Connect with us

Lajme

Shkup/ Gjatë fundjavës mbi 200 gjoba për kundërvajtje në kumunikacion

Published

on

Sektori për komunikacion pranë MPB-së gjatë kësaj fundjave, ka zhvilluar aksion për saksionimin e shoferëve të cilët nuk i respektojnë rregullat e komunikacionit.

Rreth 33 shoferë janë sanksionuar për tejkalim të shpejtësisë, gjithashtu janë shqiptuar më shumë se 200 gjoba në përgjithësi.

Continue Reading

Bota

Stoltenberg: Marrëdhëniet me Rusinë në gjendjen më të keqe që nga Lufta e Ftohtë

Published

on

I pyetur nëse NATO po supozon se ne po hyjmë në një Luftë të dytë të Ftohtë, Stoltenberg thotë se NATO është përpjekur për marrëdhënie më të mira me Rusinë për dekada, përcjell Bota sot.

I pyetur nëse NATO po supozon se ne po hyjmë në një Luftë të dytë të Ftohtë, Stoltenberg thotë se NATO është përpjekur për marrëdhënie më të mira me Rusinë për dekada, përcjell Bota sot.

Ai thotë se Rusia u ftua të merrte pjesë në shumë aktivitete dhe u konsiderua një partner strategjik i NATO-s në vitin 2010, por “është Rusia ajo që u largua” nga përpjekjet për të ndërtuar partneritet.

Ai e ka bërë këtë me një model sjelljeje – duke përdorur forcën kundër Gjeorgjisë, duke aneksuar Krimenë dhe duke përdorur forcën në Donbas në Ukrainën lindore që nga viti 2014, thotë ai.

Marrëdhëniet e NATO-s me Rusinë janë në nivelin më të ulët që nga fundi i Luftës së Ftohtë, thotë ai, por nuk ka dyshim se përgjegjësia për këtë është nga Rusia.

Ai thotë se anëtarët e NATO-s dhe vendet e tjera me të njëjtin mendim dëshirojnë t’u drejtohen vendeve që “nuk janë po aq të mendimit”, por “ne nuk mund të jemi naivë” dhe ka nevojë të sigurohet se nuk ka rrezik për ndonjë veprim ushtarak kundër një vend i NATO-s.

Continue Reading

Kosovë

Qeveria e Kosovës obligon kthimin në RKS të targave të komunave paralele

Published

on

Qeveria e Kosovës ka vendosur masa reciprociteti për hyrje të shtetasve të Serbisë në Kosovë. Në mbledhjen elektronike, Qeveria Kurti vendosi që aplikojë të njëjtën masë, sikur Beogradi zyrtar, që nuk pranon letërnjoftimin, por në hyrje kosovarët i pajisë me një letër që zëvendëson dokumentet e identifikimit. Në njoftimin për media të qeverisë thuhet se gjithashtu është marrë vendim që banorëve, kryesisht në veri të vendit që kanë targa të lëshuara nga Serbia, por në emër të qyteteve të Kosovës, t’ua japë edhe një shans,”të fundit”, për kthim në targa RKS. Sipas Qeverisë, pronarëve të veturave me këto targa u është mundësuar që kthimin në RKS ta bëjnë në periudhën 1 gusht 2022 – 31 shtator 2022.

Miratimin e kabinetit qeveritar e mori edhe vendimi sipas të cilit çdo person që paraqitet për kalim të kufirit shtetëror me dokument të identifikimit personal të lëshuar nga autoritetet e Serbisë, të pajiset në pikë-kalimet kufitare me një fletë-deklarim që përkohësisht e zëvendëson përdorimin e dokumentit të tillë. Fletë-deklarimi do të krijojë bazë për qarkullim në territorin e Republikës së Kosovës dhe për shfrytëzim brenda institucioneve shtetërore.

Gjithashtu, sipas vendimit, automjetet me targa të regjistrimit të Serbisë që paraqiten për kalim të kufirit shtetëror dhe kanë për qëllim të lëvizin në territorin e Republikës së Kosovës, duhet të kenë të vendosur ngjitësin në pjesën e simboleve dhe emërtimit shtetëror, nga data 01.08.2022. Mekanizmi i tillë do të vlejë deri me 31.10.2022.

Ky mekanizëm është pa paragjykim ndaj afatit maksimal të qëndrimit të automjeteve të tilla në territorin e Republikës së Kosovës, thuhet në kumtesën e qeverisë, transmeton klankosova.tv.

Continue Reading

Lajme

Abazoviç merr në Beograd ftesën për t’iu bashkuar Ballkanit të Hapur: Do të hapim një faqe të re!

Published

on

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka vizituar sot Beogradin, ku u prit në takim nga presidenti serb Aleksandar Vuçiç dhe kryeministrja Ana Bërnabiç.

Abazoviç ka kërkuar që vendi i tij të bëhet pjesë e Open Ballkan si dhe ka shprehur gatishmërinë për rivendosjen e marrëdhënieve midis dy vendeve, duke e hapur një faqe të re të bashkëpunimi.

“Vizita është shumë e rëndësishme për ne, shpresoj se me këtë vizitë do të arrijmë atë që e di që dëshirojmë si kryeministra, e kjo është të rivendosim marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Malit të Zi dhe të hyjmë në një epokë vërtet të mirë”, tha Bernabiç në një konferencë të përbashkët shtypi me Abazoviç.

Kryeministri malazez Dritan Abazoviç tha se ishte i nderuar që vizitën e tij të parë në rajon e kishte në Beograd.

“Ne jemi këtu për të kthyer një faqe të re dhe për të ngritur marrëdhëniet tona politike dhe të përgjithshme në nivelin më të lartë,” tha Abazoviç.

Ata sqaruan se në takime janë diskutuar të gjitha temat e hapura që kanë të dy vendet, si nënshkrimi i Marrëveshjes Themelore ndërmjet Malit të Zi dhe Kishës Ortodokse Serbe, çështja e shkëmbimit të ambasadorëve në Beograd dhe Podgoricë, e cila, sipas Bërnabiç, do të zgjidhet së shpejti dhe ekstradimi i ish-presidentit të bashkimit shtetëror të Serbisë dhe Malit të Zi Svetozar Maroviç, në Mal të Zi.

Në takim u diskutua edhe për vendosjen e operacioneve të pagesave ndërmjet dy vendeve, energjinë, lidhjen e infrastrukturës, ndërsa Bërnabiç i bëri thirrje sot Abazoviçit që Mali i Zi t’i bashkohet nismës Ballkani i Hapur.

“Dua të falënderoj Abazoviçin që u afrua me zemër të pastër për të parë përfitimet e nismës Ballkani i Hapur dhe që ishte në takimin në Ohër. Unë jam ofruar që të jap të gjitha informatat për atë iniciativë dhe llogaritjet që kemi për përfitimet që sjellë Ballkani Hapur dhe sot i bëjmë ftesën që të na bashkohen”, tha Bërnabiç./INA/

Continue Reading

Aktuale