Connect with us

Lajme

Meta jep detaje të reja për grabitjet e bankave

Published

on

Detaje të reja ka dhënë Presidenti Ilir Meta gjatë mbledhjes së komisionit hetimor parlamentar. Pyetur nga deputetja Hysi, në lidhje me informacionet sekrete që kreu i shtetit dha për planet për të destabilizuar vendin, dhe pse ai nuk kishte mbledhur Këshillin e Sigurisë Kombëtare, Meta tha se kjo nuk është një çështje që mund të merrte zgjidhje në atë mbledhje.

Presidenti zbuloi se një vit më parë kishte mbledhur këshillin e sigurisë kombëtare pasi informacioneve për grabitje të bankave, por solli në vëmendje ngjarjen e 7 prillit në Rinas, megagrabitjen e parave të bankave të nivelit të dytë në barkune avionit, vetëm 30 minuta pasi ai kishte zbritur nga ajo linjë.

“Nuk mendoj se është një cështje që do të merrte zgjidhje aty. Mund t’ju them që e kam mbledhur para një viti pas shqetësimeve se mund të përsëritej sërish vjedhje e bankave, s’ ka ndodhur në të kaluarërn. Mund të pyesni z. xhafa e gjiknuri është bërë mbledhje e vecantë, janë marrë masa të veçanta, dhe kjo gjë ka ndodhur 30 minuta pasi Presidenti zbriti nga ajo linjë.” u shpreh Meta.

Continue Reading

Lajme

Sanksionohen 247 shoferë për tejkalim të shpejtësisë së lejuar në Maqedoni

Published

on

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (07.02.2022) ka kryer kontroll të intensifikuar aksionar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, gjatë së cilës janë sanksionuar 247 drejtues mjetesh.

Prej tyre, 20 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar dhe tre automjete me shpejtësi edhe më shumë se 70 kilometra në orë.

Në të njëjtën kohë, 106 drejtues mjetesh kanë tejkaluar shpejtësinë e lëvizjes në qytet dhe 141 jashtë qytetit.

“Kontrollet e aksioneve të intensifikuara vazhdojnë edhe në ditët në vijim. U bëjmë thirrje të gjithë përdoruesve të rrugës që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe bashkërisht të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thotë MPB.

Continue Reading

Bota

Palestinezët do të dorëzojnë në SHBA plumbin që vrau Shireen Abu Akleh

Published

on

Autoritetet palestineze kanë rënë dakord që të dorëzojnë tek autoritetet amerikane, plumbin që e vrau gazetaren palestinezo-amerikane Shireen Abu Akleh gjatë një bastisje të bërë nga ana e forcave izraelite në territorin e okupuar të Bregut Perëndimor, bëri të ditur një zyrtar palestinez.

“Kemi rënë dakord që ta transferojmë plumbin për ekzaminim tek amerikanët”, tha të shtunën për Reuters prokurori i përgjithshëm palestinez Akram al-Khatib, duke mos dhënë detaje më të hollësishme.

Zyrtarët palestinezë, grupet për të drejtat e njeriut dhe mediet, kanë arritur në një konkludim se gazetarja e Al Jazeera Abu Akleh, është vrarë nga ushtria izraelite.

Gjatë muajit të shkuar, zyra për të drejtat e njeriut në OKB tha se nga informatat e mbledhura, del se plumbi që e vrau Abu Akleh me 11 maj u qëllua nga forcat izraelite.

Disa dëshmitarë thanë gjithashtu se forcat izraelite ishin ata që e kanë vrarë gazetaren e lindur në Jerusalem.

Sipas ekspertëve të mjekësisë ligjore dhe balistikës, plumbi me maje të gjelbër është i projektuar për të shpuar jelekët anti-plumb dhe përdoret në pushkët M4. Ky plumb u nxor nga koka e gazetares.

Plumbi u analizua duke përdorur modele 3D, dhe sipas ekspertëve, ishte i kalibrit 5.56mm – i njëjti kalibër që përdoret nga ushtria izraelite. Plumbi ishte projektuar dhe prodhuar në SHBA thanë ndër të tjera ekspertët.

Glenn Carle, një ish-zëvendës oficer i inteligjencës kombëtare për kërcënimet ndërkombëtare në CIA tha se rezultatet e hetimeve mund ta vendosin presidentin amerikan Joe Biden në një pozitë të vështirë.

Continue Reading

Lajme

Procesi i decentralizimit ngec qëllimisht

Published

on

Procesi i decentralizimit shënon ngecje vite me radhë. Komunat në Maqedoninë e Veriut, të cilët kanë shumë pak kompetenca përballen edhe me mungesë të mjeteve financiare për të qenë më efikas në dhënien e shërbimeve dhe përmirësimin e kushteve të jetës për qytetarët.

Janë vet komunat ata të cilët në raste urgjente duhet që të gjenden përkrah qytetarëve, qoftë në raste të vërshimeve, qoftë gjatë reshjeve të borës por edhe vërshimeve, apo edhe zjarreve të mëdha. Krerët e komunave akuzojnë pushtetin qendror se qëllimisht nuk bëjnë decentralizimin e pushtetit sepse komunat më të mëdha udhëhiqen nga partitë opozitare. Me këtë rast, kryetari i komunës së Tetovës Bilall Kasami, shprehet se, sa më shumë kompetenca të kenë komunat do të jenë më të afta për menaxhuar situata të jashtëzakonshme.

“Kur jemi në kushte normale është shumë pak me rëndësi se kush e bën përkrahjen e sektorëve të caktuara apo kategorive të caktuara të shoqërisë se kjo vjen nga pushteti nga qendror apo ai lokal. Mirëpo, atëherë kur shoqëria, qytetarët dhe qyteti ka nevojë urgjente dhe në moment për të intervenuar, atëherë shihet se pushteti lokal është më afër tyre. Pikërisht në këtë drejtim edhe ndjehet që të kemi një decentralizim më të madh dhe më të mirëfilltë që nënkupton një pushtet më afër qytetarëve. Ne duhet që të përcjellin përvojat e shteteve aty ku duhet të shkojmë. Shtetet e Bashkimit Evropian jorastësisht e kanë një decentralizim të fuqishëm të pushtetit, sepse ata ndër vite e kanë kuptuar që më së miri mund të ballafaqohen me momente të caktuara dhe më afër qytetarëve është pushteti lokal”, thotë kryetari i komunës së Tetovës Bilall Kasami.

Megjithatë, ai nënvizon se nga zgjedhjet e fundit lokale është ndërprerë tërësisht procesi i decentralizimit, shkaku se në komunat më të mëdha në vend, kryetarët janë nga opozita.

“Prandaj, i bëj ftesë pushtetit qendror që të përshpejtojë dinamikën jot ë ngadalësuar por të ndërprerë tërësisht të decentralizimit që mos varet nga ajo se kush është në pushtetin lokal dhe atë qendror dhe më pas të delegohen kompetenca. Për hir të së vërtetës ka patur një strategji për decentralizim të pushtetit e cila nga zgjedhjet e fundit lokale është ndërprerë, shkaku i asaj se në pushtetet lokale janë kryetarë që nuk janë të partive në pushtet por të opozitës”, deklaroi Kasami. Nga ana tjetër, decentralizimi i pushtetit do të thotë se sa janë komunat të afta që të menaxhojnë me ato kompetenca, si në shëndetësi, në arsimin e lartë, në infrastrukturë por edhe në investime kapitale. Kasami, me këtë rast thotë se komunat janë të gatshme që të marrin më shumë përgjegjësi.

Continue Reading

Aktuale