Connect with us

Lajme

Është vendosur, lëndët e Speciales do ti marrë Prokuroria Publike

Published

on

Prokuroria publike konfirmoi- do i marrë lëndët e Prokurorisë Speciale. Zyrtarisht vendimi është marrë në kolegjiumin e sotëm të prokurorëve publik në të cilin është shqyrtuar raporti për Katica Janevën.

“Qëndrimi i këtillë bazohet në pozitën kushtetuese të Prokurorisë publike si organ i vetëm kompetent shtetëror për ndjekjen e kryerësve të veprave penale dhe veprave tjera të dënueshme me ligj, parimi i legjitimitetit të ndjekjes penale, sipas të cilit prokurori publik është i obliguar të bëjë ndjekje penale nëse ekzistojnë prova se është kryer vepër penale për çka ndiqet sipas detyrës zyrtare, si dhe obligimi në emër të shoqërisë të kujdeset për efikasitetin e sistemit penal-juridik, duke respektuar parimin e sigurisë juridike të qytetarëve si vlerë themelore e sundimit të së drejtës. Procesi ndaj lëndëve konkrete do vazhdojë në prokuroritë publike kompetente”-thonë nga Prokuroria Publike.

Dhe derisa Prokuroria publike e zgjidhi fatin e lëndëve të dala nga “bombat”, grupet e punës në takim në Ministrinë e drejtësisë nuk i harmonizuan qëndrimet për funksionimin e PSP-së në të ardhmen. Në takim ishte edhe prokurorja Lençe Ristovska.

 

“Lidhur me të gjitha ndodhitë aktuale, kur do kemi informata të cilat do mundemi t’i publikojmë, më besoni se do i publikojmë. Besoj se këtyre ditëve do keni i9nformata edhe nga Prokuroria speciale publike që do publikohen në internet faqen tonë”-tha Lençe Ristovska, prokurore speciale.

Ekspertët të ndarë. Sipas disa prej tyre, PSP duhet të mbetet dhe t’i vazhdojë hetimet dhe të zgjidhet Prokuror i ri special. Sipas të tjerëve, me ligjin, PSP e hum autonominë dhe me këtë hetimet e dala nga “bombat” do të harrohen. Për të tretët, më me rëndësi është të miratohet ligji për prokurori publike. Për profesorin Gordan Kallajxhiev, me zgjidhjen e re ligjore, PSP “varroset”, e humb autonominë dhe kthehet në nivelin e prej para katër vjetëve.

“Unë personalisht iu shmanga bisedës pa koncept për fatin e PSP-së në kuadër të Prokurorisë, sidomos jo për shuarjen e PSP-së pa vlerësim pse duhet të shuhet dhe kapacitetet e saja t’i marrë prokuroria publike. Ne nuk kemi vlerësim për suksesin edhe për njërën edhe për prokurorinë tjetër për të vlerësuar se kush e meriton. Koncepti i Ministrisë së Drejtësisë është që ta shuajë PSP-në dhe të funksionojë Prokuroria e Villmës”-tha Gordan Kallajxhiev, ekspert juridik.

Akademiku Vllado Kambovski thekson se edhe në dispozitat e posaçme të ligjit të tanishëm të PSP-së është paraparë që për çështjet e parregulluara do të zbatohet ligji i tanishëm i Prokurorisë publike ku ekzistojnë dispozita për marrjen e lëndëve të PSP-së.

“PSP-ja luajti një rol, kushtimisht thënë një periudhë të tranzicionit, ku përmbushi funksionin e saj, hapi një seri procesesh, me shumë guxim, por si një institucion i jashtëzakonshëm dhe kështu në bazë të Ligjit për PSP kishte një kohëzgjatje të caktuar, si institucion, por duhet të inkorporohet sepse supozohet se, së bashku me reformat e sistemit gjyqësor, ngadalë Prokuroria Publike si një institucion në tërësi fuqizohet që të merret në mënyrë efektive me problemet e krimit, veçanërisht me krimin e lartë dhe korrupsionin”-tha Vlado Kambovski, ASHAM.

Për koalicionin për gjykim të drejtë për lëndët duhet të veprohet edhe më tutje dhe të kenë epilog gjyqësor.

“Qëndrimi i Grupit Blu Print për monitorimin e reformës në drejtësi është që PSp, si organ duhet të ekzistojë dhe të funksionojë brenda hierarkisë dhe subordinimit të sistemit të prokurorisë publike, por me njëfarë pavarësie që është parashikuar deri më tani”-pohoi Natali Petrovska, Koalicioni për Gjykime të Drejta.

Dje, Alsat njoftoi se Prokuroria Publike do ti marrë përsipër lëndët e PSP-së.

ALSAT

Continue Reading

Lajme

Edhe në sondazhin e ri Taravari shumë pranë Ahmetit

Published

on

By

Lideri i ASH-së, Arben Taravari sërish i afrohet me popullaritet atij të BDI-së, Ali Ahmeti. Në sondazhin e fundit realizuar nga Instituti për Politika Publike (IPP) “Arbën Xhaferi”, Taravari është katër përqind pas Ahmetit.

Sondazhi i Institutit për Politika Publike Arbën Xhaferi për matjen e opinionit publik shqiptar në Maqedoninë e Veriut


“Sondazhi i IPP Arbën Xhaferi i realizuar ekskluzivisht me shqiptarë në Maqedoninë e Veriut tregon se kur bëhet fjalë për opinionin publik për liderët partiakë, Ali Ahmeti (BDI) është më i popullarizuari, me besueshmëri neto prej zero (neutrale) dhe 49.7% të opinioneve pozitive. Arben Taravari (ASh) qëndron afër si i dyti, me besueshmëri neto prej -9.4 dhe 45% të opinioneve pozitive”, thuhet në sondazhin e relaizuar nga IPP “Arbën Xhaferi”.
Pas Ahmetit dhe Taravarit radhitet Izet Mexhi, si figure politike e popullarizuar te shqiptarët edhe pse nuk është kryetar partie. Pas Mexhitit janë Kasami i Besës dhe lideri i Alternativës, Gashi radhitet i fundit.
“Pas tensioneve të brendshme në BDI, Izet Mexhiti, lideri i fraksionit brenda BDI-së i njohur si “Grupi i Zjarrit” është lideri i tretë partiak më i popullarizuar me besueshmëri neto prej -28.8% dhe 35.3% të opinioneve pozitive. Bilall Kasami (Lëvizja Besa) renditet i katërti, me besueshmëri neto prej -43% dhe 28.2% të opinioneve pozitive. Lideri partiak me përkrahjen më të vogël popullore është Afrim Gashi (Alternativa), me besueshmëri neto prej -74.6% dhe vetëm 12.4% të opinioneve pozitive”, thuhet më tej në sondazhin e relaizuar nga IPP “Arbën Xhaferi”.
30.8% e shqiptarëve kanë thënë se do të votonin për BDI-në nëse zgjedhjet parlamentare do mbaheshin nesër. ASh renditet e dyta me 14.9%, e ndjekur nga Lëvizja Besa me 9.6%. Alternativa do të merrte vetëm 2% të votave, ndërsa PDSH është fare afër zeros (0.3%). Ndër partitë maqedone, 1.6% e shqiptarëve do të votonin për LSDM-në dhe vetëm 0.1% për VMRO-DPMNE-në.

Sondazhi i Institutit për Politika Publike Arbën Xhaferi për matjen e opinionit publik shqiptar në Maqedoninë e Veriut


“Interesante është se në mesin e atyre që kanë thënë se do të votonin për BDI-në, një e treta prej tyre (31.7%) do të zgjidhnin të votonin për “Grupin e Zjarrit” në rast se ky fraksion do të kandidonte si i pavarur nga BDI-ja. Kjo do të ndikonte seriozisht në skenën politike shqiptare, duke ulur përqindjen e votave të BDI-së në 19.5%, ndërsa “Grupi i Zjarrit” do të renditej si forca e katërt politike me 9.3%”, qendron në sondazhin e relaizuar nga IPP “Arbën Xhaferi”.
Sondazhi është realizuar me 1,000 të anketuar të moshës 18 vjeç e lart ku pjesëmarrësit janë anketuar ndërmjet 15 dhe 21 marsit përmes intervistave telefonike. Hulumtimi është kryer duke përdorur metodologjinë e përzgjedhjes rastësore, duke siguruar një përfaqësim gjithëpërfshirës të popullatës shqiptare në Maqedoninë e Veriut, bazuar në karakteristikat demografike si gjinia, mosha, arsimi, si dhe njësia zgjedhore dhe komuna ku ata jetojnë. Margjina e gabimit është 3.1 pikë, me një nivel besimi 95 për qind.

Continue Reading

Lajme

Taravari: Me anëtarësimin në NATO, Maqedonia e Veriut është bërë shtet i sigurt

Published

on

By

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari, thotë se me anëtarësimin në NATO, Maqedonia e Veriut është shtet i sigurt dhe larg çdo rreziku të sovranitetit dhe integritetit.
Në Facebook ai shkruan se RMV si anëtare e NATO-s jep kontributin e saj për çdo vend në të cilin duhet të sigurohet paqja botërore.
“Më 27 mars të vitit 2020, Republika e Maqedonisë së Veriut u bë anëtare më e re në NATO. Nga ky moment RMV, si pjesë e Aleancës më të fuqishme Veriatlantike, është shtet i sigurtë dhe larg çdo rreziku të sovranitetit dhe integritetit të vendit. RMV, si anëtare e NATO-s, jep kontributin e saj për çdo vend në të cilin duhet të sigurohet paqja botërore. Agresioni rus kundër Ukrainës duke rrezikuar sigurinë globale, edhe njëherë dëshmoi se duke qenë pjesë e NATO-s, qytetarët tanë dhe vendi janë të mbrojtur nga ana e aleancës së shteteve më të fuqishme në botë”.
“Aleanca për Shqiptarët kishte fatin që të kontribuojë në procesin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO. ASh me dinamikë dhe seriozitet të njëjtë do të japë kontributin politik dhe programor në përshpejtimin e procesit të anëtarësimit në BE së bashku me sfidat e ndryshimeve kushtetuese që janë parakusht dhe objektiv parësor i anëtarësimit të vendit në BE”, ka shkruar Taravari me rastin e 3 vjetorit të anëtarësimit të RMV-së në NATO.

Continue Reading

Lajme

Anëtarë te Besës nga Gostivari kalojnë në ASH

Published

on

By

Katër anëtarë nga Lëvizja BESA nga Gostivari, sonte kanë kaluar në ASH. Kjo është dëshmuar përmes një fotografie të publikuar në rrjetet sociale ku ata shihen bashkë me kryetarin e ASH, Arben Taravari ku i shoqëron edhe kryetari i Degës së ASH-së në Gostivar, Gazmend Abdija.
Fotografia të cilën e ka publikuar Abdija mbanë shkrimin “Aleanca për Shqiptarët çdo ditë po forocohet”.
Ky kalim kalim i katërshes, e cila ka qenë në krye të BESËS në Gostivar, është festuar me një kafe të përbashkët.
Ndryshe, jo zyrtarisht ditëve në vazhdim pritet edhe anëtarë dhe  simpatizantë të tjerë nga Lëvizja Besa në Gostivar të kalojnë në ASH.

Continue Reading

Aktuale