Connect with us

Lajme

Aksion antidrogë, arrestohen 12 persona në Tetovë dhe Gostivar

Published

on

Në kuadër të një aksioni policor për parandalimin e shpërndarësve dhe përdoruesve të substancave narkotike dhe psikotrope, Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë ka arrestuar 12 persona, nga të cilët tre në Tetovë dhe nëntë në rajonin e Gostivarit, njofton in7.

Më 05.09.2019 në orën 17.20, oficerë policor nga SPB e Tetovës kanë arrestuar G.R (42) nga Reçica e Vogël, pasi gjatë kontrollit me urdhër të gjykatës, në makinën e tij të markës “Volkswagen Pasat”, është gjetur dhe konfiksuar substancë narkotike të tipit mariuhanë. Pas dokumentimit të rastit, kudër tij do të paraqitet parashtresë adekuate.

Më 05.09.2019 rreth orës 21:00 në rrugën rajonale Bogovinë-Pirok, oficerë policor të SPB Tetovë, kanë privuar nga liria L.A (22), nga Fshati Pirok, pasi gjatë ekzaminimit të makinës së tij të markës “Golf 4” me targa të Tetovës, e drejtuar nga 57 vjeçari T.A nga fshati Kopanicë, në të cilin ishte edhe A.L tek i cili është gjetur dhe konfiakuar mariuhanë. Pas dokumentimit të rastit, kudër tij do të paraqitet parashtresë adekuate.

Poashtu për shkak të posedimit të mariuhanës, policia gjatë një kontrolli në rrugën ‘Goce Delçev’ ka arrestuar edhe V.M (36), nga Tetova.

Ndërkaq në Gostivar dje më 05.09.2019 rreth orës 4 pasdite në rrugën Goce Delçev janë arrestuar J.T (50) nga f. Raven, R.A (37) nga f. Senokos, V.A (45) nga f. Negotinë, S.B (57) nga f. Dobridol, J.A (38) nga f. Belovishte, M.J (53) nga f.Debresh dhe G.I (48), I.A (52) e K. S(49), që të gjithë nga Gostivari, pasi tek ta është gjetur substancë narkotike e tipit Heroinë. Pas dokumentimit të rastit, kudër tij do të paraqitet parashtresë adekuate./in7.tv/

Continue Reading

Lajme

Kohë shtesë për vendet ku është ndërprerë votimi, thonë nga KSHZ

Published

on

Nga KSHZ thonë se deri më tani nuk është raportuar për ndërprerje të votimit më tepër se tre orë, përcjell Alsat. Lubka Guguçevska nga KSHZ sot deklaroi se ka pasur vonesa për shkak të problemeve me aparatet për fingerprint, por që koha e votimit do të kompensohet në ato vendvotime ku ka pasur vonesa.

“Sa i përket ndërprerjes së votimit. Kemi raste në shumë vendvotime. Në rast se ndërprerja ka qenë më pak se një orë, votimi do të përfundojë në ora 19:00. Nëse ndërprerja ka zgjatur një deri në tre orë, në këtë rast do të vazhdohet për aq sa ka zgjatur ndërprerja. Nëse ndërprerja ka qenë dy orë, atëherë do të vazhdohet votimi deri në ora 21:00”, deklaroi Lubka Guguçevska, zëdhënëse e KSHZ-së.

Continue Reading

Kosovë

Komunat me shumicë serbe me daljen më të madhe në votime

Published

on

8,26 për qind e qytetarëve që kanë të drejtë vote kanë votuar deri tani në Kosovë.

Ndërsa, komunat me përqindjen më të madhe të daljes në zgjedhje janë ato me shumicë serbe.

Në Zveçan kanë votuar deri tani 29,42 për qind e qytetarëve apo 2 mijë e 24 qytetarë.

Në Komunën e Mitrovicës së Veriut deri tani kanë votuar 30.96 për qind e qytetarëve, apo 5 mijë e 486 qytetarë.

Në Leposaviq kanë votuar 20,49 për qind e qytetarëve apo 1 mijë e 696 qytetarë.

Continue Reading

Lajme

Zgjedhjet lokale, KSHZ: Jehona e votuesve deri në ora 11 është 10,22 për qind

Published

on

Komisioni Shtetërorë i Zgjedhjeve në konferencën e sotme për shtyp në ora 11:30, njoftoi se nga të dhënat e 2.544 vendvotimeve, respektivisht nga 73.1 për qind e vendvotimeve, deri në ora 11:00 kanë votuar gjithsej 135.906 qytetarë, gjegjësisht 10,22 për qind, shkruan Alsat. Nga KSHZ njoftojnë se më së paku votues deri në ora 11 janë regjistruar në Vrapçishtë.

“Më tepër dalje ka në komunën Novaci me 25.84 për qind, Kriva Pallanka me 20,44 për qind, Vevçani me 18.61 për qind. Ndërsa komuna me më së paku votues deri në ora 11 është Vrapçishta me 4.92 për qind”, tha Lubka Guguçevska nga KSHZ.

Continue Reading

Aktuale