Connect with us

Sport

Ky ishte reagimi i lojtarëve të Shqipërisë kur intonohet himni i gabuar në Francë

Published

on

Në rrjetet sociale ka filluar të qarkullojë një video ku shihet reagimi i lojtarëve të ekipit kombëtar të Shqipërisë, pasi e kuptojnë se në Francë është lëshuar himni i gabuar kombëtar e jo ai i Shqipërisë.

Ndeshja mes Shqipërisë dhe Francës nuk nisi në kohën e planifikuar, por pesë minuta me vonesë, pasi që lojtarët shqiptarë nuk pranuan ta nisnin ndeshjen shkaku i himnit.

Në momentin e këndimit të himnit të Shqipërisë nuk është vendosur himni kombëtar i kuqezinjve, por një himn tjetër.

Menjëherë reaguan lojtarët kuqezi, të cilët refuzuan t’ua japin dorën lojtarëve francezë. Pas pesë minutave, u intonua himni i Shqipërisë dhe ndeshja nisi.

Për momentin, Franca është duke fituar me rezultat 2:0.

Continue Reading

Sport

Publikohen bisedat ku zbulohet Sergio Ramos duke kërkuar ndihmë nga Federata Spanjolle për të fituar Topin e Artë

Published

on

Është zbuluar një bisedë e mbrojtësit spanjoll Sergio Ramos që kërkon ndihmë nga Federata Spanjolle e Futbollit për të fituar Topin e Artë në vitin 2020.

Sipas gazetës spanjolle Confidencial përmes gazetës Mundo Deportivo, kapiteni i atëhershëm i Real Madridit, Ramos u regjistrua duke biseduar me kreun e Federatës Spanjolle të Futbollit, Luis Rubiales.

Gjatë bisedës së dyshes, Ramos u dëgjua duke kërkuar rastin e tij për t’u bërë fitues i çmimit prestigjioz dhe po kërkonte hapur mbështetjen e Rubiales në përpjekjen e tij për t’u bërë mbrojtësi i parë që nga Fabio Cannavaro që fiton Topin e Artë.
“Ti e di që unë kurrë nuk të kam kërkuar asgjë, por nëse dua ta bëj sot, kjo është sepse mendoj se ky ka qenë një vit i veçantë për performancat që kam dhënë”, dëgjohet fillimisht Ramos duke i thënë Rubialesit.
“Do të doja që të më ndihmoni në çfarëdo mënyre që mundeni dhe të përdorni lidhjet tuaja në UEFA në lidhje me Topin e Artë ”.

“Do të të isha mirënjohës gjatë gjithë jetës sime, jo vetëm për mua, por edhe sepse mendoj se futbolli spanjoll e meriton shumë”, përfundon mbrojtësi.

‘Performancat speciale’ që tha mbrojtësi spanjoll ishin në lidhje me përpjekjet e tij për të ndihmuar Los Blancos për të fituar titullin e La Ligës atë sezon.

Në mes të pandemisë së Covid 19, sezoni u ndërpre në mars dhe rifilloi në qershor 2020. Dhe Madridi u kthye në formë të shkëlqyer.

Ramos dhe ekipi i tij ishin në një seri prej 11 ndeshjesh të pamposhtur, duke përfshirë një seri prej 10 fitoresh që siguruan përfundimisht titullin e ligës.

Sipas Mundo Deportivo, Rubiales ka dhënë një përgjigje në të cilën i ka thënë Ramosit se e meriton të fitojë Topin e Artë dhe i ka uruar fat kapitenit të Real Madridit për sezonin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve.

Rubiales deklaroi gjithashtu se ndërsa ai nuk ka fuqi në vendosjen e fituesit të çmimit, ai do të ishte i gatshëm të ndihmonte në çdo mënyrë që të mundte.

Megjithatë, për shkak të pandemisë në vazhdim, edicioni i Topit të Artë për vitin 2020 u anulua. Gjë që me siguri e ka zhgënjyer Ramosin.

Por, askush nuk ishte më i zhgënjyer se Robert Lewandowski i Bayern Munichut, i cili ishte favorit i qartë për të fituar çmimin atë vit pasi shënoi më shumë gola se kushdo tjetër në Evropë, ndërkohë që skuadra e tij fitoi më shumë trofe, duke përfshirë Ligën e Kampionëve.

Ramos tani luan për kampionët francezë Paris Saint Germain, por duroi një sezon të parë të vështirë në Parc des Princes pas një sezoni të goditur nga lëndime të shumta.

Continue Reading

Sport

Lewandowski i gatshëm të detyrojë Bayernin ta pranojë transferimin e tij te Barcelona

Published

on

E ardhmja e Robert Lewandowskit nuk është e qartë, dhe sulmuesi i Bayern Munichut po bën gjithçka që mundet për të detyruar të largohet nga Bavaria në mënyrë që t’i bashkohet me Barcelonën këtë verë.

33-vjeçari nuk ka qenë i turpshëm të pranojë dëshirën e tij për t’u larguar nga kampionët gjermanë në afatin kalimtar aktual, pavarësisht synimeve të klubit për ta mbajtur atë ose për ta shitur sipas kushteve të tyre.

Para-sezoni do të fillojë më 12 korrik, por Lewandowski nuk ka në plan të paraqitet në qendrën stërvitore.

Ish-agjenti i sulmuesit, Mail Barthel ka shkuar aq larg sa ka sugjeruar se ai do të ishte i gatshëm të ‘godiste’ në mënyrë që të siguronte largim e tij.

“Tashmë konsiderohej se ai nuk do të paraqitej në stërvitje. Besoj se Roberti nuk do të paraqitet në stërvitje”, ka thënë Barthel, duke iu referuar kohës kur Lewa donte të largohej nga Borussia Dortmund për t’iu bashkuar Bayernit.

Barcelona thuhet se tashmë ka bërë tri oferta duke shkuar deri në 40 milionë euro, por Bayerni ende nuk është bindur.

Continue Reading

Sport

Barcelona konfirmon mbledhjen e 267 milionë eurove nga marrëveshja e të drejtave televizive, hapet rruga e transferimeve të reja

Published

on

Barcelona ka njoftuar një marrëveshje që do t’i shohë ata të mbledhin 267 milionë euro nga shitja e 10 për qind të të drejtave të tyre televizive në La Liga tek firma globale e investimeve Sixth Street Partners.

Anëtarët e bordit në Camp Nou votuan më 16 qershor për të shitur 25 për qind të të drejtave të transmetimit për një ose më shumë investitorë.

Tani është rënë dakord dhe është konfirmuar nga vet faqja zyrtare e Barcelonës se klubi ka shitur 10 për qind të të drejtave televizive për 25 vitet e ardhshme.

Shifra që klubit nga Camp Nou do ta fitojë nga kjo marrëveshje me Sixth Street është plot 257 milionë euro.

“Ne po aktivizojmë levat ekonomike dhe po zbatojmë strategjinë tonë të durueshme, të qëndrueshme dhe efikase për të forcuar bazën financiare të klubit”, ka thënë fillimisht Presidenti Joan Laporta.

“Sixth Street është një mbështetës i dëshmuar i futbollit, një investitor me përvojë në të gjithë sportet dhe mediat globale dhe një partner që do të kontribuojë me njohuri dhe burime të rëndësishme duke na lejuar të menaxhojmë në mënyrë të pavarur operacionet tona”, përfundoi ai.

Laporta zbuloi pas kthimit në detyrë në Camp Nou për një periudhë të dytë si president i klubit se ai kishte trashëguar mbi 1 miliardë euro borxh nga regjimi i paraardhësit të tij Josep Maria Bartomeu.

Këto shqetësime për paratë kontribuuan që shtatë herë fituesi i Topit të Artë, Lionel Messi, të largohej në Paris Saint-Germain si lojtar i lirë, pa fonde në dispozicion për t’i dhënë argjentinasit një kontratë të re.

Barça ka qenë në gjendje të sjellë lojtarë që atëherë, si Ferran Torres dhe Pierre-Emerick Aubameyang në janar, por ata janë shumë të vetëdijshëm për nevojën për të balancuar financat.

Biznesi jashtë fushës po e ndihmon këtë kauzë, e cila duhet të çojë në përfitime që shihen në fushë.

Xavi shpreson të jetë në një pozicion për të forcuar radhët e tij këtë verë, me Barçën që vazhdon të lidhet me një numër emrash të mëdhenj.

Robert Leëandoëski është më i shquari prej tyre, me sulmuesin polak duke e bërë të qartë se ai do të dëshironte t’i bashkohej gjigantit të La Ligës nga kampionët e Bundesligës, Bayern Munich. /Telegrafi/

Continue Reading

Aktuale