Connect with us

Komente

Në Kosovë, kandidate për deputete nga Shkupi

Published

on

Shoqe dhe shokë,

Në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, jam kandiduar nga Lëvizja Vetëvendosje! dhe kryeministri në ardhje Albin Kurti për deputete me numrin 21.

Si shqiptarja e parë nga Shkupi që garon në parlamentin e Republikës së Kosovës, është një nderë i veçantë dhe përgjegjësi e madhe të jem pjesë e ndryshimeve rrënjësore, aty ku i kam edhe rrënjët, aty ku edhe linda, në Kosovë, në Gjakovën krenare e heroike.

Jam këtu si një ushtare e devotshme dhe punëtore për Kosovën, për të dëshmuar se liria buron në qenien e njeriut dhe jo nga autoriteti i jashtëm, ashtu si edhe morali.
Vetëm njeriu i lirë (nga vetja) mund të shkojë deri në fund, vetëm ata që shkojnë deri në fund hapin shtigje të reja për realizim të idealeve për barazi dhe jetë dinjitoze.
Me Lëvizjen Vetëvendosje! unë e jetojë lirinë, me fitoren e Lëvizjes ne do ta jetojmë lirinë.

21 – Forever young! (Vlera Gjakova)

Continue Reading

Komente

Ibrahimi: nëse ju ofrojnë para për votë, merrjauni, por dënoni për pafytyrësinë

Published

on

By

Zeqirja Ibrahimi në Facebook:

Paratë që ua ofrojnë merrjauni, sepse ato janë para që i kanë vjedhur nga ju, nga populli.

Por, dënoni për pafytyrësinë që duan t’ju blejnë me 1000 denarë në katër vjet, ndërsa vetë janë bërë milionerë.

Ata ecin me patika që kushtojnë disa qindra euro, ndërsa fëmija juaj nuk i ka 10 denarë për simite në shkollë.

Ata vozisin makina që kushtojnë mbi 100 mijë euro, ndërsa ju dergjeni lart e poshtë me autobusë e në këmbë.

Andaj, nëse ju ofrojnë para për votë, merrjauni, por dënoni për pafytyrësinë.

Continue Reading

Komente

Partitë e pushtetit nuk i kap ligji as kur digjen 14 persona e jo më kur thyejnë heshtjen zgjedhore

Published

on

By

Shkruan Arianit Xhaferi:

Partitë e pushtetit po thyejnë heshtjen parazgjedhore… normal, s’i prek ligji as kur për faj të tyre digjen të gjallë 14 persona e jo më kur thyejnë heshtjen parazgjedhore…

Continue Reading

Komente

Xhaferi: Tetovarët digjen nëpër spitale sepse paratë që duhen investuar në mbrojtjen kundër zjarrit, i hanë njerëzit e Teuta Arifit

Published

on

Aktivisti Arianit Xhaferi ka komentuar përmes një statusi në facebook ndaj shpenzimeve që Komuna e Tetovës ka bërë për 345 militantë partiak që kanë marrë honorare që kjo i ka kushtuar buxhetit komunal rreth 900 mijë euro në vit, përcjell in7

Postimi i plotë:

Në total janë 345 persona që marrin honorare nga Komuna e Tetovës, dhe kjo i kushton buxhetit komunal rreth 900,000 euro çdo vit. Shumë prej tyre s’bëjnë asnjë punë, por janë familjarë të Teuta Arifit ose njerëzve të afërt të saj.

Ndërkohë qytetarët duhet të ecin midis plehrash sepse punëtorët e NPK-së nuk paguhen në rregull dhe as kontributet s’ju paguhen. Qytetarët duhet të mbesin pa ujë, sepse investimet nuk po bëhen. Zjarrfikësat duhet të mvaren nga donacionet e huaja sepse askush s’ua blen pajisjet. Tetovarët digjen nëpër spitale sepse paratë që duhen investuar në mbrojtjen kundër zjarrit, i hanë njerëzit e Teutës.

GJYKATA NUK I DËNON, SEPSE HANË BASHKË – POR QYTETARI KA NESËR TË DREJTËN PËR T’JU SHQIPTUAR DËNIMIN KËTYRE KRIMINELËVE!, ka përfunduar aktivisti Xhaferi./in7.tv/

Continue Reading

Aktuale