Connect with us

Lajmet kryesore

Sipërmarrësi amerikan i marihuanës takon Zaev ‘fshehtas’

Published

on

Moguli apo manjati legal i marihuanës, Mike Straumietis, i njohur ndryshe, në Instagram, si Big Mike dhe Marihuana Don, ditë më parë ka postuar foto të takimeve të tij me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, Ministrin e Shëndetësisë Venko Filipce dhe kryetarin e komunës Qendrën e Shkupit, Sasa Bogdanoviq, shkruan balkaninsight, transmeton in7.

“Sapo u takuam me Kryeministrin e Republikës së #NorthMacedonia @zoranzaev dhe ne biseduam shumë për # Kanabis. Më lejoni t’ju them, ky vend ka një potencial të madh, dhe unë jam i entuziazmuar që jam pjesë e shndërrimit të Maqedonisë në një nga Superfuqitë e para të Evropës në Kanabis”, ka shkruar Straumietis në Instagram.

“Gjërat e mëdha vijnë, prandaj rrini zgjuar,” ka shtuar ai.

Lajmi për vizitën e tij në Maqedoninë e Veriut i ka befasoi mediat pasi qeveria nuk ka bërë asnjë njoftim për vizitën ose bisedimet e zhvilluara në këtë takim.

Nga qeveria ka pasur vetëm një njoftim të shkurtër, edhe atë pasi ky takim u zbulua nga mediat. Në njoftim qeveria thjesht është aryetuar që përfaqësuesit e saj, përfshirë këtu edhe kryeministrin, kanë takime pune për çështje ekonomike çdo ditë, dhe se ata nuk kanë asnjë detyrim të informojnë publikun për të gjithë.

“Nuk ka asnjë standard apo praktikë profesionale për të informuar publikun për të gjitha takimet e punës [që zhvillohen] në qeveri”, thuhet në njoftimin e qeverisë.

Mungesa e informacionit ka ngjallur shumë spekulime për natyrën e vizitës.

Straumietis është bërë një personazh i famshëm në Instagram duke postuar fotografi nga jeta e tij luksoze. Shumë nga postimet e tij përfshijnë fotografi ku ai është i rrethuar nga femra gjysëm të zhveshura, me avionë privatë dhe me bimë të marihuanës, ose nga kombinim i të treve.

I lindur në Portland, Oregon-SHBA, Straumietis është Drejtori Ekzekutiv i “Advanced Nutrients”, një firmë me bazë në Kanada që është një nga lojtarët më të mëdhenj në arenën ndërkombëtare të kanabisit, duke prodhuar lëndë ushqyese dhe suplemente posaçërisht për kultivuesit e marihuanës.

Thuhet se ai milionat e tij i bëri falë ligjeve gjithnjë e më të lehta të SH.B.A.-së për kanabisin.
Maqedonia e Veriut legalizoi rritjen e marihuanës për qëllime medicinale në vitin 2016 përmes ndryshimeve në Ligjin për Kontrollin e Barnave Opioide dhe Substancave Psikotrope.

Kryeministri socialdemokrat Zaev, i cili erdhi në pushtet në mes të vitit 2017, është gjithashtu një mbështetës i idesë së zgjerimit të rritjes së marihuanës në vend, dhe u ka kërkuar sipërmarrësve që të përfshihen në këtë biznes potencialisht fitimprurës.

Vlen të theksohet se familjari i tij, Trajçe Zaev tashmë është një nga investitorët më të mëdhenj në këtë biznes në vend, dhe shumë nga të afërmit e Zaev janë duke u përfshirë.

Maqedonia e Veriut shpreson të marrë një pjesë të shitjeve në të gjithë botën e marihuanës medicinale, që në vitin 2018 ka tejkaluar 7 miliardë euro. Disa vlerësime sugjerojnë që kjo shifër pritet të trefishohet gjatë tre viteve të ardhshme./përktheu dhe përshtati in7/

BURIMI: Balkan Insight

Continue Reading

Lajme

Sërish rriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni

Published

on

By

Sërish rriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit (KRRE), miratoi vendimin, me të cilin kryhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 1,23 % në raport me vendimin e datës 12.10.2021.

Në periudhën e kaluar shtatëditore të gjitha çmimet referente në bursat botërore, mesatarisht shënojnë rritje edhe atë: te benzina për 2,197 %, te nafta për 2,842 %, te vaji ekstra i lehtë për 2,853 % dhe te mazuti për 0,554%.

Në të njëjtën periudhë kursi i denarit në raport me dollarin është më i lartë për 0,164%.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe ЕUROSUPER BS-98, si dhe të EURODIZELIT (D-Е V) dhe të VAJIT EKSTRA TË LEHTË PËR AMVISËRI (ЕL-1) rriten për 1,00 den/litër, në raport me çmimet e shitjes me pakicë, të përcaktuara me vendimin e e përcaktimit të çmimieve më të larta të shitjes me pakicë të derivateve të naftës dhe të lëndëve djegëse të transportit të datës 12.10.2021.

Çmimi i shitjes me pakicë i Mazutit М-1 SU rritet për 0,249 den/kilogram dhe tani do të jetë 43,010 den/kg.

Nga data 19.10.2021, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

Benzinë për motorë EUROSUPER BS95 – 76,50 (denarë/litër)
Benzinë për motorë EUROSUPER BS98 – 78,50 (denarë/litër)
Naftë për motorë EURODIZEL BS (D-E V) – 68,50 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) – 68,00 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 43,010 (denarë/kilogram).

Nga KRRE thonë se këto janë çmimet maksimale të derivateve të naftës nga ora 00:01 e datës 19.10.2021.

Continue Reading

Kosovë

Bahtiri pajtohet me humbjen: Telefonon Bedri Hamzën për t’ia uruar fitoren

Published

on

By

Bahtiri pajtohet me humbjen: Telefonon Bedri Hamzën për t’ia uruar fitoren

Bahtiri pajtohet me humbjen: Telefonon Bedri Hamzën për t’ia uruar fitoren

Ish kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri, është pajtuar me humbjen që ka pësuar dje në zgjedhjet lokale, shkruan Gazeta Metro.

Bahtiri, përmes një postimi në Facebook tha se e kishte telefonuar Bedri Hamzën, kandidatin e PDK’së që doli i pari në këto zgjedhje.

Ai shkroi se në garë është e natyrshme që dikush fiton e dikush humb dhe këtë e vendos populli.

‘’ Mbrëmë kam telefonuar kundërkandidatin Bedri Hamza, të cilit i urova fitore. Në këtë bisedë të shkurtër, e sigurova që të gjitha punët do të jenë të përgatitura për t’ia përcjellë kur të vjen procesi i pranim-dorëzimit dhe kërkova që projektet e filluara mos të ndërpriten’’, shkroi Bahtiri.

Kujtojmë se Bahtiri mblodhi vetëm 34.40% të votave nga qytetarët mitrovicas.

Hamza arriti të mbledhë 53.86% të votave nga qytetarët e Mitrovicës.

Postimi i plotë:

”Në zgjedhjet e djeshme për kryetar komune, edhe njëherë treguam se zgjedhjet janë të lira dhe demokratike e me një proces pa asnjë problem.

Natyrisht në garë dikush fiton dhe dikush tjetër humb dhe kjo vendoset nga populli. Falenderoj qytetarët që për dy herë radhazi më kanë dhënë besimin mua për të udhëhequr Mitrovicën. Gjithashtu, falenderoj shumë të gjithë qytetarët që edhe kësaj radhe besuan në mua duke më votuar.

Mbrëmë kam telefonuar kundërkandidatin Bedri Hamza, të cilit i urova fitore. Në këtë bisedë të shkurtër, e sigurova që të gjitha punët do të jenë të përgatitura për t’ia përcjellë kur të vjen procesi i pranim-dorëzimit dhe kërkova që projektet e filluara mos të ndërpriten.

Do të jem gjithmonë në shërbim të Mitrovicës”/gazetametro.net

Continue Reading

Bota

Të paktën 24 persona të vdekur nga vërshimet në Indi, 5 fëmijë në mesin e tyre

Published

on

By

Të paktën 24 persona të vdekur nga vërshimet në Indi

Të paktën 24 persona kanë vdekur nga vërshimet në jug të Indisë, pasi shirat e rrëmbyeshëm kanë dëmtuar shtratin e ujit të lumenjve.

Pesë fëmijë janë në mesin e të vdekurve.

Ka shqetësime se numri i viktimave mund të rritet pasi disa persona janë ende të zhdukur.

Shumë shtëpi i ka marrë uji dhe njerëzit janë bllokuar në rajonin Kotajam në shtetin Kerala.

Incizimet nga ajo zonë kanë shpërfaqur një autobus me pasagjerë duke u shpëtuar pasi rrotat janë bllokuar në ujë.

Kotajam dhe Iduki janë dy rajonet e prekura më së keqi.

Disa ditë me mot të tillë kanë rezultuar edhe me rrëshqitje të dheut.

Shumë helikopterë janë duke u përdorur për të dërguar furnizime në zonat ku janë bllokuar njerëzit, kanë thënë zyrtarët.

Mijëra persona janë evakuuar dhe mbi 100 kampe të shpëtimit janë krijuar në shtetin Kerala, kanë thënë autoritetet.

Kryeministri indian, Narendra Modi, ka thënë të dielën se ka folur me autoritetet e këtyre zonave rreth situatës së krijuar.

“Është ditë e rëndë që kanë vdekur shumë persona për shkak të shirave të rrëmbyeshëm dhe rrëshqitjeve të dheut në Kerala. Ngushëllimet e mia për familjarët”, ka thënë Modi.

Continue Reading

Aktuale