Komente
Ziadin Sela: “Zhvatja” nuk ishte befasi, shteti i së drejtës falimentoi
Në një shkrim autorial për “New Europe”, javoren prestigjioze të specializuar në çështje evropiane, Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela ka komentuar zhvillimet politike në vend pas skandalit “Zhvatja” dhe ka kërkuar nga lidershipi i ri i BE-së që të ndërmerren disa masa urgjente.
Ziadin Sela është shprehur se skandali “Zhvatja” nuk erdhi edhe si befasi, porse situata e krijuar është jashtëzakonisht e rëndë. “Çfarë kjo nënkupton në thelb është falimentimi i vetë parimit të shtetit të së drejtës. Pas katër vite të PSP-së, vendi është rikthyer në pikën zero. Më keq se kaq, besimi i publikut në gjyqësorin është shkatërruar përgjithmonë dhe efektiviteti i politikës së deritanishme të BE-së është vënë në dyshim serioz.” shkruan Sela.
Ndërsa Parlamenti i ri evropian po bëhet gati të fillojë punën dhe Presidentja e zgjedhur e KE-së, Ursula von der Leyen, po kompleton ekipin e saj, Ziadin Sela ka kërkuar masa të forta nga BE-ja për të vendosur shtetin e së drejtës në qendër të veprimit të saj në Maqedoninë e Veriut dhe ndalur kapjen e përhershme të gjyqësorit dhe prokurorisë nga pushteti ekzekutiv.
Sela ka kërkuar ndër tjera:
– Riangazhimin e Grupit “Priebe” për të kryer një analizë të situatës dhe dhënien e rekomandimeve për të adresuar dështimet sistemike në fushat kyçe të shtetit të së drejtës.
– Ndërmjetësimi i një marrëveshje politike të ngjashme me Përzhinon midis katër partive më të mëdha politike për të adresuar të ardhmen e PSP-së dhe reformën e Prokurorisë Publike, regjistrimin e ardhshëm të popullsisë, rishikimin e kodit zgjedhor dhe të listave të votuesve, si dhe krijimin e një qeverie teknike për të çuar vendin në zgjedhje të përgjithshme menjëherë pas anëtarësimit në NATO.
– Në lidhje me reformën e Prokurorisë Publike, të sigurohet vazhdimësia afatgjatë e PSP-së si organ autonom i cili i përgjigjet Parlamentit, zgjidhet dhe financohet nga ai, si parakusht për të siguruar përgjegjësinë penale të të gjithë autorëve të dyshuar për veprat e zbuluara nga skandali i përgjimeve, pavarësisht nga përkatësia partiake, dhe pa kufizime kohore për ngritje të aktakuzat dhe për përdorimin e përgjimeve si prova.
– Krijimin e një ekipi të prokurorëve evropianë në kuadër të institucionit trashëgimtar të PSP-së, të udhëhequr nga një kryeprokuror evropian. Kjo potencialisht do të mund të ishte iniciativë e përbashkët me vendet anëtare të BE-së, si Franca e cila ka ndërmarrë angazhime të rëndësishme në këtë drejtim, si pjesë e strategjisë së tyre për Ballkanin Perëndimor të prezantuar nga Presidenti Macron në prillin 2019.
Në fund, Ziadin Sela ka theksuar se Komisioni von der Leyen tani e ka mundësinë të demonstrojë se me të vërtetë kurrë nuk do të ketë kompromise kur bëhet fjalë për shtetin e së drejtës, duke zhvilluar ide të reja dhe adoptuar një qasje më gjithëpërfshirëse dhe më të guximshme në politikën e zgjerimit nga e cila përfitojnë si shtetet e ardhshme anëtare dhe ato ekzistuese të BE-së.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni KËTU
Komente
Jahiu: Sa poshtë ka rënë BFI, kujdeset për EVN-në e jo për popullin


Jahiu: Sa poshtë ka rënë BFI, kujdeset për EVN-në jo për popullin
Gazetari Ylber Jahiu ka reaguar pas deklaratave të kreut të BFI-së, të cilat i bëri gjatë takimit me ministrin e Ekonomisë. Jahiu thotë se BFI ka rënë në nivel të ulët, duke lejuar që të reduktohet ezani dhe ndriçimet e xhamive dhe ua mban dertin kompanive energjetike.
Postimi i plotë i Ylber Jahiut:
Të nderuar miq!
E lexuat me siguri edhe ju nivelin në të cilin ka rënë BFI-Maqedoni!
Imagjinoni në ditën më të madhe të javës të Premten ose (e Xhuma) në xhami do të flitet se si të kursehet rryma.
Por, çfarë në fakt do të sugjeroj BFI dhe kryetari i myftinisë?
Do të sugjeroj hoxhallarët që për të kursyer rrymën të Premten të mos e thirin Ezanin me autoparlant por të ngjiten në Sherife, të mos përdorin mikrofonat por të ligjërojnë pa to, të shuajn dritat e minareve për të kursyer…
BFI duhet të kujdeset për jetën fetare të besimtarëve Musliman në RMV e jo të kujdeset për interesin e EVN-së, MEPSO-s dhe ELEM-it.
Hajr inshallah…
Post: https://www.facebook.com/100000170813438/posts/pfbid0nLMsN2bh1wyfdcK1V9wLovPeA8Byg6cCoQsKrP15PHkVSSAWgUmFjRPh1hz9Z12kl/
Komente
Driton Nebiu: Aleanca më e bashkuar se kurrë, nuk ka kush na përçan


Driton Nebiu, ish funksionar shtetëror nga radhët e Aleancës për Shqiptarët dhe njëri nga zërat më aktiv të kësaj partie ka kundërshtuar zërat për përçarje apo largime nga kjo parti.
Sipas Nebiut, këto janë thashetheme të përgatitura nga partitë kundërshtare, ndërsa shton se vendimet i marrin organet e partisë. Ish drejtori nga radhët e ASH-së, thotë se Aleanca nuk mund të përçahet pasi aktivistët e themeluesit e saj janë të “ngjitur si thoji me mishin”.
“Mos u merrni me thashetheme sepse Aleanca për Shqiptarët ka organet e saj partiake që marrin vendime, konkretisht Kuvendi i Partisë. Andaj rrini të qetë se nuk ka kush e përçan një Aleancë, që i ka të lidhur të gjithë aktivistë e themelues mes vete si thoji me mishin”, ka shkruar Driton Nebiu nga Haraçina.
Sipas Nebiut, Aleanca për Shqiptarët vazhdon të jetë e bashkuar rreth idesë dhe qëllimit kryesor të saj.
Komente
Hajredini: Sela bëri gjestin që se bëri asnjë kryetar tjetër shqiptar


Hajredini: Sela bëri gjestin që se bëri asnjë kryetar tjetër shqiptar
Xhevdet Hajredini përmes një postimi në profilin e tij ka kujtuar se Ziadin Sela nuk duhet haruar veprimet e mëdha të Ziadin Selës si përzgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi dhe shumë gjëra të tjera shkruan Top24.
“Me rastin e dorëheqjes së Ziadin Selës, vetëm me qëllim që të mos harrohet, ka nevojë të theksohet se edhe zgjedhja e Talat Xhaferit u bë me votën e tij dhe pa votën e Ali Ametit.
Ka pas raste, përkundrazi, dorëheqje të mos japin edhe kryetarë partie të cilët shumë herë, ose përherë ti kenë humb zgjedhjet, dhe për shkaqe tjera dorëheqje të kenë premtuar dhe premtimin kurrë nuk e kanë zbatuar.”
-
Lajmet kryesore1 year ago
Mediat në Shqipëri: Kastriot Rexhepi është shantazhuar me video materiale nga grupi i Izet Mexhitit
-
Bota1 year ago
Nuk u intereson kush është përballë tyre, shihni pamjet se si ukrainasit i ndalin në rrugë rusët
-
Lajme2 years ago
Lidhjet e Trajko Veljanovskit me rastin M0nstга? – Avokati maqedonas flet për pazaret ndër tavolinë dhe fshehje provash
-
Kosovë1 year ago
Dalin detaje të reja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
-
Komente2 years ago
Mos e bëfsh pikën e hajrit o Albin Kurti
-
Lajme2 years ago
Gazetari shqiptar “e zuri mat” Vuçiqin – Cila ishte pyetja që e ngushtoi presidentin sërb?
-
Lajme2 years ago
Shek Hallaçi i Grupit të Kumanovës, nga Buгgu i Idгizovës publikon videon me një porosi
-
Lajme1 year ago
Anketa më re: Struga, Tetova dhe Çairi do të drejtohen nga Opozita Shqiptare