Connect with us

Lajme

Kiracovski: Me Boki 13 vetëm një herë jam fotografuar, Geroski ka pranuar gabimin

Published

on

Ish deputeti i LSDM-së dhe ish sekretari gjeneral i saj, Aleksanar Kiracovski, pasi deklaratës në prokurori për rastin ‘Zhvatja’, para gazetarëve ka thënë se ai kishte qenë i ftuar si dëshmitar i cili posedon informata për ngjarje të caktuara, transmeton in7.

“Jam thirrur për një segment të vogël. Ajo që thuhet se u diskutua për Kamçevin, Kiçeecin, Katicën nuk është e vërtetë. Unë as i njoh e as i kam njohur”, ka thënë Kiracovski.

Ai ka muohuar zërat se ka qenë pjesë e strukturave të Lidhjes Ndërkombëtar, të Boki 13 dhe se nuk ka qenë ndërmjetsuesi i tij në projektin e ndërtimit të shtëpive të pleqëve.

“Si politikanë ne komunikojmë me shumë persona, por kjo nuk u jep atyre të drejtën të kryejnë krim. Nga ne kërkojnë shumë persona që të fotografohen dhe besoj se shumë prej tyre këtë gjë nuk e keqpërdorin. Fotografitë nuk janë krim”, ka thënë Kiracovski duke shtuar se ai vetëm një herë është fotografuar me të dyshuarin Boki 13.

Ai shpreson që lajmet e rreme, manipulimet dhe insinuacionet do të ndalen tani, që sipas tij, kanë dëmtuar reputacionin e shumë personave dhe i kanë dhënë drejtim tjetër hetimit të rastit.

“Do të përmend publikisht që kam pasur një takim me Branko Geroskin dhe pranoi që ai kishte bërë gabim ndaj meje. Shpresoj se ai do ta konfirmojë këtë”, ka thënë Kiracovski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit nëse ai ishte identifikuar me pseudonimet Kiki ose Friki.

Dëshmia e tij në Prokurorinë Themelore Publike për ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupcionit ka zgjatur gati dy orë./in7.tv/

Continue Reading

Lajme

Taravari: Me anëtarësimin në NATO, Maqedonia e Veriut është bërë shtet i sigurt

Published

on

By

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari, thotë se me anëtarësimin në NATO, Maqedonia e Veriut është shtet i sigurt dhe larg çdo rreziku të sovranitetit dhe integritetit.
Në Facebook ai shkruan se RMV si anëtare e NATO-s jep kontributin e saj për çdo vend në të cilin duhet të sigurohet paqja botërore.
“Më 27 mars të vitit 2020, Republika e Maqedonisë së Veriut u bë anëtare më e re në NATO. Nga ky moment RMV, si pjesë e Aleancës më të fuqishme Veriatlantike, është shtet i sigurtë dhe larg çdo rreziku të sovranitetit dhe integritetit të vendit. RMV, si anëtare e NATO-s, jep kontributin e saj për çdo vend në të cilin duhet të sigurohet paqja botërore. Agresioni rus kundër Ukrainës duke rrezikuar sigurinë globale, edhe njëherë dëshmoi se duke qenë pjesë e NATO-s, qytetarët tanë dhe vendi janë të mbrojtur nga ana e aleancës së shteteve më të fuqishme në botë”.
“Aleanca për Shqiptarët kishte fatin që të kontribuojë në procesin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO. ASh me dinamikë dhe seriozitet të njëjtë do të japë kontributin politik dhe programor në përshpejtimin e procesit të anëtarësimit në BE së bashku me sfidat e ndryshimeve kushtetuese që janë parakusht dhe objektiv parësor i anëtarësimit të vendit në BE”, ka shkruar Taravari me rastin e 3 vjetorit të anëtarësimit të RMV-së në NATO.

Continue Reading

Lajme

Anëtarë te Besës nga Gostivari kalojnë në ASH

Published

on

By

Katër anëtarë nga Lëvizja BESA nga Gostivari, sonte kanë kaluar në ASH. Kjo është dëshmuar përmes një fotografie të publikuar në rrjetet sociale ku ata shihen bashkë me kryetarin e ASH, Arben Taravari ku i shoqëron edhe kryetari i Degës së ASH-së në Gostivar, Gazmend Abdija.
Fotografia të cilën e ka publikuar Abdija mbanë shkrimin “Aleanca për Shqiptarët çdo ditë po forocohet”.
Ky kalim kalim i katërshes, e cila ka qenë në krye të BESËS në Gostivar, është festuar me një kafe të përbashkët.
Ndryshe, jo zyrtarisht ditëve në vazhdim pritet edhe anëtarë dhe  simpatizantë të tjerë nga Lëvizja Besa në Gostivar të kalojnë në ASH.

Continue Reading

Lajme

Anëtarë te Besës në Gostivar kalojnë në ASH

Published

on

By

Katër anëtarë nga Lëvizja BESA nga Gostivari, sonte kanë kaluar në ASH. Kjo është dëshmuar përmes një fotografie të publikuar në rrjetet sociale ku ata shihen bashkë me kryetarin e ASH, Arben Taravari ku i shoqëron edhe kryetari i Degës së ASH-së në Gostivar, Gazmend Abdija.

Fotografia të cilën e ka publikuar Abdija mbanë shkrimin “Aleanca për Shqiptarët çdo ditë po forocohet”.
Ky kalim kalim i katërshes, e cila ka qenë në krye të BESËS në Gostivar, është festuar me një kafe të përbashkët.
Ndryshe, jo zyrtarisht ditëve në vazhdim pritet edhe anëtarë dhe  simpatizantë të tjerë nga Lëvizja Besa në Gostivar të kalojnë në ASH.

Continue Reading

Aktuale