Connect with us

Lajme

Ashpërsohet Rama: Nuk mund të qëndrojmë në pushtet duke ngrënë dhjamin tonë

Published

on

Kreu i qeverisë shqiptare, njëherazi kryetar i Partisë Socialiste, mblodhi në kryesinë e Kuvendit, grupin e tij parlamentar. Një mbledhje e përjavshme, që këtë të hënë përkoi me raportimin e presidentit Ilir Meta po në komisionin parlamentar hetimor për dekretet për zgjedhjet vendore, po në kryesinë e Kuvendit.

Mbledhja nisi në orën 09:00 të mëngjesit dhe zgjati përreth 90 minuta. Burime nga mbledhja bëjnë të ditur se kryeministri Edi Rama ka kërkuar që secili të angazhohet në zonat e tyre elektorale, të bëjnë takime në çdo organizatë. Ndryshe – mësohet të jetë shprehur kryesocialisti – të japin dorëheqjen!

“Kush nuk e bën, ta konsiderojë si kërkesë për dorëheqje nga grupi parlamentar dhe karriera në këtë grup”, është shprehur kryeministri.

Kreu i qeverisë tha se nëse vazhdohet kështu, do të pësohet humbje, dhe sipas tij, gjithsecili duhet të bëjë detyrën duke i kthyer Partisë Socialiste atë që ka marrë prej saj. Kryeministri Rama mësohet të ketë qenë mjaft kritik sa i takon mungesës së raportimeve për ato që nuk shkojnë kryesisht me shërbimin në zyrat e shtetit.

“Partia Socialiste s’mund të qëndrojë në pushtet duke ngrënë dhjamin e vet. S’mund të shkojmë në zgjedhje e të përsërisim të njëjtat gjëra sepse do shkojmë të humbim. As Partia Socialiste e as unë s’e mbajmë dot më këtë maskaradë e këto zullume që bëhen në zyrat e shtetit. S’keni ngritur asnjëherë asnjë shqetësim se si funksionojnë zyrat e shtetit. Ju interesoheni vetëm për drejtorët, kush shkon e vjen. Mbajeni mend, që do humbim pushtetin nëse vazhdojmë kështu. Ju mbajeni sa të doni se unë s’do pres fundin e as ju”, mësohet të jetë shprehur shefi i mazhorancës.

Continue Reading

Lajme

Idri Istrefi merr mbështetje edhe nga Samir Murtezoski kandidati i PDSH-së në Strugë

Published

on

Koalicioni për Strugën po shkon edhe më i sigurt. Rrugës sonë i’u bashkua edhe kandidati i PDSH-së, z. Samir Murtezoski njoftojn nga ASH-Strugë, përcjell in7

Kandidati i PDSH-së, Samir Murtezoski qëndron pas Idri Istrefit në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale. Murtezoski fton të gjithë përkrahësit e tij, por edhe të gjithë qytetarët tjerë që ta votojnë Idri Istrefin, si të vetmen shpresë për Strugën. Është koha që më në fund t’i thuhet stop Ramiz Merkos dhe keqpërdorimeve të shumta në Komunën e Strugës.

Faleminderit për mbështetjen!-theksojn nga ASH-Strugë/in7.tv/

Continue Reading

Lajme

Eco Guerilla: Kërkojmë llogaridhënie nga Komuna e Tetovës dhe kryetarja Teuta Arifi

Published

on

Pse janë shpenzuar paratë dhe djersa e qytetarëve në kohë fushate për qindra militantë partiak që bëjnë fushatë për Teuta Arifin?

Ky është keqpërdorim i buxhetit të Komunës së Tetovës.

Me ndihmën e IRI-t dhe USAID-it u zbuluan qindra honorare që Teuta Arifi ka nënshkruar në kohë fushate. Kaluan disa ditë dhe Komuna e Tetovës vazhdon të heshtë. Kërkojmë llogaridhënje se si dhe pse janë paguar këta qindra njerëz.

Lista e plotë në statusin e Eco Guerilla:

Continue Reading

Lajme

Mickoski: BDI shkon në opozitë në Qytetin e Shkupit, shumica e re VMRO-ASH-AAA

Published

on

Fushata e zezë e LSDM-së ka dy qëllime, njëra prej tyre është që të ulet dalja në zgjedhje. Kështu tha kryetari i VMRO-së, Hristian Mickoski në emisionin debativ në TV SHENJA.

“Mendoj se populli e ka përmbi kokë, posaçërisht për kandidatin e LSDM-së, dhe jam i sigurt se në mënyrë masive do të dalin dhe ta votojnë Danellën. Dhe, qëllimi i dytë të shkaktojnë pasiguri të Danella ngase ajo asnjëherë nuk është marrë me zgjedhje dhe kjo është hera e parë. Por, për të dyja gjëra, vlerësimet që kanë bërë, do të jetë e gabuar dhe do të ju ndodh një humbje serioze”, u shpreh Hristijan Mickoski.

Mickoski tha se ata kanë shumicë në Këshillin e Qytetit të Shkupit.

“BDI do të jetë opozitë në Qytetin e Shkupit, shumicën e re e formon VMRO-ASH-AAA dhe Levica”, tha Mickoski.

Continue Reading

Aktuale