Komente
Taravari e quan ‘robot’ Ali Ahmetin
I pari i Gostivarit, Arben Taravari nga Aleanca për Shqiptarët ka reaguar në lidhje me takimin e nesërm të dy liderëve të partive më të mëdha maqedonase. Takimi mes Mickoskit të VMRO-së dhe Zaevit të LSDM-së për çështjen e Prokurorisë, është në qendër të vëmendjes ditëve të fundit, ndërsa është kritikuar për anashkalimin e krerëve politik shqiptarë, përcjell in7.
Në këtë vijë ka qënë edhe reagimi i Arben Taravarit, i cili kritikon kreun e BDI-së, Ali Ahmetin për pozitën inferiore karshi partive maqedonase.
“Nesër ka takim politik ndërmjet pushtetarëve dhe Mickovskit, sigurisht për të vendosur ndonjë strategji për të vazhduar qeverisjen e popullit të shkretë… Takim liderësh e kanë quajtur! Ama Maqedonia e Veriut na paska liderë politikë vetëm dy maqedonas…sepse takimi mbahet midis Zaevit dhe Mickovskit…Aliu nuk paska nevojë të jetë aty, sepse tashmë është bërë publike që Ahmeti do thotë vetëm Po.
Kemi një robot të programuar që thotë vetëm “Po” që na përfaqëson neve shqiptarëve! Realitet i hidhur” – shkruan në profilin e tij në Facebook, Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari./in7.tv/
Komente
Jahiu: Sa poshtë ka rënë BFI, kujdeset për EVN-në e jo për popullin


Jahiu: Sa poshtë ka rënë BFI, kujdeset për EVN-në jo për popullin
Gazetari Ylber Jahiu ka reaguar pas deklaratave të kreut të BFI-së, të cilat i bëri gjatë takimit me ministrin e Ekonomisë. Jahiu thotë se BFI ka rënë në nivel të ulët, duke lejuar që të reduktohet ezani dhe ndriçimet e xhamive dhe ua mban dertin kompanive energjetike.
Postimi i plotë i Ylber Jahiut:
Të nderuar miq!
E lexuat me siguri edhe ju nivelin në të cilin ka rënë BFI-Maqedoni!
Imagjinoni në ditën më të madhe të javës të Premten ose (e Xhuma) në xhami do të flitet se si të kursehet rryma.
Por, çfarë në fakt do të sugjeroj BFI dhe kryetari i myftinisë?
Do të sugjeroj hoxhallarët që për të kursyer rrymën të Premten të mos e thirin Ezanin me autoparlant por të ngjiten në Sherife, të mos përdorin mikrofonat por të ligjërojnë pa to, të shuajn dritat e minareve për të kursyer…
BFI duhet të kujdeset për jetën fetare të besimtarëve Musliman në RMV e jo të kujdeset për interesin e EVN-së, MEPSO-s dhe ELEM-it.
Hajr inshallah…
Post: https://www.facebook.com/100000170813438/posts/pfbid0nLMsN2bh1wyfdcK1V9wLovPeA8Byg6cCoQsKrP15PHkVSSAWgUmFjRPh1hz9Z12kl/
Komente
Driton Nebiu: Aleanca më e bashkuar se kurrë, nuk ka kush na përçan


Driton Nebiu, ish funksionar shtetëror nga radhët e Aleancës për Shqiptarët dhe njëri nga zërat më aktiv të kësaj partie ka kundërshtuar zërat për përçarje apo largime nga kjo parti.
Sipas Nebiut, këto janë thashetheme të përgatitura nga partitë kundërshtare, ndërsa shton se vendimet i marrin organet e partisë. Ish drejtori nga radhët e ASH-së, thotë se Aleanca nuk mund të përçahet pasi aktivistët e themeluesit e saj janë të “ngjitur si thoji me mishin”.
“Mos u merrni me thashetheme sepse Aleanca për Shqiptarët ka organet e saj partiake që marrin vendime, konkretisht Kuvendi i Partisë. Andaj rrini të qetë se nuk ka kush e përçan një Aleancë, që i ka të lidhur të gjithë aktivistë e themelues mes vete si thoji me mishin”, ka shkruar Driton Nebiu nga Haraçina.
Sipas Nebiut, Aleanca për Shqiptarët vazhdon të jetë e bashkuar rreth idesë dhe qëllimit kryesor të saj.
Komente
Hajredini: Sela bëri gjestin që se bëri asnjë kryetar tjetër shqiptar


Hajredini: Sela bëri gjestin që se bëri asnjë kryetar tjetër shqiptar
Xhevdet Hajredini përmes një postimi në profilin e tij ka kujtuar se Ziadin Sela nuk duhet haruar veprimet e mëdha të Ziadin Selës si përzgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi dhe shumë gjëra të tjera shkruan Top24.
“Me rastin e dorëheqjes së Ziadin Selës, vetëm me qëllim që të mos harrohet, ka nevojë të theksohet se edhe zgjedhja e Talat Xhaferit u bë me votën e tij dhe pa votën e Ali Ametit.
Ka pas raste, përkundrazi, dorëheqje të mos japin edhe kryetarë partie të cilët shumë herë, ose përherë ti kenë humb zgjedhjet, dhe për shkaqe tjera dorëheqje të kenë premtuar dhe premtimin kurrë nuk e kanë zbatuar.”
-
Lajmet kryesore1 year ago
Mediat në Shqipëri: Kastriot Rexhepi është shantazhuar me video materiale nga grupi i Izet Mexhitit
-
Bota1 year ago
Nuk u intereson kush është përballë tyre, shihni pamjet se si ukrainasit i ndalin në rrugë rusët
-
Lajme2 years ago
Lidhjet e Trajko Veljanovskit me rastin M0nstга? – Avokati maqedonas flet për pazaret ndër tavolinë dhe fshehje provash
-
Kosovë1 year ago
Dalin detaje të reja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
-
Komente2 years ago
Mos e bëfsh pikën e hajrit o Albin Kurti
-
Lajme2 years ago
Gazetari shqiptar “e zuri mat” Vuçiqin – Cila ishte pyetja që e ngushtoi presidentin sërb?
-
Lajme2 years ago
Shek Hallaçi i Grupit të Kumanovës, nga Buгgu i Idгizovës publikon videon me një porosi
-
Lajme1 year ago
Anketa më re: Struga, Tetova dhe Çairi do të drejtohen nga Opozita Shqiptare