Connect with us

Lajme

Mali i Tomorrit nuk do preket

Published

on

Qeveria ka hedhur për konsultim publik një projektvendim, Iicili zgjeron parkun kombëtar në malin e Tomorrit, duke synuar t’i japë fund shfrytëzimit të tij nga guroret. Projektvendimi i propozuar nga Ministria e Mjedisit e zgjeron me 1383 hektarë sipërfaqen ekzistuese të parkut Kombëtar në Tomor duke marrë kështu në mbrojtje edhe zonën, që shfrytëzohet nga kompanitë e guroreve. Kjo është tentativa e dytë e qeverisë për të bllokuar aktivitetin e nxjerrjes së gurëve në malin e Tomorrit. Në korrik të vitit të kaluar, Këshilli i Ministrave miratoi një vendim identik, i cili e zgjeronte sipërfaqen e parkut të mbrojtur me po 1383 hektarë.

Vendimi u ankimua në gjykatë nga kompanitë e nxjerrjes së gurit dhe u hodh poshtë. Sipas vendimit, gjykata konstatoi se qeveria nuk kishte ndjekur procedurat e kërkuara nga ligji për vendimin e miratuar një vit më parë. Më konkretisht, sipas gjykatës qeveria nuk e kishte nxjerrë vendimin për konsultim publik si dhe nuk e kishte miratuar zonën e zgjerimit në këshillin kombëtar të territorit. Kjo bëri që kompanitë e guroreve të rinisin aktivitetin e tyre në malin e Tomorrit.

Qeveria ka nisur sërish përpjekjet ligjore për të bllokuar nxjerrjen e pllakave të gurit në këtë zonë dhe këtë herë duke ndjekur të gjithë hapat ligjor. Dy ditë më parë, këshilli kombëtar i territorit miratoi zonën e zgjerimit të parkut, ndërsa këtë të enjte Ministria e Turizmit ka hedhur për konsultim publik projektvendimin që zgjeron zonën e parkut. Sipas afateve të parashikuara në ligj, pas 30 ditësh, projektvendimi shkon për miratim në këshillin e ministrave duke u kthyer kështu në një akti ligjor, i cili do të zgjerojë parkun kombëtar në malin e Tomorrit dhe do të ndalojë aktivitetin e nxjerrjes së gurit në zonat që aktualisht janë të pambrojtura. /TCH

Continue Reading

Kosovë

Suma: Vendimi i Supremes është befasues, pa asnjë argument

Published

on

Gjykata Supreme ka hedhur poshtë vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa që komuna e Hanit të Elezit të shkojë në rivotim.

Supremja e ka pranuar si të bazuar ankesën e kandidatit të Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Hanit të Elezit, Mehmet Ballazhi.

“Kolegji i Gjykatës Supreme e ka aprovuar si të bazuar ankesën e kandidatit për kryetar të komunës së Hanit të Elezit, Mehmet Ballazhi, nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), dhe ka anuluar vendimin e PZAP-së, duke e kthyer çështjen në rivendosje” thuhet në vendimin e Supremes, njofton Klankosova.tv.

Me këtë rast ka ardhur edhe reagimi i kandidatit të pavarur për kryetar të Hanit të Elezit Rufki Suma.

Suma në Info Magazine në Klan Kosova tha se vendimi i Supremes nuk ka asnjë bazë edhe asnjë argument.

“Realisht është një vendim befasues. Ne ende nuk e kemi të qartë, një panel e ka marrë një vendim Gjykata Supreme e rrëzon atë vendim, e kthen përsëri në rivendosje pa ndonjë argument dhe pa ndonjë arsyetim në pesë faqe që i përshkruan më së shumti veprimet e PZAP-it”.

“Përndryshe vetëm akuzon se PZAP-i nuk ka pasur argumente të mjaftueshme për të marrë një vendim të tillë. Edhe njëherë po e them. Nuk tregon se në çka është e bazuar, në cilat argumente është i bazuar? kur vet kandidati tregon se i ka vizituar vendvotimet. Dhe me rastin e vizitës së vendvotimeve ajo është ndikim direkt”.

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, para disa ditësh kishte anuluar votat për kryetar të Komunës së Hanit të Elezit.

Sipas PZAP-së, zgjedhjet janë anuluar për shkak të minimit të integritetit të zgjedhjeve si rezultat i presionit dhe organizimit me qëllim të përfitimit dhe mbështetjes së votuesve.

Kandidati i PDK-së, Mehmet Ballazhi sipas rezultateve të KQZ-së, për zgjedhjet e 17 tetorit ka marrë me 50.98% të votave.

Continue Reading

Lajme

135 raste të reja, 11 viktima nga Covid-19 në Maqedoni

Published

on

MSH-ja, konform të dhënave nga ISHP-ja, njofton se gjatë 24 orëve janë bërë 1.514 testime kurse janë shënuar 135 raste të reja me COVID-19.

Në Shkup – 91, Kumanovë – 14, Kavadar – 7, Strugë – 4, Prilep – 3, Manastir, Strumicë, Sveti Nikollë, Kriva Pallankë dhe Demir Hisar nga 2, Shtip, Koçanë, Gjevgjeli, Vinicë, Vallandovë dhe Kratovë nga 1 rast.

Regjistrohen 330 pacientë të shëruar.

Në kushte spitalore kanë ndërruar jetë 11 pacientë.

2 nga Shkupi (67 dhe 79 vjeç), 2 nga Kriva Pallanka (67 dhe 76 vjeç), 2 nga Kumanova (73 dhe 74 vjeç) dhe nga një pacient nga Makedonska Kamenica (82) ,Ohri (80) ,Prilepi (74) ,Probishtipi (64) dhe Shtipi(70).

Në mënyrë plotësuese, konform Regjistrit për persona të vdekur me diagnozë të COVID-19 nga “Termini Im” nuk janë shënuar viktima tjera.

Në nivel vendi janë bërë gjithsejt 1.366.002 testime për COVID-19.

Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve me COVID-19 në vendin tonë shkon në 199.901, numri i të shëruarve është 186.652, kurse i viktimave – 7.062. Numri i rasteve aktive është 6.187.

Continue Reading

Lajme

Këto janë çmimet e reja të derivateve të naftës

Published

on

Çmimet e shitjes në pakicë të benzinës Eurosuper BS-95 dhe Eurosuper BS-98, të Eurodizelit dhe vajit ekstra të lehtë për amvisëri edhe prej mesnatës mbeten të njëjta, kurse ka rënie të çmimit të Mazutit për 0.633 denarë për kilogram, ka vendosur sot Komisionin Rregullator për Energjetikë.

Me këtë vendim bëhet ulje e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës për 0.29%.

Çmimi me pakicë i Eurosuper BS-95 edhe më tej mbetet 76.5 denarë për litër, Eurosuper BS-98 do të shitet për 78.5, i Eurodizel për 68.5, kurse vaji ekstra i lehtë për amvisëri për 68 denarë për litër.

Me vendimin e KRrE-së, për 0.633 denarë ulet çmimi i shitjes me pakicë të Mazutit dhe do të jetë 42.377 demarë.

Continue Reading

Aktuale