Connect with us

Shqipëri

Ngatërruan himnin / Macron i kërkon falje Edi Ramës

Published

on

Presidenti i Francës, Emanuel Makron (Macron) i ka kërkuar falje sot Kryeministrit shqiptar, Edi Rama, për gafën e mbrëmshme me himnin shqiptar.

Para ndeshjes së mbrëmshme mes Kombëtares Shqiptare dhe Francës në Paris, në momentin e lëshimit të himneve të të dy vendeve, organizatori francez kishte ngatërruar himnin e Shqipërisë me atë të Andorës, përcjell in7.

Në bisedë me Ramën, Macron ka shprehur keqardhjen e tij për incidentin, duke e cilësuar si të pafalshëm, por që sipas tij, nuk do të përsëritet më në të ardhmen.

Ngatërrimi i himnit solli reagime të shumta në media, por edhe në stadium. Të parët ishin vetë lojtarët e Kombëtares që reaguan nga gabimi i papritur, ndërsa tifozët shqiptarë në shkallët e stadiumit filluan të fishkëllejnë të indinjuar nga ky incident. /in7.tv/

 

Continue Reading

Lajme

Edi Rama paraqitet me atlete në Samitin e NATO-s

Published

on

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është paraqitur me atlete në Samitin e NATO-s që po mbahet në Madrid.

Në një video të publikuar në Facebook nga vetë ai, shihet teksa qëndron në mesin e liderëve më të fuqishëm botërorë, si presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i veshur me kostum, derisa mbathur ka atlete të bardha.

Kjo nuk është hera e parë që Rama shfaqet me atlete në ngjarje të rëndësishme botërore.

Samiti i NATO-s përfundon të enjten, derisa gjatë dy ditëve sa është zhvilluar, në fokus ishte lufta në Ukrainë.

Continue Reading

Lajme

Deputetët e PD-së i bashkohen protestës së 7 korrikut

Published

on

Pjesa dërrmuese e deputetëve të Partisë Demokratike konfirmojnë pjesëmarrjen në protestën e thirrur nga Sali Berisha në 7 Korrik, por njëherazi kërkojnë që të nisin konsultimet me ta për strategjinë që duhet ndjekur për tubimin e së enjtes.

“Unë jam pro protestave. Besoj që protesta do bashkojë demokratët. Kanë bërë shumë mirë që i kanë përfshirë deputetët kudo. E mira është përveç përfshirjes të kërkonin dhe mendime më tej se sa përfshirja”, tha Grida Duma.

“Unë do bashkëpunoj me të gjithë demokratët, protesta është e domosdoshme në këtë vend, në PD duhet të ishin marrë mendimet e të gjithë deputetëve”, u shpreh Alizoti.

“Detyra minimale e çdo deputeti, i cili është përfaqësuesi i popullit që ka marrë votat opozitare është që të jetë organizator dhe pjesëmarrës në protestë”, theksoi Ina Zhupa.

“Unë kam bërë një betejë për demokratët, unë do të jem me ta”, u shpreh Salianji.

“Do marr pjesë në protestë, po organizohemi”, tha Xhelal Mziu.

“Po do marr pjesë”, u shpreh deputetja Dhurata Çupi.

“Ne e kemi për detyrë të bashkohemi edhe me ata që i bashkohen forcës më të madhe opozitare, Partisë Demokratike”, u shpreh Hoxha.

“Do jem në 7 Korrik në protestë”, tha Korreshi.

Thirrjes i janë bashkuar edhe aleatët, teksa të tjerë pritet që vendimin ta marrin ditët në vijim.

“Po ne do marrim pjesë, PAA”, tha Agron Duka.

“Do mblidhemi ta vendosim”, u shpreh Mesila Doda.

Të vetmit që kanë refuzuar thirrjen e Sali Berishës janë Enkelejd Alibeaj dhe Gazmend Bardhi, të cilët së bashku me Lulzim Bashën u lanë jashtë grupeve të punës për organizimin e protestës nga Partia Demokratike.

“Jo protestë për non gratat. Nuk mund të jetë Sali Berisha përfaqësimi i atyre njerëzve të cilët sot vuajnë gjithmonë e më tepër. Nuk është ai shpresa e njerëzve”, tha Alibeaj.

“Gjithmonë krah qytetarëve dhe jo non gratave”, tha Gazment Bardhi.

Pati nga ata deputetë që nuk i përkasin asnjë grupimi, por për shkak të angazhimeve mos qenia në Shqipëri ua pamundëson ardhjen në protestë.

“Nëse do të jem në Shqipëri do marr pjesë në protestë”, tha Gjekmarkaj.

Nga ata që njihen si mbështetës të Lulzim Bashës disa patën kurajon ta pranonin publikisht mungesën, ndërsa të tjerë thanë se atë ditë ishin jashtë vendit.

Për organizimin e protestës së 7 Korrikut, Partia Demokratike ka angazhuar pothuajse të gjithë deputetët e grupit parlamentar, me qëllim pjesëmarrjen e sa më shumë qytetarëve në shesh./Tv Klan/

Continue Reading

Lajme

Veliaj: E mjerueshme për FSHF-në që të rrihemi nga ekipe modeste, duhet zgjidhur njëherë e mirë

Published

on

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, tha sot se beteja për futboll të pastër, që fëmijët të ndjekin ëndrrat e tyre me talent dhe pasion, vazhdon ende.

Gjatë një takimi me lojtarët e klubit të Tiranës, të cilët do të marrin 150 milionë lekë si shpërblim pasi u shpallën për të 26-ën herë Kampion të Shqipërisë në futboll, shtoi se në Tiranë s’mund të investojë vetëm bashkia për futbollin. Veliaj nënvizoi se nuk mund të ndodhë që të kemi klube futbolli, të cilat punojnë në të zezë dhe me llogari të bllokuara, borxhe e gjyqe.

“Kjo duhet zgjidhur njëherë e mirë, ndaj kur i futem betejave në sport, nuk i futem për një emër të përveçëm. Nuk është çështje emrash, por parimesh. Në qoftë se dikush nuk punon dot në të zezë në fasoneri a në piceri, atëherë as në futboll nuk duhet të punojë njeri në të zezë. Sigurimet shoqërore duhen paguar. Ndaj, duhet t’i çojmë deri në fund këto beteja. Është e mjerueshme sot për Federatën Shqiptare të Futbollit, që të mundemi në shtëpinë tonë nga ekipe modeste, ndaj kjo duhet parë, edhe ku shkojnë këto financa”, tha ai.

Duke përmendur ndeshjen e UEFA Conference League që u zhvillua në Tiranë, Veliaj tha se bashkia nuk u kursye, duke shpenzuar mbi gjysmë milionë dollarë për organizimin dhe mbarëvajtjen e aktivitetit më të rëndësishëm të futbollit për qytetin, por ai theksoi se po kaq duhet të kishte harxhuar edhe Federata Shqiptare e Futbollit.

Veliaj theksoi se megjithatë, investimet nga bashkia për sportin do të vijojnë, siç janë fushat te pishinat te Diga e Liqenit, apo hapja e palestrave në shkollat e reja, fusha e Laprakës dhe ato në Kombinat, të cilat janë në dispozicion të fëmijëve të talentuar për t’u bërë dikushi në futboll.

Continue Reading

Aktuale