rruga e vetme përpara për rajonin.

Gjatë dëshmisë së tij, ai ka përmendur edhe rëndësinë e vazhdimit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga BE-ja.

Escobar ka thënë se për këtë arsye ka udhëtuar në Bruksel muajin e kaluar për të përkrahur përpjekjet e Përfaqësuesit Special të BE-së për dialog, Mirosllav Lajçak, që të shtyjë të dyja palët për të shtensionuar situatën për shkak të targave të makinave dhe për të gjetur zgjidhje.

Escobar i është referuar marrëveshjes së arritur mes Kosovës dhe Serbisë më 30 shtator, sipas së cilës, makinat e regjistruara në Kosovë dhe në Serbi duhet të vendosin letra ngjitëse mbi simbolet shtetërore në targat e makinave kur të kalojnë në territorin e njëra-tjetrës.

“Së bashku e kemi bërë të qartë se dialogu është forum në të cilin të dyja palët, si të barabarta, duhet të punojnë për të zgjidhur dallimet e tyre dhe për të normalizuar marrëdhëniet, në mënyrë ideale përmes një njohjeje reciproke”./Rel/

Continue Reading

Lajme

Taravari prezanton shumicën e re në Këshillin Komunal

Published

on

Sot në komunën e Gostivarit u formua këshilli komunal, ky keshill komunal ka 31 anetar. ASH ka arritur tē siguroj shumicen me partite tjera dhe kanë 19 keshilltar, informon portali tetova1.

Arben Taravari në rrjetin e tij social facebook shkruan:

Shumicë e re në komunën e Gostivarit 19/31

Continue Reading

Lajme

436 raste të reja dhe 7 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Published

on

Gjatë 24 orëve të fundit sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë janë regjistruar 436 raste të reja të të infektuarve me Kovid-19.

Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në Shkup, 203, Manastir-23, Veles-21, Kumanovë dhe Kavadar nga 22, e kështu me radhë.

Ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) njoftojnë për 497 pacientë të shëruar dhe 7 të tjerë të cilët e kanë humbur betejën me koronavirusin

Continue Reading

Aktuale