Connect with us

Lajme

Kostadinov: Dimovski s’mund të vendosë për Janevën, është i akuzuar në një rast të PSP-së

Published

on

Në Komisionin e sotëm të Zgjedhjeve dhe Emërimeve, i cili duhet të japë vlerësim për shkarkimin e Prokurores Special Katica Janeva, anëtarët e maxhorancës kërkuan shkarkimin e deputetit Ilija Dimovski, i cili kryeson këtë komisionin.

Dimovski është i akuzuar në rastin ‘Titani’ të Prokurorisë Speciale Publike, kështu që anëtarët e mazhorancës besojnë se ekziston konflikt interesi në vendimin për shkarkimin e Janevës. Deputeti Kostadin Kostadinov tha se funksioni i Dimovskit është në kundërshtim me ligjin për parandalimin e korrupsionit sepse është i përfshirë në rastin e PSP-së.

Në lidhje me këtë kërkesë të LSDM-së, Dimovski u përgjigj se nuk do të tërhiqet pasi nëse do të ndiqej kjo logjikë, duhet të tërhiqeshin edhe deputetët e LSDM-së, të cilët gjithashtu dyshohen se janë të përfshirë në raste të caktuara.

Përjashtimi në rastet kur ekziston konflikt interesi përcaktohet edhe në Kodeksin për deputetët, konkretisht në nenin 75, paragrafët 1 dhe 2, i cili thotë:

“Kur një zyrtar bëhet i vetëdijshëm për rrethanat që tregojnë ekzistimin e konfliktit të interesit ose të një konflikt të mundshëm interesi, ai ose ajo menjëherë do të kërkojë që ajo të përjashtohet dhe të pushojë së vepruari.”

“Zyrtari lirohet nga kryerja e një akti të veçantë me vendim të organit në të cilin ai zgjidhet ose emërohet, d.m.th., ku ai do të kryejë funksione, kompetenca publike ose detyra zyrtare dhe me kërkesë të personit të interesuar i cili ka njohuri për rrethanat që tregojnë ekzistencën e një konflikti interesi ose konflikti të mundshëm të interesit.”

Anëtarët e Komisionit për Zgjedhjet dhe Emërimet me shumicë prej dy të tretave vendosën që seancën ta zhvillojnë pas dyerve të mbyllura pa për arsye se raporti për Janevën, i paraqitur nga Këshilli i Prokurorëve Publikë, është i klasifikuar.

Continue Reading

Lajme

Të vetëm përballë Bdi-së? Ziadin Sela e zbulon nëse do të ketë një koalicion në zgjedhjet e ardhshme

Published

on

Kryetari i ASH-së Ziadin Sela, mbrëmjen e sotme është shprehur se është i gatshtëm të bisedojë me palët për zgjedhjet e ardhshme.

Sela tha se si fillim duhet të kuptojë nëse palët janë në të njëjtat interesa me Aleancën dhe më pas të punpjnë bashkarisht për ringritjen e këtij vendi.

“Jemi të gatshëm të diskutojmë”, u shpreh Sela./news33.tv

Continue Reading

Lajme

“Alternativa nuk ka mbajtur asnjë premtim” Sela: Kanë heshtur dhe pijnë kafe me Ahmetin

Published

on

Kryetari i ASH-së Ziadin Sela, mbrëmjen e sotme është shprehur se Alternativa sapo u bë me qeverinë nuk ka mbajtur asnjë premtim të dhënë për luftën lundër korrupsionit dhe për shtetin e së drejtës.

Sela tha se shpreson që ata të dalin dhe të pranojnë që nuk kanë realizuar asnjë nga premtimet e dhëna.

“Pranohet qe ska realizuar asgjë. Shpresoj që ky subjekti tjetër të dalin dhe të pranojnë që skanë realizuar asgjë. Kanë heshtur dhe pijnë kafe me Ahmetin. Kanë qenë malipulatorë.”, tha Sela./news33.tv/

Continue Reading

Lajme

Ziadin Sela bën denoncimin e fortë: Qeveria rrogën e arsimtarëve e ndan për ushtarët partiak,kanë mundësi që të rrisin pagat

Published

on

Kryetari I ASH-së, Ziadin Sela, i ftuar në emisionin Click Plus në TV21, tha se nëpër objekte shkollore prodhohen sasi të mëdha të kriptovalutave ku kryesisht janë shkolla që drejtohen nga eksponentë të BDI-së.

“Çfarë masa ka marrë policia apo qeveria kur dihet që në masë të madhe prodhohen kriptovaluta në objekte shkollore. Bëhet fjalë për shkolla që drejtohen nga eksponentë të BDI-së”, tha Sela.

Continue Reading

Aktuale