Connect with us

Lajme

Policia dënon “me të madhe” në Shkup e rrethinë

Published

on

Aksion të gjërë policor ndaj vozitësve të padiciplinuar ka realizuar SPB – Shkup.

Ka vazhduar edhe gjatë ditës së djeshme aksioni policor kundër shoferëve të padiciplinuar në rajonin e Shkupit. Gjatë kontrolleve të kryera nga Sektori për Punë të Brendshme në Shkup dhe Njësia për Siguri në Komunikacion, gjatë ditës së djeshme janë ndaluar dhe dënuar 109 vozitës për tejkalim shpejtësie. Plotë 76 vozitësve u është marrë leja e vozitjes, pasi 15 prej tyre kanë vozitur nën ndikim të alkoolit, 53 për arsye se kanë vozitur pa pasur të drejtë vozitjeje, ndërsa 8 kanë qënë shoferë fillestarë që nuk i janë përmbajtur rregullave përkatëse për vozitje, përcjell in7.

Gjithashtu nga MPB njoftojnë se plotë 65 automjete janë menjanuar nga qarkullimi sepse kanë qënë të paregjistruara.

Gjatë aksionit janë dënuar vozitës që kanë kaluar në semafor të kuq, nuk kanë dhënë përparësi në vizëbardha, parkim të gabuar, parakalim të palejuar e të ngjajshme.

Aksioni i policisë për ditë me radhë vazhdon edhe ndaj vozitësve të motoçikletave në rajonin e Shkupit, me çka mbrëmë janë dënuar 28 të tillë, kryesisht për mospërdorim të mbrojtëses së kokës.

Aksione të tilla të policisë janë realizuar edhe në rajonin e Shtipit, Manastirit, Velesit dhe Strumicës./in7.tv/

Continue Reading

Lajme

Istrefi: Ora e Strugës filloi

Published

on

By

Votën e tij në kutin e votimit e ka hedhur para pak çastesh edhe kandidati i opozitës shqiptare për Strugën, Idri Istrefi ka kryer të drejtën e tij të votës.

Ja çfarë shkruan Istrefi në rrjetin e tij social Facebook:

Sot është ditë feste për të gjithë qytetarët, po sidomos në Strugë. Sot qytetarët tanë vendosin për të ardhmen e tyre, për të ardhmen e fëmijëve të tyre, për të ardhmen e qytetit të tyre. Prandaj, me buzë në gaz, me kokën lartë dhe sa më shumë në numër, dilni e votoni. Shprehni vullnetin tuaj me votë. Votoni për Strugën. Ora e Strugës ka filluar. Shpresoj se procesi do të vazhdojë qetë e pa probleme e në fund të ditës të festojmë siç na ka hije“, shkruan kandidati Istrefi.

Continue Reading

Bota

Romë: Demonstratë masive kundër neofashistëve

Published

on

Përpara një jave të pandehur ekstremistë të djathtë kanë sulmuar një qendër të sindikatave në Romë. Të shtunën (16.10) dhjetra mijëra italianë protestuan kundër neofashistëve dhe kërkuan ndalimin e partisë Forza Nuova.

Dhjetra mijëra vetë u mblodhën në manifestimin antifashist në Romë. “Kurrë më fashizëm: për punë, bashkëvendosje dhe demokraci” ishte motoja e manifestimit, që u organizua nga aleanca e sindikatave të Italisë CGIL, CISL dhe UIL. Në manifestim, sipas mediave, morrën pjesë mbi 50.000 vetë. Organizatorët bëjnë fjalë për 200.000 pjesëmarrës.

Sipas të dhënave të sindikatave ishin vënë në dispozicion rreth 800 autobusë dhe dhjetë trena të posaçëm në mbarë Italinë, për t’i sjellë pjesëmarrësit në manifestimin e protestës në Romë. Me flamuj dhe pankarta mijëra përkrahës të sindikatave dhe grupe të ndryshme të majta marshuan në rrugët përreth drejt sheshit të manifestimit në “Piazza di San Giovanni in Laterano” jo larg Koloseut.

Sekretari i sindikatave Maurizio Landini tha në manifestim, se ka ardhur koha “të ndalet dhuna politike”. “Grupet neofashiste duhet të ndalohen dhe madje menjëherë”.

“Por fillimisht na duhet edukim antifashist në shkolla”, tha studentja Margherita Sardi për agjencinë e lajmeve AFP.

Para një jave anëtarët e partisë ekstremiste të djathtë Forza Nuoava (FN) pas protestave armiqësore kundër shtrirjes së masave ndaj koronavirusit në Itali ndër të tjera sulmuan selinë e sindikatës CGIL. Pas trazirave policia arrestoi dymbëdhjetë vetë ndër ta edhe sekretarin e përgjithshëm të partisë Forza Nuova, Roberto Fiore dhe kryetarin e degës së partisë për Romën Giuliano Castellino. Gjatë protestave në kryeqytetin italian pati edhe përleshje me policinë. Gjatë trazirave u plagosën 40 vetë, sikurse njoftuan mediat.

Në Itali që nga dita e premte (15.10) të gjithë të punësuarit duhet të paraqesin një “certifikatë të gjelbër” që vërteton vaksinimin ndaj koronavirusit, ose shërimin nga infesksioni me koronavirus ose duhet të paraqesin një test negativ nëse duan të vazhdojnë punën. Në rast të kundërt ata përballen me sanksione. Kush nuk paraqitet në punë, sepse nuk posedon dokumentin e kërkuar duhet të llogarisë me pushim nga puna. Testet ndaj koronavirusit janë falas për njerëzit, të cilët për arësye shëndetësore nuk mund të vaksinohen. Detyrimi për cerfitikatë vaksinimi prek në Itali rreth 23 milionë të punësuar.

Socialdemokratët (PD) kërkojnë ndalimin e partisë Forza Nuova. PD paraqiti në senat dy ditë përpara sulmeve kërkesën përmes së cilës i kërkohet qeverisë të ndërmarrë hapat për shpërbërjen e Forza Nuova dhe të partive të tjera fashiste. Sikurse njoftoi PD të shtunën (16.10), ndërkohë 100.000 vetë kanë nënshkruar një peticion përkatës. Të tjerë senatorë kanë paraqitur kërkesa të ngjashme. Pas trazirave të një jave më parë prokuroria ka nisur hetimet.

Manifestimi masiv i protestës së të shtunës përkoi me 78 vjetorin e sulmit të nazistëve ndaj getos së Romës. Mbi 1000 hebrej, ndër ta 200 fëmijë, më 16 tetor 1943 në të gdhirë u grumbulluan me forcë dhe u deportuan në kampin e përqendrimit Auzhvic./DW

Continue Reading

Lajme

Edhe në Gostivar problem me votimin biometrik

Published

on

Procesi zgjedhor në Zgjedhjet e sotme lokale në Gostivar filloi pa probleme. Më shumë se gjysma e aparateve të cilat i lexojnë shenjat nga gishti nuk kanë mundur të aktivizohen, informojnë nga KKZ Gostivar.

Për shkak të problemeve të paraqitura do të mbahet takim që të konfirmohet si do të zhvillohet votimi më tej. Atje ku nuk punojnë aparatet, procesi zhvillohet sipas udhëzimeve të KSHZ-së në të gjitha 121 vendvotimet. Në listën për votim janë të regjistruar 80.050 persona.

Nga KKZ Mavrovë Rostushë të gjitha 39 vendvotimet janë hapur në afatin e paraparë. Në listën zgjedhore ka 10.144 persona me të drejtë vote.

Nga KKZ Vrapçisht informojnë se të gjitha 39 vendvotimet janë hapur në kohë dhe vështirësitë të cilat janë paraqitur kanë tejkaluar, ndërsa procesi i votimit zhvillohet sipas parashikimeve. Në këtë komunë për votim janë regjistruar 26.383 qytetarë.

Continue Reading

Aktuale