Connect with us

Lajme

VMRO – DPMNE: Shantazhohen biznesmenë me materiale komprometuese nga shërbimet sekrete

Published

on

Partia opozitare maqedonase e drejtuar nga Hristijan Mickoski, ka reaguar sot në lidhje me hetimet e rastit “Zhvatja”, për të cilin nga kjo parti, thonë se ka marrë përmasa më të mëdha. Sipas VMRO – DPMNE’së, në këtë rast janë përfshirë edhe shërbimet sekrete shtetërore, për të zhvatur biznesmenë me materiale komprometuese, përcjell in7.

“Mediat në Maqedoni në ditët e kaluar transmetuan se një biznesmen maqedonas ka qënë i shantazhuar me materiale komprometuese, të cilat rrjedhin nga shërbimet e inteligjencës së Republikës së Maqedonisë. Nga biznesmeni nëpërmjet ‘Lidhjes Ndërkombëtare’ të Boki 13 janë dhënë qindra mijëra euro, ndërsa materialet komprometuese janë gjendur në telefonin e zhvatësit. Kjo është edhe një fakt që vërteton se skandali “Zhvatja” është skandali më i madh kriminal në historinë e Republikës së Maqedonisë” – thuhet në komunikatën e DPMNE-së opozitare.

Nga VMRO – DPMNE akuzojnë Kryeprokurorin Jovevski dhe Prokuroren për Krim të Organizuar, Vilma Ruskoska se po bëjnë të pamundurën për ta shpëtuar Zaevin, për të cilin nga kjo parti, thonë se është koka e oktapodit. Asgjë nuk do të kishte nga zhvatja, pa “aminin” e Zoran Zaevit, thonë nga partia e Mickoskit./in7.tv/

 

Continue Reading

Kosovë

Kosova e Luksemburgu do të nënshkruajnë marrëveshje në vlerë 35 milionë euro

Published

on

Në muajin e ardhshëm pritet nënshkrimi i marrëveshjes së re bilaterale dhe memorandumit të bashkëpunimit me Qeverinë e Luksemburgut që parasheh përkrahjen financiare për Kosovën në vlerë prej 35 milionë euro.

Kjo u bë e ditur gjatë takimit që kryeministri Albin Kurti kishte sot me ambasadorin jo-rezident të Luksemburgut në Prishtinë Patrick Heck.

Populli dhe Qeveria e Kosovës janë shumë mirënjohës për përkrahjen dhe miqësinë e vazhdueshme të Luksemburgut, u shpreh kryeministri Kurti, duke shtuar se Luksemburgu është një aleat i fuqishëm i Kosovës në NATO dhe Bashkimin Evropian dhe dy vendet gëzojnë marrëdhënie shumë të mira bilaterale.

Gjatë takimit u dha zotimi i dyanshëm për avancim të bashkëpunimit ekonomik dhe rritje të shkëmbimeve tregtare në mes dy vendeve, ndërkaq u veçua edhe potenciali për bashkëpunim në sektorin e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit.

Luksemburgu është ndër shtetet e para që ka njohur Kosovën dhe që nga paslufta e ka përkrahur përmes programeve të ndryshme zhvillimore në fushën e arsimit profesional, shëndetësisë, fuqizimit të shoqërisë civile dhe procesit të integrimeve evropiane, që e tejkalojnë vlerën 100 milionë euro.

Continue Reading

Lajme

Asnjë fajtor për zjarrin në spitalin modular në Tetovë, Prokuroria thotë se vendimi është duke u përgatitur

Published

on

Po bëhen gati 10 muaj nga tragjedia në Spitalin modular në Tetovë, ndërsa prokuroria ende nuk ka drejtuar gishtin ndaj askujt si i fajtor për rastin, edhe pse muaj më parë u tha se do të ngriten padi ndaj 4 personave. Edhe pas kaq shumë muajve, prokuroria ende thotë se përgatitja e vendimit është në proces e sipër.

“Bëhet fjalë për një çështje komplekse, në të cilën duhet shpjeguar me kujdes dhe saktësi të gjitha aspektet e përgjegjësisë penale të përcaktuar dhe të renditen të gjitha provat që e mbështesin atë. Sapo të merret vendimi, publiku do të njoftohet menjëherë.”- thonë nga Prokuroria.

Autoritetet vazhdimisht kanë ripërsëritur se shkaktarët për zjarrin do t’i tregojë raporti gjerman, i cili pothuajse 6 muaj më parë ka arritur në duart e prokurorisë. Po edhe përkundër faktit që organet e drejtësisë i kanë të gjitha provat në duar, ende nuk ka aktakuzë.

Pyetëm kryetarin e Këshillit të prokurorëve, Antonio Jolevski, se a do të iniciojnë procedurë kundrejt prokurorëve të cilët e kanë lëndën në duar e nuk po ndërmarrin veprime.

“Ekskluzivisht, dorëzues i kërkesës për inicim të procedurës disiplinore është ose prokurori publik i RMV-së, ose prokurorët e lartë. Kështu që në këtë moment, këtë pyetje duhet ta drejtoni atje, të pyesni nëse ato kanë nisur ndonjë procedurë. Ne as nuk mund ta dimë sepse do të del sikur ne përzihemi në punën e Komisionit disiplinor, ndërsa në shkallën e dytë duhet të vendosim ne”.- tha Antonio Jolevski, Kryetar i Këshillit të Prokurorëve

E vetmja përgjegjësi e ndërmarrë pas tragjedisë, është ajo morale, me dorëheqjen e ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe zëvendësit të tij Ilir Hasani, të cilët nuk u patën pranuar nga Kryeministri Zave. Dorëheqje dhanë edhe dy drejtorë të spitalit të Tetovës. Më 8 shtator të vitit të kaluar, në spitalin modular të Tetovës humbën jetën 14 persona, prej të cilëve 12 pacientë dhe dy persona që kujdeseshin për familjarët e tyre.

Continue Reading

Lajme

‘Çmenduri’ në ishullin grek, 500 euro për të parë perëndimin e diellit

Published

on

E padëgjuar më parë. Por realitet!

500 euro për të parë perëndimin e diellit në ishullin grek. Dhe…po deshët!

Pas skandalit të “këmbëve të gaforres” ku dy turiste amerikane paguan 600 euro, një tjetër fakt ka habitur një çift turistësh amerikanë. Ata janë ulur pranë një bari në zonë e quajtur ‘Venecia e Vogël’ në ishullin e Mikonos për të shijuar perëndimin e diellit nën shoqërinë e një pije, por janë habitur kur kamarieri i ka kërkuar 500 euro.

Sapo janë ulur dhe kanë tentuar të porosisim diçka për të pirë kamarieri i ka informuar që konsumi minimal në një kafe-bar të njohur në ‘Venecia e Vogël’ është 500 euro. Megjithatë, mbresëlënës është fakti që për të shijuar perëndimin e diellit në një lokal në ‘Venecia e Vogël’ piktoresk duhet të paguash nga 300 deri në 500 euro.

Banori i Mykonos, Dimitris Koutsoukos, bëri një postim në Facebook:

“Dy miqtë e mi nga San Francisko kanë ardhur në Mykonos, që nuk janë aspak të varfër dhe as pinjollë. Dje donin të shkonin diku për një pije dhe të shikonin perëndimin e diellit. Ata u ulën në një nga lokalet, pak para perëndimit të diellit. Kamerieri shkoi për të marrë porosinë dhe u tha se është 500 euro konsumi minimal për tavolinë. U ngritën dhe u larguan. Sot pyeta dikë që e njeh dhe më tha që jo të gjitha dyqanet atje kanë një konsum minimal të pijeve… Pra duam vetëm turistë shumë të pasur në Mykonos? Ne kemi ikur shumë në këtë ishull ”.-shkroi ai.

Continue Reading

Aktuale