Connect with us

Kolumna

Pse i duhet Albin Kurti jo vetëm të tashmes, por sidomos të ardhmes

Published

on

Pse i duhet Albin Kurti jo vetëm të tashmes, por sidomos të ardhmes?

Shkruan, Bekim QOKU

 

Nga burojnë dhe si ndërtohen prirjet apo preferencat politike?

Sipas një studimi analitik të të dhënave të përftuara në SHBA nga statisticieni i njohur amerikan Endrew Gelman, mosha vendimtare e ndërtimit të bindjeve politike është ndërmjet 14 dhe 24 vjeçe.

Një nga faktorët më të rëndësishëm të formimit të prirjeve politike është ndikimi që kanë liderët politikë. Studimi thotë, që nëse në pushtet qëndron një republikan/demokrat i famshëm, ai do ushtronte ndikim të madh tek kjo grupmoshë, që do zgjaste përgjatë gjithë jetës. Kur në pushtet ishte lideri i famshëm republikan Eisenhower, ai pati ndikim të madh që shumë amerikanë të formojnë bindje konservative. E njëjta gjë ndodhi me Kenedin, si demokrat i famshëm që ndikoi shumë amerikanë të formojnë preferenca politike liberale. Por është edhe e kundërta, kur në pushtet qëndron një lider i keq, ai ndikon që votuesit të kalojnë tek tabori oponent (shembull merret Nixon apo Bush dhe tani Trump).

Duke parë sa keq po pozicionohen shqiptarët politikisht, mund të konkludojmë sa shumë dëme kanë shkaktuar liderët politikë shqiptarë të të kaluarës. Kjo paqartësi dhe kjo mungesë përkatësie në linja të qarta politike e të sotmes është njëfarë mënyre një faturë nga e kaluara.

Dy liderë të fuqishëm politikë kanë përshkuar politikën në pjesën dërmuese të shekullit të njëzetë, periudhë kjo ku përcaktoheshin dhe përforcoheshin bindjet politike në totalitet, ishin Enver Hoxha në Shqiptëri dhe Tito në Jugosllavi. Që të dy diktatorë. Për rrjedhim ata kanë ushtruar ndikim tejet të madh në strukturën e të menduarit politik të njerëzve të kohës. Me një fjalë, brezi i politikanëve i mbrujtur në atë kohë, për model kanë o Enverin o Titon.

Pas viteve 90a, me pluralizimin politik, njëkohësisht u shpërfaqën disa liderë politik shqiptarë. Ndër më në zë janë Sali Berisha, Fatos Nano, Ibrahim Rugova. Pastaj kemi liderët politikë që dolën nga luftërat shqiptare në Kosovë dhe Maqedoni, si Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj dhe Ali Ahmeti. Këta janë emrat që kanë formësuar dhe ndërtuar gjithë skenën politike, gjegjësisht të tërë bindjet dhe preferencat e saj deri më tash. Pra për qëndrimet politike që i kemi aktualisht, do duhet “t’i falënderojmë” liderët politikë të sipërpërmendur. Si rezultat i një të kaluare të këtillë, me një të menduar të shtrembër në rrafshin politik, vështirë se mund të priten ndryshime apo përmirësime radikale. Kjo do ishte një mision i pamundur për secilin që merrte lidershipin e Kosovës.

Ja përse na duhet një lider si Albin Kurti. Ai është dëshmuar si i pakorruptuar dhe i pakorruptueshëm, as materialisht as shpirtërisht. I Guximshëm, por modest. Me virtytet dhe vlerat që mund të barazohet me homologët më të mirë që i gjen në Evropë, me bindje dhe mendime të pjekura e të qarta politike, me një kulturë e diapazon të gjerë, me elokuencën dhe qartësinë e mendimit, Albini është frymëzim dhe model për tërë brezin e të rinjve që pritet sot por edhe nesër të dominojë skenën politike mbarëshqiprare për të mirën e gjithë shoqërisë. Për çdo shoqëri figura si Albini do konsideroheshin fatmirësi dhe besim.

Continue Reading

Kolumna

Apel i mërgimtarit shqiptar: Struga kërkon ndryshimin, sepse nuk duron ktherat e krimit!

Published

on

By

Apel i mërgimtarit shqiptar: Struga kërkon ndryshimin, sepse nuk duron ktherat e krimit!

Krimi asnjëherë nuk ka qenë pjesë e identitetit strugan. Struga jonë gjithmonë është identifikuar me vlera të larta, me arritja të mëdha në arsim, shkencë e kulturë, por edhe me figura të ndritura të çështjes kombëtare.

Krimin në Strugë na e solli tjetërkush. Na e sollën të kamufluar me vlera të rrejshme patriotike dhe, tinëzisht u futën në komunën tonë, duke na sjellur njerëz të dyshimtë, që asnjëherë nuk i kanë dalë në ballë çështjes kombëtare. Erdhën të grabisin, çka mund të grabitet, e akoma nuk po largohen, sese pas çdo mandati u rriten apetitet grabitqare.

Mirëpo gjatë historisë Struga ka treguar se nuk duron kthetrat e krimit. Struga tregon durim e mençuri kur e k ërkon nevoja, por asesi nuk e duron krimin.

Struga historikishit u ka pri ndryshimeve në të mirë të shqiptarëve. Struga edhe tani është e vedosur t’u japë grusht atyre që e njollosën emrin e qytetit dhe komunës sonë, sepse krimi është njolla më e madhe e një qyteti, komune, shteti dhe një kombi. Për këtë arsye ndryshimi është i domosdoshëm, sepse këtë na e kërkojnë edhe brezat e moshuar, por edhe brezat e rinj që po vijnë, e që ardhmërinë e tyre e shohin në vendlindje.

Këtyre ndryshimive tani u prin Zijadin Sela me Idri Istrefin, të bashkuar me diasporën. E kur diaspora bashkohet me njerëz trima, atëherë ndryshimi është i pashmangshëm. Askush nuk mund t’i ndalë mijëra mërgimtarë që janë nisur për në vendlindje me vullnet të fuqishëm për të sjellë ndryshimin. Mijëra mërgimtarë janë të vendosur që të përmirësojnë padrejtësinë e para katër viteve, kur me një eksperiment të pistë iu vodh fitorja e sifurtë Zijadin Selës. Ata e kanë dëshmuar në të kaluarën patriotizmin e tyre, do ta dëshmojnë edhe më 31 tetor!

Musa Paçuku, Nju Jork, SHBA

Continue Reading

Kolumna

Të gjithë kundër krimit dhe interesit klanor

Published

on

Shkruan Premtim Dema

Tragjedia në Strugë lidhet me një emër dhe një parti, Ramiz Merko dhe BDI.

Mburrja e fitores nga ane e Merkos dhe argateve të tij është sa për të ardhur keq por aq edhe një realtet i nje shoqerie te kapur peng. Kjo u verejt më mirë në komunitetin Shqiptar, Turk dhe Torbesh dhe kjo ka të bëjë me lidhjet e interesave të ngushta klanore, shoqërore dhe të punsimeve pa bazë në dëm të taksapaguesve struganë.

Ne tre mujorin e fundit BDI e Struges deri sot ka berë pusnime te ba baza, ka dhëne tendere dhe ka shtruar asfalt pa kriter dhe pa plan. Keta jane te ashtuquajturat projektet e Merkos, në bashkpunim me mafien urbane dhe me ineresxhinjte të punsimit administrativ që janë në dëm të qytetarve Struganë.

Për fat të keq kjo është një fitore me kosto te madhe për shoqërinë tonë, qe mbahet aq e paster por eshte aq e vobeket se e vjedh vetveten.

E uroj Idri Istrefin për fitoren ne Struge dhe të mburret me atë që ai ka bërë për pak kohë kundër një aparati mafiozo-sheteror.

Votat që mori Idri Istrefi ishin votat e qytetarve pa interes klanor, nga ata qytetar që duan Strugën të pastër nga virusi i krimit shtetror.

U bëj thirrje të gjithe atyre që kanë dhe që duan Strugën le ti mendojnë mirë pasojat kur e hedhin votën në kuti. Se kostoja për një vend pune të pa merituar është e madhe për femijën, nipin, mbesen tuaj.

Vota bën ndryshimin dhe ju foj që së bashku nga perendimi deri ne Strugë të tregojmë se dijmë të bëjme më shumë se kaq.

Continue Reading

Kolumna

“Shani” me votë ditën e zgjedhjeve, nëse nuk e bëni atë ditë, mos u “shani” asnjëherë!

Published

on

Shkruan: Hasim Memishi – Sopi, Aktor

“SHANI” ME VOTË!

Politikanët e marrin fuqinë nga populli me anë të votës, prandaj më mirë është të “shahemi” me votë!
Nesër, mos votoni ata që kanë kaluar nga “shiltet” në gucci!
Nesër ju jeni fuqia, prandaj duhet t’i ndëshkoni me votë!
Nesër, Ne ua japim pushtetin e tenderit, korrupsionit, manipulimit, ofendimit, nënçmimit, përçmimit e “shitpordhjes”
Mos votoni ata që kanë blerë diplomat;
Mos votoni arrogantët injorant!
Mos votoni keqpërdoruesit!
Mos votoni amatorët, abuzuesit!
Mos votoni ata që janë bërë milioner vetëm duke bërë selfi!
Shani ditën e zgjedhjeve, sepse atë ditë shajnë të mençurit!
Mos e shitni votën për një thes miell, për një punë në administratë, për një premtim bosh, për premtimet për BE me dekada të tëra!
“Shani” me votë nesër, nëse nuk e bëni nesër, mos u “shani” asnjëherë!

P.s: unë çekaç di t’ju thom, prap Ju e dini ma majr!

Continue Reading

Aktuale