Connect with us

Kosovë

Vrau hajdutin që i vodhi shtëpinë, gjyqi vendos se si do veprojë

Published

on

Të dyshuarit për vrasje të rëndë në bashkëkryerje, Nuhi Nrecaj, i është zëvendësuar masa e paraburgimit, me atë të arrestit shtëpiak.Një vendim të tillë, e ka marr të mërkurën Gjykata Themelore në Ferizaj.

Në këtë rast, bashkë me Nuhi Nrecajn, për të njëjtën vepër penale, akuzohet edhe Avni Nrecaj, lidhur me rastin që kishte ndodhur më 7 gusht 2019, në fshatin Godancë të Komunës së Shtimes, të cilët kishin vrarë njërin nga tre të dyshuarit për grabitje në shtëpinë e tyre.

Gjykatësi i rastit, Ibrahim Idrizi, ka thënë se ndaj të dyshuarit Nrecaj, më 8 gusht 2019, ishte caktuar paraburgimi, e cila masë do të skadonte më 5 shtator 2019.Lidhur me këtë, prokurori Veton Shabani kishte dorëzuar kërkesën për vazhdimin e paraburgimit ndaj Nuhi Nrecajt, si dhe vazhdimin e arrestit shtëpiak për të dyshuarin tjetër, Avni Nrecaj.

“Mbetem pranë kërkesës së paraqitur me shkrim për vazhdimin e masës së paraburgimit dhe arrestit shtëpiak për të pandehurit. Prokurori i shtetit ka marrë të gjitha veprimet e mundshme hetimore me qëllim të përshpejtimit të këtij rasti, duke e ditur se si ka ndodhur kjo vrasje në rastin konkret. Tani për tani jemi në pritje nga Qendra e Kosovës për Forenzikë, ku janë duke krahasuar gjurmët, janë duke u bërë disa analiza të ADN-së, si dhe ekzaminimi balistik i armës dhe predhave. Arsyeja kryesore për çka është duke u kërkuar edhe vazhdimi i kësaj mase të paraburgimit është se një predhë gjendet ende në trupin e tani të pandehurit, dhe me qëllim të sqarimit të plotë të asaj ngjarje, për ne është e nevojshme që në konsultim me mjekët, ajo predhë të hiqet, në mënyrë që e njëjta të krahasohet me predhat e tjera dhe me armën, e cila është konfiskuar në vendin e ngjarjes. Prandaj edhe kemi paraqitur këtë kërkesë, deri sa të grumbullohen të gjitha provat, ku më pas do të analizohen të gjitha veprimet që do të shkojnë edhe deri tek kualifikimi i kësaj vepre penale, qoftë si mbrojtje e nevojshme, vrasje, apo tejkalim i mbrojtjes së nevojshme”, ka thënë Shabani.

Për caktimin e kësaj mase, kishte kundërshtime nga mbrojtësi i të akuzuarit Nrecaj, avokati Xhemajl Ahmeti.

“E kundërshtojmë kërkesën për vazhdimin e paraburgimit për shkak se konsiderojmë se e njëjta është e pabazuar, pasi që të pandehurit i dihet identiteti, dhe i njëjti nuk ka tentuar asnjëherë t’i shmanget drejtësisë, si dhe nuk ka të kaluar kriminale. Sa i përket pretendimit të prokurorisë që masa e paraburgimit duhet të vazhdohet vetëm për shkak të heqjes së predhës nga këmba, për neve si mbrojtje është kërkesë jo e drejtë, sepse Kodi i Procedurës Penale ka paraparë edhe masa të tjera më të buta për sigurimin e pranisë së të pandehurit në procedurë penale. Andaj, konsiderojmë se arresti shtëpiak do të ishte i mjaftueshëm për ta siguruar praninë e të pandehurit, deri në momentin kur sipas udhëzimeve të mjekëve do t’i hiqet predha nga këmba”, ka thënë Ahmeti.

Pas kësaj, gjykatësi Idrizi ka obliguar të pandehurit Nrecaj që gjykatës t’ia dorëzojë pasaportën e Republikës së Kosovës, si dhe leje qëndrimin e shtetit të Zvicrës, në mënyrë që ai të mos ketë mundësi të largohet nga Kosova dhe nga vendbanimi i tij.

“Sa i përket masës së paraburgimit, përkrahi fjalën e avokatit tim që të mos më vazhdohet paraburgimi, por të caktohet burgimi shtëpiak. Njëherit nuk do të iki në asnjë mënyrë me qëllim që të largohem nga procedura. Dokumentet e udhëtimit, dhe atë, pasaportën dhe preminë C të shtetit të Zvicrës, e kam dorëzuar në polici në momentin kur kam shkuar për të dhënë deklaratë në ditën kur ka ndodhur rasti. Jam në gjendje që dokumentet e udhëtimit t’i dorëzojë si garancion që nuk do të largohem nga vendbanimi”, ka deklaruar Nrecaj.

Ndryshe, sipas kërkesës së prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit, thuhet se ekziston dyshimi i bazuar se më 7 gusht 2019, rreth orës 03:20, në fshatin Godancë të Komunës së Shtimes, të pandehurit Nuhi dhe Avni Nrecaj, me dashje kishin privuar nga jeta tani të ndjerin, F.G, i cili së bashku me tre persona të tjerë të maskuar, kishin hyrë të armatosur në shtëpinë e të dyshuarve për të kryer grabitje.

Në kërkesë thuhet se me t’i vërejtur grabitësit, i pandehuri Nuhi Nrecaj, kishte filluar të përleshet fizikisht me tani të ndjerin, ku edhe plagohet me armë zjarri në këmbën e djathtë nga njëri prej tyre.Sipas kërkesës, grabitësit kishin arritur të largoheshin nga shtëpia, me ç’rast të pandehurit e kishin ndjekur deri në rrugën kryesore të fshatit dhe diku pas 300 metrash kishin arritur që ta kapnin dhe përsëri ishin përleshur me të njëjtin, ku gjatë përleshjes, me një thikë e kishin goditur në pjesë vitale të trupit, ku nga këto goditje, ai kishte mbetur i vdekur. /BetimipërDrejtësi

Continue Reading

Kosovë

Osmani pas fitores së Akilit dhe Laurës: Çikat e djemtë tanë po ia zbardhin fytyrën vendit

Published

on

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka përgëzuar dy xhudistët për medaljet në Lojërat Mesdhetare që po mbahen në Oran të Algjerisë.

“Ky është imazhi Kosovës në botë. Sot, si çdo ditë tjetër, çikat e djemtë tanë po ia zbardhin fytyrën vendit dhe po shkruajnë historinë e re të Kosovës. Edhe një e artë iu shtua xhudos. Atë e fitoi Laura Fazliu, çika e artë e Kosovës. Të lumtë, Laura!”, ka shkruar Osmani.

“Ndërsa, Akili ynë, si çdoherë tjetër na bëri rishtas krenarë, duke e fituar medaljen e bronztë, kësaj radhe. Faleminderit, Akil! “, shtoi ajo.

Ndryshe, Akili fitoi medaljen e bronztë, derisa Laura medaljen e artë.

Continue Reading

Kosovë

E dhimbshme: Humb jetën në QKUK 19-vjeçari që u aksidentua dje në Graçanicë

Published

on

Sot, në Qendrën Klinike Universitare, ka humbur jetën një 19-vjeçar i cili u përfshi dje në një aksident trafiku në Graçanicë, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet nga Emergjenca thonë për Sinjalin se i riu ishte dërguar dje për trajtim në këtë qendër, por përkundër intervenimeve të mjekëve, ai sot ka vdekur.

19-vjeçari u përshi në një aksident me një veturë tjetër, ku po ashtu mbetën të lënduar edhe dy persona të tjerë.

Trupi i tij i pajetë është dërguar në IML për obduksion, me urdhër të Prokurorit të Shtetit./GazetaSinjali/

Continue Reading

Kosovë

​Osmani: Kundërshtojmë çdo kriter të ri për liberalizim të vizave

Published

on

By

​Osmani: Kundërshtojmë çdo kriter të ri për liberalizim të vizave

Republika e Kosovës kundërshton çdo udhërrëfyes shtesë apo rivlerësim të kritereve për liberalizmin e vizave. Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, thotë se iu ka bërë të qartë të gjithë përfaqësuesve të Bashkimit Evropian që Kosova nuk do të bëhet pjesë e asnjë iniciative e cila do të stërzgjaste procesin për lëvizje të lirë. Osmani thotë se tashmë Kosovës i është dhënë përgjigje nga shumica e zyrtarëve te BE-së që nuk ka një synim të tillë, megjithatë ajo vlerëson që duhet punuar bashkërisht në mënyrë që propozime të tilla, si ai për udhërrëfyesin e ri, të mos shtyhen përpara.

Duke folur për KosovaPress, e para e shtetit thotë se Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet, duke theksuar se vendimi për liberalizim është vonuar.

“Ne kërkojmë që të trajtohemi ashtu siç janë trajtuar shtetet e tjera, në historinë e Bashkimit Evropian nuk ka ndodhur asnjëherë që të vendoset një udhërrëfyes i dytë, rrjedhimisht edhe kritere të reja, apo rivlerësim i kritereve që nga fillimi, prandaj është e domosdoshme që ne si Republikë e Kosovës të kundërshtojmë një qasje të tillë, ashtu siç e kemi bërë. Unë e kam bërë të qartë për të gjithë përfaqësuesit e Bashkimit Evropian që nëse mendohet një qasje e tillë natyrisht që nuk do të jetë e pranueshme për ne dhe nuk do të bëhemi pjese e iniciativave të tilla të cilat kanë për qëllim ta stërzgjatin edhe më shumë këtë proces i cili tashmë është vonuar për më shumë se katër vite”, thotë presidentja Osmani.

Presidentja thotë se tashmë ka marrë përgjigje nga shumica e zyrtarëve të Bashkimit Evropian që nuk ekziston synimi për kritere shtesë.

Megjithatë, ajo thotë se është e domosdoshme të punohet me shtetet anëtare që edhe ato të refuzojnë iniciativa për udhërrëfyes të ri.

“Është e domosdoshme të punojmë me shtetet anëtare veç e veç që edhe ato të refuzojnë një qaje të tillë dhe në të njëjtën kohë të mos lejojmë që Bashkimi Evropian të vendosë procedura për Kosovën të cilat asnjëherë më herët nuk janë vendosur për ndonjë shtet tjetër. Pra do të ishte e paprecedent në vet historinë e Bashkimit Evropian nëse do të kërkohej një gjë e tillë nga ana jonë, pra është e pranueshme për ne dhe nuk do të ecim në një rrugë të tillë. Tashmë neve na është dhënë një përgjigje nga shumica dërrmuese e zyrtarëve të Bashkimit Evropian që në fakt nuk ka një synim të tillë mirëpo do të punojmë bashkërisht që të sigurohemi që diçka si kjo, ky propozim pra nuk shtyhet përpara”, thotë Osmani.

Javën që shkoi, presidentja e Kosovës mori pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor ku ka theksuar kërkesën për liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës, si i vetmi vend që ende nuk gëzon lëvizjen e lirë pavarësisht plotësimit të kritereve.

Sipas Osmanit, për herë të parë në nivel të Këshillit të BE-së, Kosova ka marrë përkrahje jashtëzakonisht të madhe.

Osmani thotë se edhe shtetet hezituese kanë treguar përkrahje por shton se tani janë procedura të cilat pret që të përfundohen sa më shpejtë.

“Nuk besoj që do të ishte e përgjegjshme që ne të vendosim data. Natyrisht që optimizmi ekziston sepse ne kemi plotësuar të gjitha kriteret, ne ju kemi përgjigjur të gjitha shqetësimeve të shteteve anëtare, dhe tashmë siç e përmenda edhe vet Samitin e Këshillit u diskutuar në favor të liberalizmit të vizave dhe nga vet shtetet skeptike, në qoftë se ato kanë pyetje shtesë në raport me çështje specifike në Republikën e Kosovës këto çështje i trajtojmë në mënyrë bilaterale por kjo assesi nuk do të arsyetonte krijimin e një procedure të re të paprecedent të një udhërrëfyesi të ri, siç është përmendur nga komisionari për zgjerim, prandaj nëse dikush ka ndonjë pyetje shtesë nga shtetet anëtare këto ditë ne do ta trajtojmë me urgjencë dhe nuk do të mbetët asnjë çështje tjetër prandaj edhe do të duhej kjo çështje të vendosej me urgjencë”, shton presidentja Osmani.

Në debatin që u zhvillua të hënën në Parlamentin evropian, komisionari i Bashkimit Evropian për fqinjësi dhe zgjerim, Oliver Varhely ka paralajmëruar udhërrëfyes shtesë për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Ndërsa të martën nga Komisioni Evropian është thënë se nuk planifikojnë diçka të tillë dhe se vazhdojnë të mbrojnë qëndrimin se Kosova i ka plotësuar kushtet për lëvizje të lirë në vendet e Bashkimit Evropian.

Continue Reading

Aktuale