Connect with us

Lajme

Oda e mjekëve dhe sindikata kërkojnë më shumë siguri për punonjësit shëndetësor

Published

on

Dje në dy raste të veçuara, ka pasur dy sulme të punonjësve shëndetësor në Maqedoninë e Veriu, njëri rast ka në Tetovë, e tjetri në Draçevë të Shkupit.

Oda e mjekëve ka reaguar ashpër ndaj dhunës mbi personelin mjekësor, që është shpeshtuar kohët e fundit.

“Jemi të shqetësuar nga liria që pacientët e ndiejnë që të shprehin pakënaqësinë, padurimin, nervozizmin e tyre me dhunë si ndaj mjekëve ashtu edhe ndaj infermiereve dhe personelit spitalor. Oda e mjekëve po kërkon nga institucionet t’i mbrojnë punonjësit shëndetësor. Jo vetëm me mbrojtje policore.

I lusim pacientët tanë që më në fund ta shikojnë ligjin për të drejtat e tyre dhe të shohin që ata janë të detyruar edhe t’i respektojnë ata të cilët u ofrojnë ndihmë.

Mjekët me ligj janë shpallur persona zyrtarë, por kur i rrahin ose i gjuajnë me armë pushkatohen, kjo nuk ndihmon shumë. Bashkëpunëtorët e mjekëve nuk janë persona zyrtarë. Personat të cilët kujdesen për shëndetin e njerëzve të tjerë meritojnë respekt.

Oda e mjekëve kërkon që institucionet dhe pacientët t’u mundësojnë punonjësve shëndetësorë që të kryejnë punën e tyre pa frikë për jetën e tyre”, thuhet në komunikatën e odës së mjekëve.

Dje në spitalin e Tetovës familjari i një pacienti nga Reçica e Vogël u sulmua një mjek, specialist i sëmundjeve të lëkurës i cili ka pësuar frakturë dhe është transferuar në Klinikën e neurokirurgjisë në Shkup. MPB-ja e ka pastruar çështjen dhe ka ngritur kallëzim penal kundër sulmuesit të mjekut.

“Sektori për punë të brendshme Tetovë sot (7.9.2019) ngriti kallëzim penal kundër AB (43) nga Reçica e Vogël -Tetovë dhe vëllai i tij L.B. (40) nga Tetova, për shkak të dyshimit të bazuare se kanë kryer vepër penale “dhunë”, sipas nenit 386 paragrafi 3 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal. Ata dyshohen se më 6.9. 2019, në Repartin e sëmundjeve të lëkurës në spitalin klinik të Tetovës, mes orës 9 dhe 9:30, e kanë sulmuar fizikisht mjeku A.E. (45). A.B. dhe L.B. janë ndaluar dhe mbajtur në Stacionin policor Tetovë. Sot, ata do të sillen para gjyqtarit me kallëzim përkatës në procedurë paraprake në Gjykatën themelore të Tetovës, thuhet në komunikatën e MPB-së.

poashtu dje rreth orës 20:50 në SPB Shkup është raportuar se në poliklinikën Draçevë J.G. (41) e ka sulmuar fizikisht M.L. (60), infermiere. Pasi të dokumentohet çështja do të ngritët kallëzim përkatës kundër J.G.”, njofton MPB-ja.

Ndaj kësaj sjelljeje brutale dhe sulmeve gjithnjë e më të shpeshtë nga pacientët reagimi dhe dënimi kanë ardhur nga Oda e mjekëve, Shoqata e dermatovenerologëve dhe Sindikata e qendrës klinike të cilët propozojnë edhe masa parandaluese për mbrojtjen e personelit mjekësor.

“Ky sulm arrogant dhe brutal në prani të organeve të rendit publik tregon që përkundër të gjitha prononcimeve deklarative, Kartat dhe Deklaratat e nënshkruara dhe të shprehura në periudhën e kaluar me qëllim të parandalimit të incidenteve të tilla ose ato të izolohen, ato vazhdojnë edhe më tutje dhe janë me intensitet më të madh dhe më të shpeshta.

Është e qartë se mjekët, infermierët dhe punonjësit e tjerë në shëndetësi nuk janë të mbrojtur mjaftueshëm dhe janë të ekspozuar ndaj incidenteve që e kërcënojnë jetën e tyre çdo ditë, realitet ky të cilin ata nuk e duan dhe nuk ndodh kundër vullnetit të tyre.

Sipas Sindikatës së qendrës klinike, ajo që mungon është parandalimi, që është minimal e në shumë nga institucionet e ISHP-së mungon plotësisht.

ÇFARË DUHET TË NDËRMERRET PËR TË PARANDALUAR DHUNËN NË SHËNDETËSI?

Sindikata e qendrës klinike gjatë gjithë kohës së kaluar e tërheq vëmendjen për nevojën e hartimit të legjislacionit që do të detyrojë punëdhënësin të sigurojë sistem profesional dhe efikas për mbrojtje nga dhuna fizike dhe verbale ndaj punonjësve shëndetësorë.

Çfarë nënkupton një sistem i tillë:

Përmirësim të kulturës shëndetësore dhe të përgjithshme të popullatës.
Respektim të Kodit etik dhe moral nga personeli shëndetësor dhe personeli tjetër.
Sigurim profesional 24 orësh i të gjitha ISHP-ve në Republikën e Maqedonisë me qasje të kontrolluar dhe të kufizuar për civilë dhe anëtarët e familjes, ngjashëm si spitalet private.
Video mbikëqyrje qendrore 24-orë e hyrjeve, daljeve dhe ambienteve të veçanta në objektet e ISHP-së, në përputhje me rregulloret dhe normat ligjore dhe të tjera për mbrojtjet të të dhënave personale dhe të drejtave tjera të pacientëve dhe punonjësve.
Metoda dhe masa të tjera për të parandaluar dhunën.
Sindikata e qendrës klinike është i gatshëm së bashku me Ministrinë përkatëse, Odën e mjekëve dhe odat e shoqatat e tjera në shëndetësi, Shoqatën e Maqedonisë për mbrojtje në punë dhe aktorë të tjerë relevantë për të marrë pjesë në takimeve të ekspertëve, debateve publike dhe procedurave të tjera për të gjetur zgjidhjet më të përshtatshme për të shmangur dhunën verbale dhe fizike në shëndetësi, që me ligj do ta detyrojë punëdhënësin të sigurojë sistem parandalues ​​të mbrojtjes profesionale dhe efikase kundër dhunës fizike dhe verbale të punonjësve shëndetësorë”, thuhet në komunikatën e Sindikatë të qendrës klinike.

Ministria e Shëndetësisë njofton se sulmi ndaj punonjësit dhe shëndetësor dhe bashkëpunëtorit të tij derisa është duke e kryer detyrën e kujdesit shëndetësor është i ndaluar dhe dënohet me ligj.

Sipas Ligjit për mbrojtje shëndetësore, neni 304-d:

(1) Personi që sulmon ose e kërcënon seriozisht se do të sulmojë ndonjë punonjës shëndetësor ose bashkëpunëtor shëndetësor gjatë kryerjes së detyrës zyrtare dhe ofrimit të shërbimeve shëndetësore, do të dënohet me gjobë, ose me burg deri në tre vjet.

(2) Nëse, gjatë kryerjes së veprës nga paragrafin (1), autori duke përdor armë ose mjetet tjera të rrezikshme e për të keqtrajtuar ose fyer punonjësin shëndetësor dhe/ose bashkëpunëtorin e tij ose për ta lënduar atë fizikisht, autori do të dënohet me burg nga gjashtë muaj deri në pesë vjet.

(3) Nëse punëtori shëndetësor dhe / ose punonjësi i kujdesit shëndetësor lëndohen rëndë, autori do të dënohet me burg nga një deri në dhjetë vjet. Nëse autori i veprimeve nga paragrafët (1) dhe (2) të këtij neni është provokuar nga veprimi i pakujdesshëm ose i vrazhdët të punonjësit shëndetësor dhe/ose bashkëpunëtorit të tij, ai mund të lirohet nga dënimi.

(4) Nëse autori i veprës nga paragrafët (1) dhe (2) të këtij neni ka qenë i provokuar me veprim të pakujdesshëm ose të vrazhdët të punonjësit shëndetësor dhe/ose bashkëpunëtorit të tij, ai mund të lirohet nga dënimi.

Ministria e shëndetësisë nuk do të lejojë dhunë fizike kundër personelit mjekësor që shpëtojnë jetën në spitale çdo ditë, theksojnë nga MSH.

Continue Reading

Lajme

Lloga takon ambasadoren e Greqisë në RMV, Sofia Philippidoup

Published

on

By

Ministri i Drejtësisë Krenar Lloga ka zhvilluar një takim pune me ambasadoren e Greqisë në vendin tonë, Sofia Philippidou. Ministri Lloga e njoftoi Philippidoun për skriningun në Bruksel dhe mbështetjen e Komisionit Evropian për progresin e arritur në fushën e reformave në drejtësi dhe sundimit të ligjit. “Greqia ka mbështetur gjithmonë ambiciet evropiane të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe është e gatshme të ofrojë ndihmë profesionale për të lehtësuar procesin”, tha Philippidou

Në takim u diskutua edhe për ndryshimet kushtetuese, ku ministri Lloga bëri të ditur se në periudhën e ardhshme, në koordinim me kryeministrin dhe presidentin e shtetit, do të formohet një grup pune që do të punojë për përgatitjen e ndryshimeve kushtetutese.

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga e informoi ambasadoren e Greqisë se Ministria e Drejtësisë do të paraqesë kërkesë të re për ekstradimin e ish agjentëve Goran Grujovski dhe Nikolla Boshkoski të cilët në vitin 2017 u akuzuan për përgjime masive të mbi 20 mijë qytetarëve. “Nuk mund të ketë shtet të së drejtës derisa këta persona të përgjigjen për veprat që kanë kryer. Presim që vendet e BE-së të na ndihmojnë në zbatimin e ligjeve dhe rikthimin e besimit në sistemin e drejtësisë”, tha ministri i Drejtësisë Krenar Lloga.

Ministri Lloga dhe ambasadori Philippidou presin nga të dyja vendet intensifikimin e përpjekjeve për zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Prespës. Bashkëpunimi do të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme duke organizuar punëtori, vizita zyrtare dhe takime në nivel ekspertësh për të lehtësuar procesin e negociatave me BE-në. Mbështetja e Akademisë për Gjyqtarë dhe Prokurorë Publikë në Selanik do të jetë e një rëndësie të madhe për afrimin e legjislaturës tonë me atë evropiane.
https://www.facebook.com/100090407993687/posts/pfbid029ogB6Npp9U4jnKowKCTDZPhTYWje4yn9JfJCLGBNuDTenECrr4miTNxnV2L44ZpBl/?mibextid=cr9u03

Continue Reading

Lajme

Lloga jep lajmin e madh, mijëra qytetarë lirohen nga burgu, amnistia për shkeljet e Covid miratohet ekspress në Kuvend

Published

on

By

Ministri i drejtësisë Krenar Lloga vazhdon të përmbush një nga një premtimet e tij pasi erdhi në krye të ministrisë së Drejtësisë, shkruan Top24

Një nga premtimet e radhës është ai i ligjit për amnesti të personave që shkelën masat Kovod i cilo sot ishte në kuvend.
Pas një procedure të shkurtuar, Kuvendi miratoi Ligjin për Amnisti për shkelësit e protokolleve të Covid.
Kuvendi me 76 vota pro dhe 1 kundër miratoi Ligjin për Amnisti pas procedurë të shkurtuar. Ministria e Drejtësisë ka marrë pjesë në përgatitjen e ligjit dhe është propozuar në Kuvend nga një grup deputetësh.
Mijëra shkelës të masave Covid, të cilët nuk kanë paguar dënim dhe kanë përfunduar ose janë në prag të burgut do të amnistohen. Burgu do të zëvendësohet me një dënim me kusht.
Amnistia nuk do të zbatohet për personat juridikë, restorantet dhe kafenetë.
https://www.facebook.com/100090407993687/posts/pfbid02tSdWkpgZz9viV1B6VHM2nJk9Xjyg7LcLMZocf6A34FAd4G3SCEVWTomQc4dNzwMDl/?mibextid=Nif5oz

Continue Reading

Lajme

Anketë: Taravari barazohet me Ahmetin, Mexhiti i treti

Published

on

By

Izet Mexhiti rezulton personaliteti politik jo lider për të cilin qytetarët kanë mendimin më të madh pozitiv, ndërkaq zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi gëzon mendimin më të madh negativ nga qytetarët, përkatësisht rreth 60 për qind. Kështu vërteton një anketë e realizuar në gjysmën e dytë të muajit shkurt. Mexhiti radhitet në grupin e liderëve politikë duke gëzuar 43,5 për qind mbështetje, ndërsa para tij radhiten vetëm Ali Ahmeti me 48,9 për qind dhe Arben Taravari me 46 për qind. Edhe pse Mexhiti gëzon këtë mbështetje jo si një lider i një partie politike, prapa vetes lë Bilall Kasami dhe Afrim Gashin.
Konstatim nga anketimi
“Të anketuarit mendim më pozitiv kanë për Ali Ahmetin (48,9%), Arben Taravarin (46%) dhe Izet Mexhitin (43.5%), ndërkaq mendim më negativ kanë për Mendu Thaçin (58,6%) dhe Artan Grubin (58,3%). Më së paku i njohin Bashkim Hasanin dhe Kastriot Rexhepin”.
Lidhur me zhvillimet brenda BDI-së dhe veprimet e “grupit të zjarrit”, të anketuarit nxjerrin Mexhitin si eksponentin më të favorshëm për një lider të ardhshëm politik. 21,4 për qind e të anketuarve mendojnë se Mexhiti mund të jetë lider i një partie politike, ndërsa pas tij mbështetje të ulët përkatësisht nën 10 për qind gëzojnë Musa Xhaferi, Nevzat Bejta dhe Visar Ganiu.
Në lidhje me betejën brenda BDI-së, 30,5 për qind për qind e të anketuarve konsideron se lufta e grupit të zjarrit është e drejtë, ndërsa rreth 14 për qind për qind vlerësojnë se bëhet fjalë për betejë personale kundër kreut të BDI-së, Ali Ahmeti.
Konstatim nga anketimi
Grupi i zjarrit bën betejë të drejtë për reforma brenda BDI-së dhe reformave në shtet (30,5%)
Është çështje e tyre e brendshme partiake, e parëndësishme për shtetin (26,1%)
Grupi i zjarrit bën betejë personale kundër Ali Ahmetit (14%)

Continue Reading

Aktuale