Argëtim
Urimi më i mirë për pavarësinë e Maqedonisë së Veriut (VIDEO)
Kanë kaluar 28 vjet që e vendosëm këtë shtet në këmbë, dhe ja ku është sot. Për disa qytetarë, shteti ka ecur vazhdimisht përpara që nga pavarësia, për të tjerë vetëm tani ai po ec përpara. Për disa gjithë kohën ka ecur prapa, për disa zhbërrja tani ka filluar. Për të tretët, shteti ka kërcyer vallen maqedonase (tre hapa para, një mbrapa).
Sidoqoftë, shumica do të pajtohen: Mund të kishte qenë shumë më mirë, nëse do të ishte menduar më shumë për qytetarët dhe shtetin, dhe më pak për axhendat dhe xhepat e tyre personal. Mund të ishte, nëse do të mendohej në kritikë konstruktive dhe bashkëpunuese, sesa në një luftë të pacipë për pushtet.
Amdi Bairam, veterani në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, i cili të gjithë karrierën e tij e ka kaluar në rradhët e koalicioneve qeverisëse, kohëve të fundit nuk po e shohim në publik, ka vendosur që “më pak të notojë, për të mos u zhytur”. Por, gjatë viteve, Bajram me deklaratat e tij gjithmonë ka bërë shou.
Sidoqoftë, me “mospasjen asht” në gjuhën e tij, Bajram do të duket përsëri në publik dhe do të godasë thelbin e çështjeve, duke e thënë atë që të gjithë ne e mendojmë. Tani le të kujtojmë një deklaratë të tij dhe ky le të jetë urimi ynë për Ditën e Pavarësisë, përgjatë gjithë këtyre viteve mbrapa:
Argëtim
Gazetari nuk mban dot të qeshurën, elefanti e ndëpret gjatë transmetimit dhe e kap nga hunda /VIDEO


Gazetari nuk mban dot të qeshurën, elefanti e ndëpret gjatë transmetimit dhe e kap nga hunda
Një gazetar është përfshirë në një skenë qesherake teksa ka shpërthuer në të qeshura kur një elefant me noçkën e tij fillon të prekë në fytyrë dhe e kap nga hunda.
Gazetari Alvin Kaunda po xhironte një pjesë në kamera nga një qendër e foshnjave të elefantëve në Kenian jugore, kur filloi të ndjente një përkëdhelje në kokë e më pas në fytyrë e hundë.
Kaunda po raportonte se si po kujdeseshin për elefantët e vegjël në jetimore gjatë një thatësire për Korporatën Transmetuese të Kenias.
Argëtim
Qeveria japoneze në ‘hall’ të madh, të rinjtë e vendit nuk pinë alkool


Qeveria japoneze në ‘hall’ të madh, të rinjtë e vendit nuk pinë alkool
Japoni- Qeveria japoneze është goditur rëndë në financat e saj nga një problem i pazakontë; të rinjtë e saj nuk pinë alkool mjaftueshëm.
Prej fillimit të pandemisë, baret dhe ambientet e tjera që shesin alkool u goditën rëndë nga kufizimet e Covid-19 , duke bërë që shitjet dhe të ardhurat nga taksat e pijeve të bien ndjeshëm.
Për këtë arsye autoritetet ndërmorën një zgjidhje mjaft të çuditshme. Ajo nisi një fushatë për të gjetur mënyra të reja për të inkurajuar të rinjtë të pinë më shumë.
Fushata quhet “Sake Viva!” dhe mbikëqyret nga Agjencia Kombëtare e Taksave. Ajo fton pjesëmarrësit të paraqesin ide se si të stimulojnë kërkesën tek të rinjtë për alkool përmes shërbimeve të reja, metodave promovuese, produkteve, dizajneve dhe madje edhe teknikave të shitjes duke përdorur edhe inteligjencën artificiale ose metaverse.
Konkursi përfshin ide promovuese për të gjitha llojet e alkoolit japonez, me aplikimet që do të qëndrojnë të hapura deri më 9 shtator. Finalistët do të ftohen në një konsultim ekspertësh në tetor, përpara një turneu final në nëntor në Tokio. Fituesi do të marrë mbështetje për planin e tij për t’u komercializuar. (noa.al/M.D)
Argëtim
Blenë valixhen në ankand, familja shokohet nga ajo që gjen brenda saj


Blenë valixhen në ankand, familja shokohet nga ajo që gjen brenda saj
Policia ka filluar hetimet pasi një familje gjeti mbetje njerëzore në valixhen që blenë nga një ankand në Zelandën e Re. Banorët e një shtëpie në South Auckland bënë zbulimin e frikshëm pasi hapën sendet e blera në banesën e tyre, shkruan BBC.
Policia ka filluar hetimet për vrasje dhe po tenton të identifikojë mbetjet njerëzore. Nuk besohet se familja që bleu valixhet është e përfshirë në vrasje. Policia e Zelandës së Re nuk ka dashur të jap më shumë komente, duke theksuar se po bëhet ekspertiza e mbetjeve.
Zyrtarët e policisë kanë thënë se prioriteti i tyre është “konfirmimi i identifikimit të të ndjerit, në mënyrë që të mund të përcaktojmë rrethanat e plota pas zbulimit”.
Ata shtuan, duke pasur parasysh “natyrën e zbulimit”, do të duhej kohë që të gjendeshin të afërmit.
-
Lajmet kryesore1 year ago
Mediat në Shqipëri: Kastriot Rexhepi është shantazhuar me video materiale nga grupi i Izet Mexhitit
-
Bota1 year ago
Nuk u intereson kush është përballë tyre, shihni pamjet se si ukrainasit i ndalin në rrugë rusët
-
Lajme2 years ago
Lidhjet e Trajko Veljanovskit me rastin M0nstга? – Avokati maqedonas flet për pazaret ndër tavolinë dhe fshehje provash
-
Kosovë1 year ago
Dalin detaje të reja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
-
Komente2 years ago
Mos e bëfsh pikën e hajrit o Albin Kurti
-
Lajme2 years ago
Gazetari shqiptar “e zuri mat” Vuçiqin – Cila ishte pyetja që e ngushtoi presidentin sërb?
-
Lajme2 years ago
Shek Hallaçi i Grupit të Kumanovës, nga Buгgu i Idгizovës publikon videon me një porosi
-
Lajme1 year ago
Anketa më re: Struga, Tetova dhe Çairi do të drejtohen nga Opozita Shqiptare