Connect with us

Lajme

Ziadin Sela: 20% është ofendues për shqiptarët

Published

on

Ekspertë të Komisionit të Venecias dje kanë takuar përfaqësuesit të partive, për të marrë mendime rreth ligjit për gjuhët dhe më pas ata ta përgatitin raportin përfundimtar për këtë, shkruan in7.

Për kreun e Aleancës për Shqiptarët, për këtë ligj nuk është e domosdoshme që të vendosin komisione të jashtme, por ky ligj mundet, sipas tij, të vendoset vetëm në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.

“Me fjalë të tjera ishte një marifet politik për ta vonuar sjelljen e ligjit dhe tani do të merremi me këtë marifetin politik edhe me Komisionin e Venecias. Realisht ata që vendosin për gjuhën, se cilat duhet të jenë gjuhët zyrtare dhe ku duhen përdorur, nuk është as një komision i jashtëm, por ky institucion ky, parlamenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut”, ka thënë kreu i ASH, Zijadin Sela.

Më tej kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, para gazetarëve ka shtuar se ai para përfaqësuesve të Komisionit të Venecias ka shprehur shqetësimin për ofendimin që i bëhet gjuhës shqipe, në këtë ligj duke e quajtur gjuhën shqipe si gjuhë që e flasin 20% e qytetarëve.

“Kryesisht vërejtjet kanë të bëjnë me definicionin për gjuhën shqipe, ne si subjekt politik insistojmë përsëri që me ndryshimet kushtetuese të mos ketë definicone ofenduese për gjuhën shqipe, sepse nuk mund të ketë gjuhë që e flasin mbi ose nën 20% sepse kështu merr formën e një të drejte përkohshme. Kjo gjuhë është gjuha që e flasin shqiptarët dhe është gjuha shqipe që duhet të rregullohet me kushtetutë”, ka thënë kreu i ASH-së, Ziadin Sela, duke shtuar se ASH-ja i qëndron ende mendimit që bankënotat dhe uniformat të jenë në dy gjuhë.

Përfaqësuesit e Delegacionit të Komisionit të Venedikut kanë realizuar takime edhe me grupet e deputetëve të LSDM-së, BDI-së, VMRO-DPMNE-së dhe 8-të deputetëve të përjashtuar nga VMRO-DPMNE. Ata gjithashtu do të realizojnë takime me Lëvizjen BESA.

Pjesët kontestuese në ligjin për gjuhët mbeten bankënotat dhe uniformat e forcave të rendit. Kjo bëri që Qeveria të kërkojë mendim nga Komisioni i Venecias, për të vërtetuar kushtetutshmërinë e ligjit.

Continue Reading

Bota

Hovenier këndon himnin amerikan për nder të Ditës së Pavarësisë së SHBA-së (Video)

Published

on

Në oborrin e Ambasadës Amerikane në Kosovë po zhvillohet një manifestim në përkujtim të Ditës së Pavarësisë Amerikane.

Kryeparlamentari Glauk Konjufca dhe kryetarja Vjosa Osmani janë në mesin e disa personaliteteve publike.

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier, ka performuar edhe himnin kombëtar para të ftuarve për të intensifikuar edhe më shumë natyrën emocionale të kësaj ceremonie.

“I lumtur të pres partnerët dhe miqtë kosovarë këtë mbrëmje, ndërsa shënojmë përvjetorin e 246-të të Ditës së Pavarësisë. Faleminderit që festuat me ne” shkroi Hovenier në Twitter.

Continue Reading

Lajme

Propozimi francez, grup i qytetarëve proteston para Qeverisë

Published

on

Pasditen e sotme para godinës së Qeverisë një grup i qytetarëve po proteston kundër propozimit të ri francez.

Protestuesit me flamuj qëndrojnë para Qeverisë, ndërkaq kërkojnë dorëheqjen e ekzekutivit, ndërsa thonë se i njëjti është i dëmshëm për interesat shtetërorë.

Përndryshe, edhe VMRO-DPMNE-ja opozitare ka paralajmëruar protesta kundër këtij propozimi me arsyetimin se qeveria pronon bullgarizimin e vendit. /Telegrafi/

Continue Reading

Kosovë

Policia jep detaje për aksionin në veri, gjeti laborator për kultivimin e kanabisit

Published

on

Policia e Kosovës pas hetimeve paraprake, sot ka parashtruar kërkesë për urdhër-kontroll në organet e drejtësisë për kontrollin e një objekti pronë e të dyshuarit G.J., në Leshak të Leposavicit, pasi në objekt dyshohej se kultivohej bima e kanabisit.

Sipas Policisë, pas marrjes së këtij urdhri, sot rreth orës 10:10, gjatë realizimit të kontrollit të objektit, në dy kate të tij, janë gjetur pajisje për kultivimin e kanabisit me vlerë qindra-mijëra euro.

“Laboratori ishte i pajisur mirë dhe ishte në gjendje të gatshme për të filluar mbjellja e bimëve të kanabisit, pra aty mungonin vetëm bimët, pasi gjithçka tjetër ishte e gatshme. Në konsultim me prokuroren ka filluar sekuestrimi i pajisjeve që janë gjetur në atë ndërtesë.

I dyshuari gjendet në arrati, kurse policia do të vazhdojë me hetimin dhe kompletimin e rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Continue Reading

Aktuale