Connect with us

Kosovë

Kapiteni legjendar Cana: Talentët e mëdhenj luajnë për Kosovën

Published

on

Lorik Cana e ka pranuar se talentet më të mëdhenj shqiptarë në ditët e sotme e përfaqësojnë Kombëtaren e Kosovës, më shumë se tri vjet pas pranimit në UEFA dhe FIFA.

Në një intervistë për Sofoot.com, ish-kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë ka folur për dy kombëtaret motra dhe shanset e tyre për t’u kualifikuar në Kampionatin Evropian 2020, transmeton Gazeta Express.

I pyetur për talentet shqiptarë të Kosovës, të cilët tani po e zgjedhin vendlindjen e prindërve para Shqipërisë, ish-futbollisti nga Gjakova tha se një gjë e tillë është pritur.

“Ka vite që dihet se shqiptarët e Kosovës do ta zgjidhnin Kosovën. Nuk e kemi më vetëm një ekip kombëtar, por dy ekipe kombëtare që i përfaqësojnë dy shtete shqiptare. Në të ardhmen, do të jetë shumë e vështirë të gjejmë gjenerata që janë në gjendje t’ia sigurojnë (Shqipërisë) kualifikimin në Evropian përsëri. Dhe, nëse një ditë Kosova kualifikohet në ndonjë turne të madh, atëherë Shqipëria pa dyshim do të jetë prapa Kosovës. Për më tepër, në ekipin kombëtar të Shqipërisë që u kualifikua në Euro 2016, gjysma e futbollistëve ishin nga Kosova”, ka thënë Cana.  /Gazeta Express/

Continue Reading

Kosovë

Policia jep detaje për aksionin në veri, gjeti laborator për kultivimin e kanabisit

Published

on

Policia e Kosovës pas hetimeve paraprake, sot ka parashtruar kërkesë për urdhër-kontroll në organet e drejtësisë për kontrollin e një objekti pronë e të dyshuarit G.J., në Leshak të Leposavicit, pasi në objekt dyshohej se kultivohej bima e kanabisit.

Sipas Policisë, pas marrjes së këtij urdhri, sot rreth orës 10:10, gjatë realizimit të kontrollit të objektit, në dy kate të tij, janë gjetur pajisje për kultivimin e kanabisit me vlerë qindra-mijëra euro.

“Laboratori ishte i pajisur mirë dhe ishte në gjendje të gatshme për të filluar mbjellja e bimëve të kanabisit, pra aty mungonin vetëm bimët, pasi gjithçka tjetër ishte e gatshme. Në konsultim me prokuroren ka filluar sekuestrimi i pajisjeve që janë gjetur në atë ndërtesë.

I dyshuari gjendet në arrati, kurse policia do të vazhdojë me hetimin dhe kompletimin e rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Continue Reading

Kosovë

Avioni me shqiptarë bën ulje emergjente sapo niset

Published

on

Një avion që u nis sot me linjën Prishtinë-Shtutgart u kthye në pistë pas 30 minutave që u ngrit në ajër.

Mësohet se avioni kishte një defekt teknik dhe ka bërë uljen e menjëhershme.

Sipas dëshmive, disa pasagjerëve brenda në avion i kishte rënë në fikët./Abcnews.al/

Continue Reading

Kosovë

SHBA e ndihmon Kosovën me 236,7 milionë dollarë: Do të investohen në energji

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se Bordi i Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) i SHBA-së, ka miratuar marrëveshjen Kompaktit prej 236,7 milionë dollarësh.

Kurti përmes një postimi në Twitter ka thënë se ky është investimi më i madh energjetik në Kosovë, përcjell Kallxo.com.

“Ky është investimi më i madh energjetik në Kosovë deri më sot. Do të ndihmojë në vendosjen e themeleve për tranzicionin tonë të drejtë të energjisë. Falënderime të veçanta për të dy ekipet tona për punën e shkëlqyer”, tha ai.

Qeveria e Kosovës në bashkëfinancim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës synon të investojë në bateri për ruajtjen e energjisë që do të shfrytëzohet nga KOSTT-i, në rastet e rënies së njësive të termocentraleve për balancim të sistemit të energjisë.Programi Kompakt do të jetë në vlerë prej 234 milionë dollarëve dhe do të përfshijë dy projekte: rezerva dhe arbitrazh të energjisë (bateritë me kapacitet të lartë mbi 200 Mëh) dhe zhvillimi i fuqisë punëtore dhe përfshirja e grave në sektor të energjisë.

Continue Reading

Aktuale