Connect with us

Lajme

Paga mesatare mujore e RMV në Danimarkë fitohet për vetëm 10 orë punë!

Published

on

Çmimi i punës në vendet e BE-së shkon duke u rritur. Në tremujorin e parë të këtij viti, zyra evropiane e statistikave Eurostat ka konstatuar një rritje mesatare vjetore të pagave të punëtorëve prej 2.4 përqind në vendet e eurozonës dhe 2.6 përqind në të gjithë anëtarët e BE.

Rekorderë, sipas rritjes së çmimit tël punës të llogaritur për orë, në BE e mbajnë Rumania, ku për një vit shpenzimet e punëdhënësve për punëtorët janë rritur me 16 përqind, e ndjekur menjëherë nga Bullgaria, me 13 përqind. Në të njëjtën kohë, vetëm në Greqi ka një rënie të lehtë të fuqisë punëtore me 0.2%.

Dy komponentat kryesore, sipas të cilëve Eurostat bën llogaritjet e kostos së punës, janë paga dhe taksat e tjera të punonjësve. Në eurozonë në tremujorin e parë të këtij viti paga për orë është rritur për 2.5 përqind, ndërsa komponenta tjetër, që ka të bëjë me rritjen e çmimit të punës, për 2,2 përqind.

Kështu në eurozonë vitin e kaluar, nga të dhënat e fundit të Eurostatit, kostoja mesatare e punës për orë ka qenë 27.4 euro. Një krahasim i bërë në të gjithë 28 vendet anëtare të BE-së shihet një ndryshim i madh në pagën për orë, i cili varion prej 5.4 euro e deri në 43.5 euro. pagë më të ulët për orë edhe atë prej 5.4 euro e ka Bullgaria, e cila është e dyta në BE që nga fillimi i vitit për sa i përket rritjes së kostove të punës.Kurse më e larta edhe atë prej 43.5 euro e ka Danimarka, shkruan in7.

Kostot e tjera të punëdhënësve, ku nuk përfshihet çmimi i punës, më të larta janë në Francë, që përbëjnë 32.6 përqind, e ndjekur nga Suedia, ku ato përbëjnë 32.3 përqind të totalit të kostove të punës.

Enti Statistikor i Maqedonisë së Veriut nuk bën një llogaritje të tillë, kështu që situata me koston për ore pune në vendin tonë dhe në vendet e BE nuk mund të krahasohet. Sidoqoftë, një tregues i asaj që mund të shihet në këto lëvizje në vendin tonë është rritja e pagës mesatare. Ajo po rritet muaj pas muaj në nivel shtetëror, si në neto ashtu edhe në bruto është gjithnjë në rritje.

Sipas llogaritjes së fundit, në muajin qershor paga mesatare neto për punonjës në Maqedoninë e Veriut ka arritur deri më 25.205 denarë, pra me një rritje vjetore prej 4.1 përqind. Në të njëjtin muaj, paga mesatare bruto arriti në 37.440 denarë. Diferenca nga paga neto dhe bruto është si rezultat i pagesës së kontributeve për pension, invaliditeti, shëndetësi, si dhe nga pagesa e kontributeve për sigurim nga papunësisa, të cilat janë të obligueshme për çdo të punësuar.

Kontributi më i lartë është sigurimi i detyrueshëm pensional, i cili është 18 përqind, kurse punëdhënësit janë të obliguar që të paguajnë edhe 7.3 përqind për sigurimin shëndetësor të punëtorëve, gjysmën përqindi për sigurimin shëndetësor shtesë në rast të dëmtimit në punë ose sëmundjes profesionale dhe 1.2 përqind si sigurim në rast papunësie, shkruan in7.

Këtu vlen të theksohet se rritja vjetore e pagës bruto, e cila mbulon të gjitha këto detyrime është më e lartë se paga neto dhe është 5.1 përqind, që do të thotë se nga të dhënat e Entit Statistikor nga muaji qershor, vërejmë një rritje më të madhe të të dhënave se sa pagës netë që e merr punonjësi.

Sidoqoftë, tani nëse bëjmë një krahasim të përafërt të kostos së pagave në BE dhe pagës sonë neto, rezulton se danezët, ku puna vlerësohet më së shumti, fitojnë një pagë mujore të Maqedonisë së Veriut për vetë 10 orë punë./in7.tv/

Continue Reading

Bota

Hovenier këndon himnin amerikan për nder të Ditës së Pavarësisë së SHBA-së (Video)

Published

on

Në oborrin e Ambasadës Amerikane në Kosovë po zhvillohet një manifestim në përkujtim të Ditës së Pavarësisë Amerikane.

Kryeparlamentari Glauk Konjufca dhe kryetarja Vjosa Osmani janë në mesin e disa personaliteteve publike.

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier, ka performuar edhe himnin kombëtar para të ftuarve për të intensifikuar edhe më shumë natyrën emocionale të kësaj ceremonie.

“I lumtur të pres partnerët dhe miqtë kosovarë këtë mbrëmje, ndërsa shënojmë përvjetorin e 246-të të Ditës së Pavarësisë. Faleminderit që festuat me ne” shkroi Hovenier në Twitter.

Continue Reading

Lajme

Propozimi francez, grup i qytetarëve proteston para Qeverisë

Published

on

Pasditen e sotme para godinës së Qeverisë një grup i qytetarëve po proteston kundër propozimit të ri francez.

Protestuesit me flamuj qëndrojnë para Qeverisë, ndërkaq kërkojnë dorëheqjen e ekzekutivit, ndërsa thonë se i njëjti është i dëmshëm për interesat shtetërorë.

Përndryshe, edhe VMRO-DPMNE-ja opozitare ka paralajmëruar protesta kundër këtij propozimi me arsyetimin se qeveria pronon bullgarizimin e vendit. /Telegrafi/

Continue Reading

Kosovë

Policia jep detaje për aksionin në veri, gjeti laborator për kultivimin e kanabisit

Published

on

Policia e Kosovës pas hetimeve paraprake, sot ka parashtruar kërkesë për urdhër-kontroll në organet e drejtësisë për kontrollin e një objekti pronë e të dyshuarit G.J., në Leshak të Leposavicit, pasi në objekt dyshohej se kultivohej bima e kanabisit.

Sipas Policisë, pas marrjes së këtij urdhri, sot rreth orës 10:10, gjatë realizimit të kontrollit të objektit, në dy kate të tij, janë gjetur pajisje për kultivimin e kanabisit me vlerë qindra-mijëra euro.

“Laboratori ishte i pajisur mirë dhe ishte në gjendje të gatshme për të filluar mbjellja e bimëve të kanabisit, pra aty mungonin vetëm bimët, pasi gjithçka tjetër ishte e gatshme. Në konsultim me prokuroren ka filluar sekuestrimi i pajisjeve që janë gjetur në atë ndërtesë.

I dyshuari gjendet në arrati, kurse policia do të vazhdojë me hetimin dhe kompletimin e rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Continue Reading

Aktuale