Connect with us

Lajme

Shkatërrohet një grup kriminal, në arrest 10 persona

Published

on

Departamenti për Krim të Organizuar dhe Departamenti i Policisë Kriminale të Byrosë së Sigurisë Publike në Ministrinë e Brendshme, në bashkëpunim me SPB-në e Ohrit dhe Departamentin për Operacione Speciale të Policisë e në koordinim me Prokurorinë Themelore Publike në Strugë, kanë arrestuar një grup kriminal që merrej me shitjen e marijuanës në Strugë, Ohër, Manastir, Veles dhe në Tetovë, përcjell in7.

Në disa aksione të koordinuara deri më tani janë privuar nga liria 10 shtetas të RMV-së si dhe gjatë bastisjeve janë konfiskuar rreth 20 kg marijuhanë dhe droga të tjera si dhe shtatë makina dhe një motoçikletë.

Gjatë hetimit është konstatuar se udhëheqë i këtij grupi ka qenë strugani L.G (25), i cili ka qenë i angazhuar për furnizim, transmport dhe distribuim deri tel shtërshitësit e rrugës dhe M.D. (23), poashtu nga Struga, i cili drogën e ka fshehur në vikend shtëpinë e tij në fshatin Belicë e Epërme, ku atje është paketuar dhe i është dorëzuar  L.G. për shitje të mëtutjeshme.

Në fillim të muajit gusht, në rrugën regjionale Prespë-Manastir, gjatë një kontrolli në makinën e markës ‘Mazda’ me targa të Velesit, e drejtuar nga D.D (38)nga Velesi, kanë hasur 4,5 kg marijuhanë, kurse gjatë bastisjes së shtëpisë së tij janë gjetur dhe konfiskuar edhe 2,5 kg tjera marijuhanë.

Gjithashtu edhe në qytetin e Ohrit nga liria janë privuar L.G dhe A.V që të dy nga Shkupi, pasi në apartamentin e tyre, ku kanë qëndruar përkohësisht, si dhe në makinën e tyre të markës ‘Opel Vektra’ dhe ‘Pasat’, janë gjrtur dhe konfiskuar rreth 3 kg marijuahë.

Nga mesi i gushtit të këtij viti, në hyrje të Manastirit, gjatë një kontrolli të makinës ‘Mitsubishi’, e drejtuar nga Z.K nga Manastiri është gjetur një sasi e marijuhanës, kurse personi është privuar nga liria dhe është ngritur procedurë paraprake.

Gjatë fundit të gushtit, në Tetovë janë arrestuar  N.M (52) dhe G.M(26), që të dy nga Tetova, pasi gjatë kontrollit në makinës së markës ‘BMW’, në rrugën Falisht-Siriqinë, janë gjetur dhe konfiskuar 10 kg marijuhanë.

Të gjithë këta drogën e kanë siguruar nga L.G dhe M.D.

Poashtu më 04.09.2019 janë realizuar bastisje në disa lokacione në Ohër dhe strugë tek anëtarët e grupit kriminal. Në Ohër janë kryer bastisje në dy lokacione, tek P.K dhe R.T, nga ku është gjetur dhe konfiskuar sasi e marijuhanës. Ndërkaq në Strugë janë realizuar bastisje në pesë lokacione të ndryshme, edhe atë tek L.G dhe M.D, ku janë gjetur dhe konfiskuar dy peshore digjitale, çanta për udhëtim me shenja nga marijuhana, celularë, SIM kartela, pistoletë, karrikator me 16 plumba, makinë ‘Fiat Punto’ dhe motoçikletë ‘Truva’.

Në bazë të një urdhëri nga gjyqi është bastisur edhe shtëpija dhe lokacione tjera në pronësi të M.M(32) në Strugë, nën dyshimin e involvimit në tregti të palejuar me substanca narkotike, ku janë gjetur dhe konfiskuar marijuhanë dhe shishe me substancë të lëngët të paidentifikuar, nga ku personi në fjalë është arrestuar dhe është ngitur padi adekuate./in7.tv/

https://www.facebook.com/in7.tv/videos/1365765560238833/

Continue Reading

Lajme

Edhe në Gostivar problem me votimin biometrik

Published

on

Procesi zgjedhor në Zgjedhjet e sotme lokale në Gostivar filloi pa probleme. Më shumë se gjysma e aparateve të cilat i lexojnë shenjat nga gishti nuk kanë mundur të aktivizohen, informojnë nga KKZ Gostivar.

Për shkak të problemeve të paraqitura do të mbahet takim që të konfirmohet si do të zhvillohet votimi më tej. Atje ku nuk punojnë aparatet, procesi zhvillohet sipas udhëzimeve të KSHZ-së në të gjitha 121 vendvotimet. Në listën për votim janë të regjistruar 80.050 persona.

Nga KKZ Mavrovë Rostushë të gjitha 39 vendvotimet janë hapur në afatin e paraparë. Në listën zgjedhore ka 10.144 persona me të drejtë vote.

Nga KKZ Vrapçisht informojnë se të gjitha 39 vendvotimet janë hapur në kohë dhe vështirësitë të cilat janë paraqitur kanë tejkaluar, ndërsa procesi i votimit zhvillohet sipas parashikimeve. Në këtë komunë për votim janë regjistruar 26.383 qytetarë.

Continue Reading

Lajme

Deri në ora 09:30, jehona e votuesve në Tetovë është 3,4 për qind

Published

on

Autoritetet e Komisioni Shtetërorë Zgjedhorë në Tetovë njoftojnë se deri në ora 9:30, jehona e votuesve në zgjedhjet lokale është 3,4 për qind.

“Deri në ora 9:30, sa kemi mundur të mbledhim informacione pasi Komisioni Komunal i Tetovës përfshin 117 vendvotime, dhe duhet të bimë në kontakt me kryetarët. Deri në ora 9:30 kemi dalje prej 3,4 për qind në nivel të komunës së Tetovës”, Nazim Dauti nga KSHZ Tetovë.

Continue Reading

Lajme

Linjë e hapur tek Avokati i popullit për shkeljen e të drejtës së votës 0800-54321

Published

on

Qytetarët në rrethin e parë të Zgjedhjeve lokale sot mund të raportojnë çdo shkelje të të drejtës së votës në linjën telefonike falas 0800-54321, e cila do të funksionojë nga ora 07:00 deri në orën 19:00 në zyrën e Avokatit të popullit. Nga Avokati i popullit, gjithashtu informon se të hapur për qytetarët do të jenë të gjitha shtatë zyrat e Avokatit të Popullit në: Shkup, Manastir, Kërçovë, Kumanovë, Strumicë, Tetovë dhe Shtip, në mënyrë që t’i ndihmojnë ata në realizimin dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre të votës.

Përveç linjës falas, qytetarët do të mund të telefonojnë në numrat e mëposhtëm të telefonit për mbrojtjen e të drejtave të tyre: Tetovë: 044 344- 082, Strumicë: 034 329- 996, Kërçovë: 045 228-586, Manastir: 047 242-310 , Shtip: 032 389-701 dhe Kumanovë: 031 431-488.

Nga Zyra e Avokatit të Popullit gjithashtu theksojnë se e drejta e votës është e garantuar në mënyrë kushtetuese si e barabartë, e përgjithshme dhe e drejtpërdrejtë dhe ushtrohet në zgjedhje të lira me votim të fshehtë dhe se askush nuk duhet të mbajë përgjegjësi për ushtrimin e kësaj të drejte, prandaj shkelja aksidentale e lirisë zgjedhja e zgjedhësve si dhe shkeljet e tjera të së drejtës për të votuar janë vepra penale të dënueshme dhe apelon tek të gjithë aktorët në procesin zgjedhor që të respektojnë protokollet shëndetësore të përcaktuara për mënyrën e votimit.

Continue Reading

Aktuale