Connect with us

Lajme

Komunat i morën paratë, por si do t’i shpenzojnë tani ato?!

Published

on

Drejtori i Agjencisë së pagesave, Nikollçe Bobevski për TV21 shpjegon se ndarja e mjeteve nga Qendra për zhvillim rural është bërë sipas vlerësimeve se ku është më e nevojshme që të jepet ndihmë shtetërore. Para kanë fituar ato komuna që paraprakisht kanë paguar TVSH-në për projektet e mëparshme, ndërsa kontrollin për shpenzimin e parave e kryen agjencia.

“Komuna nënshkruan marrëveshje, e zgjedh operatorin ekonomik, hyn në investimin, pas mbarimit të investimit, komuna e mbledh dokumentacionin e plotë, e dorëzon në agjenci, e paguan TVSH-në e mjeteve, për shkak se obligimi i vetëm i mjeteve grant është pagesa e TVSH-së. Më pas Agjencia kryen kontrolle në vendin, pasi që edhe ky proces të mbarojë, vijon pagesa e mjeteve në llogaritë e komunave”, deklaroi Nikollçe Bobevski, drejtor i Agjencisë për Pagesë.

I kontaktuam edhe një pjesë të kryetarëve të komunave që të na përgjigjen se a është objektive ndarja e mjeteve, sa mjete kanë fituar dhe për çfarë do t’i shpenzojnë! Ata njëzëri vlerësojnë se pa këto mjete, vështirë se do të realizonin projektet, me të cilat kanë aplikuar, ndërsa TVSH-ja nuk do të paraqesë problem për ta paguar.

“Kemi fituar projekt për mbarimin e aksit rrugor Crniçani-Dojran, i cili ishte shumë problematik në 5-10 vitet e fundit. Kështu që, tani po e përfundojmë atë rrugë që ka rëndësi vitale për trafikun jo vetëm në Komunën e Dojranit por edhe në të gjithë vendbanimet tjera”, deklaroi Ango Angov, kryetar i Komunës së Dojranit.

Pyetjes se sa mjete dhe për çfarë rrugësh kanë fituar, kryetarët e komunave na u përgjigjën:

“100 mijë euro për rrugë prej 1 kilometër”, potencoi kryetari i Komunës së Dojranit, Ango Angov.

“Nga Qendra për zhvillim rural, në Komunën e Dellçevës kemi fituar 25 milionë denarë për infrastrukturë rrugore me gjatësi prej 2 kilometrave. Komunës së Dellçevës i janë miratuar dy projekte në lartësi prej 25 milion denarëve pa TVSH, ndërsa projektet janë për ndërtimin e infrastrukturës rrugore në lagjen Basarica dhe kanalizimin në verë”, tha Goran Trajkovski, kryetar i Komunës së Dellçevës.

Pikërisht në këtë komunë popullata në mënyrë masive po largohet, andaj e pyetëm kryetarin e komunës se a ishte më e nevojshme që të investohet në infrastrukturë!

“Nga lagja Basarica, për të cilën është njëri projekt, nuk kemi shpërngulje”, theksoi kryetari i Komunës së Dellçevës.

“Komuna e Vallandovës ka fituar tre projekte, dy janë me rëndësi kapitale, me të cilat do të zgjidhim shumë probleme me të cilat përballej popullata lokale. Vlera e njërit projekt është 15 milion denarë, ndërsa tjetri është 20 milion denarë. Bëhet fjalë për rrugë dhe rrugica lokale. Njëri projekt është me gjatësi prej 1.4 kilometrave”, u shpreh Pero Kostadinovski, kryetar i Komunës së Vallandovës.

Nga Ministria e Bujqësisë na u përgjigjën se kriteret për ndarjen e mjeteve janë caktuar me Programin vjetor për mbështetje financiare për zhvillim rural, Ligjin për bujqësi dhe rregulloren për kushte shtesë për mbështetje nga masat për zhvillim rural, shpenzimet e pranueshme dhe lartësia e mbështetjes për shpenzimet e pranueshme sipas përdoruesit të masës individuale. Kërkuesit që i plotësojnë kushtet rangohen sipas pikëve të caktuara me Rregulloren për kritere më të afërta për zgjedhjen e përdoruesve sipas masave për zhvillim rural.

Continue Reading

Lajme

Propozimi francez: Partitë e vogla me qëndrime të ndryshme

Published

on

Lidhur me propozimin francez kanë reaguar partitë e vogla në vend. Qëndrimet e tyre janë të ndryshme, disa kërkojnë nga qeveria që të refuzohet propozimi francez e disa i njëjti të pranohet që vendit ti krijohenkushte për të nisur negociatat e anëtarësimit të vendit në BE.

Diaspora e Bashkuar Maqedonase, përmes një komunikate për media kanë njoftuar se mbështesin fuqishëm pikëpamjet e shumicës së qytetarëve në Republikën e Maqedonisë duke kërkuar nga Qeveria Kovaçevski që menjëherë të refuzojë propozimin francez, i cili është një kalë troje për kërkesat nacionaliste bullgare

Diaspora e Bashkuar Maqedonase

“Propozimi francez fut një mosmarrëveshje dypalëshe në negociatat e pranimit në BE. Maqedonia nuk duhet të lejojë që Bullgaria të ketë sukses në mohimin dhe revizionizmin e tyre historik.”

Partia NSDP-

Nga ana tjetër, Partia NSDP e Goran Misovskit bën thirrje për sjelljes shtetërore të të gjithë aktorëve politikë dhe socialë që duhet të deklarohen për të njëjtën.

“Partnerët e koalicionit të tregojnë sjellje shtetërore dhe të mos përdoret kjo çështje për pikë politike, sepse shteti dhe shoqëria po qëndrojnë përpara historikut një vendim nga i cili do të varet zhvillimi i vendit, në drejtimin e fillimit të procesit të negociatave me BE-në

Kryetari i Lidhjes Demokratike në Maqedoni dhe partneri i koalicionit në Qeveri, Pavle Trajanov, kërkon referendum për propozimin francez. Sipas tij, opinioni i qytetarëve duhet të jetë faktori përfundimtar dhe vendimtar për propozimin, i cili ende duhet të kalojë nëpër një sërë filtrash.

“E gjithë pakoja me protokollin duhet të botohet në origjinal dhe të përkthehet në gjuhën maqedonase në mënyrë që çdo qytetar të mund të formojë qëndrimin e tij, duhet një diskutim i gjerë në shoqëri, pastaj në parlament dhe për qëndrimin që do të të miratohet të shprehet Kuvendi, se qytetarët duhet të shprehen me referendum. Këto janë çështje strategjike dhe kombëtare që kanë nevojë për një konsensus më të gjerë..

Kndërsa Kryetari i Partisë së Pensionistëve Ilija Nikolovski bëri thirrje që shteti ynë të pranojë Propozimin e ri dhe në këtë mënyrë të krijojë kushte për të nisur negociatat e anëtarësimit të vendit në BE./KLanMacedonia/

Continue Reading

Bota

Norvegji: Gruaja hakmerret për djegien e Kur’anit

Published

on

Pas një ndjekjeje spektakolare në autostradë, kreu i një grupi ekstremist anti-islamik në Norvegji u sulmua nga një makinë, pak minuta pasi dogji një Kur’an, në periferi të Oslos.

Policia norvegjeze ka bërë të ditur se ka arrestuar dy persona, mes tyre edhe drejtuesin e mjetit që përplasi qëllimisht makinën e Lars Toren dhe e përmbysi. Toren është kreu i organizatës radikale Stop islamizimit të Norvegjisë (SIAN). Pesë personat që udhëtonin në mjet kanë pësuar lëndime të lehta. Njëri prej tyre duhej të dërgohej në spital.

Në një video që tregon të gjithë episodin, e cila u postua në Facebook, Lars Toren dhe anëtarët e tjerë të organizatës së tij fillimisht shkojnë në Mortensrud, një periferi e Oslos me një komunitet të madh musliman. Anti-islamistët djegin një Kur’an në një kryqëzim, duke shkaktuar një reagim të ashpër nga banorët, të cilët përpiqen të shuajnë flakët.

Një turmë e vogël mblidhet shpejt për të protestuat. Dallon mes tyre një grua që rrëmben atë që ka mbetur nga libri i djegur. Më pas ajo hipën në një Mercedes që nis të ndjekë zjarrvënësit e Librit të Shenjtë. Por pak sekonda më vonë, Mercedesi mbërrin godet në rrugë automjetin e ekstremistëve, duke e përmbysur.

“Ne kemi të gjitha arsyet për të besuar se makina e SIAN është përplasur qëllimisht”, tha policia në një deklaratë.
Shumë aktivistë anti-islamikë të ekstremit të djathtë në Skandinavi, si danezo-suedezi Rasmus Palundan, e kanë bërë zakon vitet e fundit të djegin Kur’anin në lagjet ku jetojnë shumë muslimanë. Këto sfida, të cilat ata i portretizojnë si “liri e shprehjes”, shpesh çojnë në incidente me kundërprotestuesit, siç ndodhi së fundmi në Suedi gjatë fundjavës së Pashkëve. /tesheshi.com/

Continue Reading

Lajme

Dimovski për Osmanin: Imagjino të nënshkruash dhe pranosh që Skënderbeu është serb dhe Hasan Prishtina turk

Published

on

Ilija Dimovski nga VMRO-DPMNE prej rrjeteve sociale ka shpallur një letër të hapur drejtuar shefit të diplomacisë Bujar Osmanit rreth pranimit të propozimit francez

Po jau transmetojmë letrën në përgjithsi:

I ndjek shfaqjet tuaja dhe vendosa t’ju drejtohem personalisht, jo si ministër, por si Ilia, Bujarit. Ne kemi folur shumë herë në të kaluarën, e di që nuk do të më kuptosh vetëm nëse nuk keni dëshirë të më kuptoni, ju njoh personalisht juve dhe shumicën e bashkëpunëtorëve tuaj nga BDI dhe e di që nuk mund të thoni që nuk i kuptoni fare proceset, të paktën jo mua, por le të flasim sinqerisht dhe drejtpërdrejt për hir tuajin dhe të publikut me përmbajtje dhe jo denoncime dhe argumente sipërfaqësore të marketingut.

Më lejoni t’ju shpjegoj se si janë këto kohë për maqedonasit.

Unë do të përdor shembuj me shqiptarët si popull dhe komb,për të mos ofenduar apo pajtuar me ata shembuj,por për t’ju treguar juve dhe kolegëve tuaj se çfarë po përpiqeni të bëni,bashkë me LSDM-në, ta tregoni si normale, por nuk është.

Imagjino Bujar dikush të ju propozon dhe ju shtyn,dhe ju, për më tepër, të nënshkruani dhe pranoni që:

Së pari, Shqiptarët në Maqedoni nuk janë i njejti popoull me shqiptarët në Shqipëri, ashtu siç shkruhet në “Prespa” se maqedonasit nga Maqedonia dhe maqedonasit nga Greqia nuk kanë asgjë të përbashkët dhe nuk janë të njëjtë.

Së dyti, imagjinoni të pranoni dhe të nënshkruani që Enver Hoxha e krijoi kombin shqiptar artificialisht, siç pretendon Kuvendi Bullgar me Deklaratën e vitit 2019 për Titon dhe maqedonasit.

E treta ja mendo Bujar, si do te ishte qe ti duhet te firmosesh dhe te pranosh qe shqiptaret ne Maqedoni nuk lejohen te perdorin flamurin shqiptar

E katërta,a mund ta imagjinoni një situatë në të cilën ju ose ndonjë koleg nga BDI duhet të pranojë dhe të nënshkruajë që Gjerg Kastrioti është serb dhe Hasan Prishtina është turk, siç na ndodh çdo ditë ne maqedonasve falë politikës së dështuar të kësaj qeverie, si për Goce Dellçevin, ashtu edhe për dhjetëra luftëtarë të tjerë të lirisë maqedonase.

E pesta, a do të pranonit ta vendosni Bujarin në një marrëveshje juridike ndërkombëtarese shqiptarët nuk kanë origjinë ilire apo trashëgimi kulturore nga ilirët dhe se për shembull ilirët janë sllavë dhe jo shqiptarë, ashtu siç pranuat me Prespën se ne maqedonasit nuk kemi origjinë maqedonase dhe se maqedonasit ishin grekë (shih “Prespa”, neni 7).

E gjashta, si do te donit te beni kompromise “te vogla” per kombin dhe historine shqiptare me ata qe pretendojne perdite e vite me radhe se kombi shqiptar eshte artificial dhe i krijuar nga albanizimi i turqve, sllaveve, vlleheve dhe romeve ashtu siç çdo ditë negocioni kompromise “të vogla” për historinë me ata që kanë këtë qëndrim dhe pretendojnë ndaj neve maqedonasve.

Kështu duken gjërat në prizmin e maqedonasve, nëse doni shikoni dhe dini.Nuk ia dëshiroj askujt atë që kam shkruar,por nuk dua të më lërë njeri të më bindë se kjo që po ndodh me maqedonasit është e bazuar në vlera normale evropiane, sepse nuk ështëNdaloni dhe mendoni.

Prandaj, Bujar, shqiptarët e Maqedonisë në këtë rast duhet të qëndrojnë krah për krah me ne maqedonasit, sepse ne maqedonasit jemi populli më i vogël në Ballkan, por shqiptarët janë të dytët dhe të gjithë rreth nesh janë sjellë njësoj ose të ngjashme në histori. , si ndaj nesh ashtu edhe ndaj jush.Por vetëm një ditë ndalo të jesh politikan dhe do të kuptosh se sa shumë gabon..

Ndalo. Shpresoj që të më kuptoni me mirëbesim dhe të mendoni thellë për veprimet dhe hapat tuaja. Ndalo. Pranimi i propozimit francez është një fyerje për maqedonasit, por gjithashtu do ta shtyjë atë dhe nuk do ta përshpejtojë procesin e integrimit evropian. Nëse Qeveria juaj me LSDM-në e pranon këtë propozim, do të na ofendoni ne maqedonasit, por do të vulosni përgjithmonë mundësinë e Maqedonisë për t’u bërë anëtare e Bashkimit Evropian.Të fala, Ilia./KLanMacedonia/

Continue Reading

Aktuale