Connect with us

Kulturë

Romani i shkrimtarit shqiptar, frymëzon kompozitoren e famshme britanike

Published

on

Romani “Ditar i Shkurtër Kufijsh” i shkrimtarit shqiptar Gazmend Kapllani është bërë frymëzim për kompozitoren e famshme britanike, Cheryl Frances-Hoad.

Shkrimtari Gazmend Kapllani ka shprehur kënaqësinë dhe mirënjohjen e tij për këtë vlerësim.

”Kam kënaqësinë e jashtëzakonshme të ndaj me lexuesit e mi lajmin se kompozitorja e famshme Britanike Cheryl Frances-Hoad ka kompozuar një pjesë të re (titulluar “Tales of the Invisible”), të cilën do ta ekzekutojë me Kuintetin e saj të Klarinetave, bazuar në prologun e romanit tim të parë “Ditar i Shkurtër Kufijsh” (A Short Border Handbook, në anglisht)”, ka theksuar Kapllani. Romani im është përshtatur për skenë teatri në Danimarkë, Greqi dhe Kili, por kjo është hera e parë që shërben si pikë referimi dhe frymëzimi për një kompozitor/e të famës botërore. Mirënjohje”, – është shprehur Kapllani, i cili ka shpërndarë edhe lajmin e publikuar nga “The Guardian”.

Continue Reading

Kulturë

Përgatitet ligji i ri për Kulturë, Sindikata e Kulturës ka reaguar ndaj mënyrës se si zhvillohet procedura (Video)

Published

on

By

Sindikata e Kulturës e Republikës së Maqedonisë (SKRM) ka reaguar ndaj mënyrës se si zhvillohet procedura për projekt-versionin e Ligjit të ri për Kulturë, duke alarmuar se nuk janë të kyçur në grupet e punës, me cka sipas tyre, cënohen raportet e mira që me vite janë ndërtuar me Ministrinë e Kulturës, përcjell in7

“Përmes procesit jotransparent, që në thelb nuk dallon shumë nga ligji skandaloz I vitit 2014, sinqerisht dhe publikisht pyesim nëse diksuh me qëllim në atë Ministri dëshiron të cënojë raportet e partneriteit dhe nëse dikush përmes këtij propozim ligji përpiqet ta sabotojë dialogun social” – tha Vera Atanasovska, kryetare e Sindikatës për Kulturë të Republikës së Maqedonisë.

Ministria e Kulturës ka njoftuar se Propozimligji për realizimin e interesit publik në kulturë, që është dorëzuar në Kuvend në Janar të vitit 2020, për shkak të vërejtjeve të shumta është tërhequr nga procedura e mëtejshme.

“Teksti është dërguar tek sindikatat me kërkesë që të japin mendime dhe vërejtje deri më 8 nëntor 2022. Në periudhën e ardhshme do të punohet në këtë projekt-version konform propozimeve, vërejtjeve dhe mendimeve të sindikatës. Periudha kohore nuk është e kufizuar dhe kur teksti të harmonizohet me sindikatat, do të nis procedura për debat të gjerë publik” – thonë nga ministria e Kulturës.

Ministria e Kulturës beson se sindikatat me pjesëmarrjen e tyre në përgatitjen e ligjit të ri për Kulturë, do të japin një kontribut cilësor për të rregulluar këtë sferë dhe do të kontribuojnë për një ligj të ri, bashkëkohor dhe evropian për kulturë./in7.tv/

Continue Reading

Kulturë

Akuzohet nga prindërit për sjellje agresive, arrestohet nga policia

Published

on

By

Akuzohet nga prindërit për sjellje agresive, arrestohet nga policia

Sektori për Punë të Brendshme-Tetovë njofton se mbrëmë ka arrestuar 43 vjeçarin nga Tetova, të cilin paraprakisht e denoncuan prindërit e tij për sjellje agresive ndaj tyre. Policia merret me zbardhjen e rastit.

“Dje në mbrëmje (11-gusht) rreth orës 22:35, zyrtarët policorë të SPB Tetovë kanë ndaluar 43-vjeçarin O.S. nga Tetova, i cili paraprakisht ishte denoncuar nga prindërit e tij se po sillej agresive ndaj tyre. Ai është ndaluar në Stacionin Policor Tetovë për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit, pas së cilës do të përpilohet raport përkatës”, deklaroi Fatmir Rexhepi, zëdhënës i SPB-Tetovë.

Continue Reading

Kulturë

Sërish raketa drejt centralit bërthamor në Ukrainë

Published

on

By

Sërish raketa drejt centralit bërthamor në Ukrainë

Sulme të tjera me raketa janë raportuar mbrëmjen e së enjtes dhe mëngjesin e së premtes në drejtim të centralit bërthamor të Zaporizhzhia, mes Rusinë dhe Ukrainën që akuzojnë njëra-tjetrën për përgjegjësinë.

Mediat raportojnë se të paktën 10 raketa ranë pranë zyrës dhe stacionit të zjarrfikësve në termocentralin bërthamor më të madh në Europë.

Në një takim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, i thirrur për të diskutuar situatën, kreu i Agjencisë Bërthamore, Rafael Grossi paralajmëruar kjo është diçka e rëndë. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres tha gjithashtu ngjarja mund të çojë në një katastrofë të rëndë.

Kina dhe SHBA kërkuan që ekspertët e OKB-së të lejohen urgjentisht të vizitojnë centralin, por kërkesa të ngjashme në të kaluarën deri më tani nuk janë pranuar.

Më herët, SHBA-ja bëri thirrje gjithashtu për krijimin e një zone të çmilitarizuar rreth tij, por përfaqësuesi i Rusisë në OKB tha se çmilitarizimi nuk është një opsion, pasi ai do ta bënte centralin më të prekshëm ndaj provokimeve dhe sulmeve terroriste.

Continue Reading

Aktuale