Connect with us

Lajme

VMRO ka disa pyetje për Shilegovin

Published

on

Grupi i këshilltarëve të VMRO-DPMNE-së nga Qyteti i Shkupit, duke ndjekur populizmin dhe joangazhimin si duhet në veprimtarinë e kryetarit Petre Shilegov, pyet nëse interesat e biznesit të zyrtarëve qeveritarë fshihen pas aktiviteteve ndërtimore të Shilegovit, transmeton in7.

Ata kërkojnë që Shilegov të përgjigjet në pyetjet:

A fshihen interesat e biznesit të Petre Shilegovit dhe të qeveritarëve tjerë, pas asfaltimit të rrugëve të Shkupit?

Publiku meriton të dijë nëse kompanitë e asfaltit janë të afërta me familjen Zaevi?

A po e asfaltojnë Shkupin ndërmarrje nga Strumica të afërta me qeverinë?

A janë të angazhuara ndërmarrjet nga rrethi i biznesit të Vice Zaevit nënkontraktorët për punë në ndërmarrjen e qytetit “Drisla”?

A po fshihen pas ‘make-up-it’ të Shilegovit biznese që fitimet shkojnë në xhepat e qeveritarëve?

Nga VMRO-DPMNE, thonë se për gati dy vite pushtet, Petre Shilegov nuk ka filluar një projekt të vetëm, nuk ka projektuar dhe nuk ka filluar të ndërtoj as edhenjë bulevard të ri.Shilegov për dy vjet në pushtet nuk ka zgjidhur asnjë problem të rëndësishëm për qytetarët e Shkupit.

Continue Reading

Bota

Kokaina në çantat e fëmijëve, zbulohet operacioni miliona dollarësh i trafikantëve

Published

on

By

Kokaina në çantat e fëmijëve, zbulohet operacioni miliona dollarësh i trafikantëve

Pesë persona në Nju-Jork u akuzuan se kanë organizuar një rrjet të trafikimit të kokainës me vlerë miliona dollarë, duke përdorur çanta me të cilat fëmijët marrin ushqimin në shkollë.

Çantat e përdorura, shumica prej të cilave mbanin fotot e personazheve të dashur për fëmijët, dërgoheshin me postë në Nju-Jork dhe Masaçusets, sipas Prokurorit Special të Antidrogës. “Kjo ishte praktika normale e punës për këtë organizatë”, tha prokurorja speciale Bridget G. Brennan. “Por policisë nuk ia hodhën dot me këtë taktikë”.

Drejtuesit e kësaj bande, Carlos Duarte, 36 vjeç, dhe Alexis Garcia, 41 vjeç, akuzohen se kanë dërguar disa pako me çanta të mbushura me kokainë nga Porto Rico në Nju-Jork në periudhën maj 2020-korrik 2021.

Përveç tyre janë arrestuar edhe 3 persona të tjerë, Bryan Centeno-Rosado, 23 vjeç, Raul Sweeney, 27 vjeç, dhe Wesley Coddington, 43 vjeç. Hetuesit thanë se gjatë operacionit kanë sekuestruar 30 kilogramë kokainë.

Continue Reading

Lajme

ASH-dega Studeniçan: Ne mbështesim dhe përkrahim Azem Sadikin

Published

on

By

ASH-dega Studeniçan: Ne mbështesim dhe përkrahim Azem Sadikin

Dega e Aleancës për Shqiptarët (ASH) – në Komunën e Studeniçanit në rrethinë e dytë të zgjedhjeve lokale mbështet me strukturat e saj kryetarin aktual edhe për një mandat, Azem Sadiki.

Këtë e ka bërë të ditur kreu i degës së ASH-së në Karshiakë, Avdil Imeri. “Vendim shumë i lehtë për strukturat e Aleancës për Shqiptaret se kënd duhet te përkrahim më 31 tetor ne Karshiakë. Punët e mira i prekim dhe i shohim çdo ditë andaj apelojmë te çdo anëtar dhe simpatizues i ASH-së si dhe te çdo banor i komunës tonë që fuqishëm te mbështesim kryetarin aktual z. Azem Sadiki që të vazhdojnë punët e mira për banorët e Karshiakës. -Te votojmë drejt dhe pastër, #Voto11”, ka bërë të ditur Imeri.

Në anën tjetër, pak orë më parë sekretari gjeneral i Aleancës për shqiptarët (ASH), Arben Taravari i ftuar në Tv Klan-M duke folur për mbështetjen e partisë së tij për kandidatët nëpër komunat ku nuk garon ASH-ja në rrethinë e dytë, ka theksuar se anëtarësi e ASH-së në Studeniçan është për mbështetje të kryetarit aktual të komunës Azem Sadiki.

“Në Studeniçan në parim, edhe pse nuk e kemi biseduar, logjika ime është që duhet të përkrahet ai kandidat që nuk është i BDI-së. S’kemi qëndrim partie po në parim e shoh se anëtarësia më së shumti duan ta votojnë atë që nuk është BDI. Por përsëri ato le të vendosin vet”, ka theksuar Taravari.

Continue Reading

Lajme

MPB: Letërnjoftimet do të mund të merren edhe të shtunën dhe të dielën

Published

on

By

MPB: Letërnjoftimet do të mund të merren edhe të shtunën dhe të dielën

Në prag të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale, që do të mbahen të dielën (31 tetor), MPB informon se edhe të shtunën edhe të dielën do të punojnë shërbimet administrative në komunat ku do të ketë votim, ndërsa qytetarët do të mund t’i marrin letërnjoftimet.

Departamenti i Çështjeve Civile, përkatësisht drejtoritë për punë administrative të kësaj njësie organizative në kuadër të MPB-së në Kumanovë, Veles, Ohër dhe Tetovë me të gjitha njësitë rajonale në kuadër të tyre më 30.10.2021 do të punojnë në pranimin dhe lëshimin e letërnjoftimeve me orar të rregullt, prej orës 08.00 deri në 16.00.

Nga MPB njoftojnë se njëkohësisht, Departamenti për Çështje Administrative – Shkup do të punojë për pranimin dhe dhënien e letërnjoftimeve me orar të rregullt të punës nga ora 08:00 deri në 16:00 vetëm në objektin e RTVM-së më 30.10.2021 (e shtunë).

“Të dielën, më 31 tetor 2021, të gjitha njësitë organizative kompetente të listuara do të punojnë vetëm në dhënien e letërnjoftimeve të përgatitura për qytetarët me orar të punës nga ora 07:00 deri në 19:00, duke përfshirë edhe pikat e shpërndara në Shkup (Gjorçe Petrov, Beko, Butel dhe Draçevë)”, thonë nga MPB.

Continue Reading

Aktuale