Connect with us

Lajme

Aleanca për Shqiptarët akuzon Ministrin e Arsimit: Lejoni shqiptarët të mësojnë në shqip

Published

on

Aleanca për Shqiptarët ka akuzuar sot përmes një komunikate në lidhje me kushtet në shkollat e vendit, tani që viti i ri shkollor ka filluar.

Nga kjo parti numërojnë, sipas tyre, dështimet dhe paaftësitë e ministrit Arbër Ademi dhe BDI-së, për t’u siguruar nxënësve shqiptarë kushte më të mira dhe mësim në gjuhën amtare, përcjell in7.

Nga kjo parti edhe njëherë përmendin rastin e fëmijëve të Çashkës në rajonin e Velesit, të cilët mësimin e ndjekin në gjuhën maqedonase. Akuzojnë për shkollën e pandërtuar në Reçicë, për fëmijët e Njegoshit në Idrizovë e disa raste të tjera, që sipas tyre janë neglizhuar nga institucionet.

 

“Qysh atëherë premtoi se do të angazhohet për zgjidhje, por ja edhe në këtë fillim të vitit shkollor nuk ka asnjë zgjidhje. Ministri akoma vazhdon me demagogji të pastër se ja ka nisur procedurat, por fëmijët shqiptar të këtyre trevave vazhdojnë të pësojnë. Ai në mënyrë demagogjike vazhdon të përdorë të njëjtat fraza sikur edhe përpara 7 muajve. Thotë se në shkollën Liria të Çashkës kanë nënshkruar se do të sigurojnë hapësira moderne. Imagjinoni, ende në fazën e nënshkrimit. Poashtu shpreson të gjejë zgjidhje për nxënësit në fshatin Banjicë të cilët e ndjekin mësimin në gjuhën Maqedone. Imagjinoni ende shpreson, në vend që si ministër të ndërmerr masa të menjëhershme që të zgjidh problemin. Thotë se në Veles i ka ulur piket për regjistrim. Pra, ende e përmend fazën e barrierave teorike në vend që të zbatojë ligjin që garanton mësim në gjuhën amtare. Thotë se në fshatin Kllukovec pret leje ndërtimi. Imagjinoni, dështimin e vet tenton ta mbulojë pas lejes së ndërtimit, diçka që nëse ka vullnet të mire, realizohet menjëherë. Por si duket. Në vend të lejes, mungon vullneti. Fatkeqësisht fëmijët shqiptarë pësojnë më së shumti prej këtyre demagogjive të Ministrit dhe të qeveritarëve aktual. Avazi i njëjtë vazhdon edhe me shkollën fillore Njegosh në Idrizovë. Në këtë shkollë fëmijëve shqiptar prej klasës së pestë deri në të nëntën poashtu u mohohet e drejta e shkollimit në gjuhën amtare. Normalisht, në vend që ministri vet ti zbulojë rastet e këtilla, ishin gazetarët ata që e paraqitën rastin. Ministri shkon dhe bën teatër duke takuar kryetarin e Komunës i cili e nxjerr në blof duke thënë të vërtetën e hidhur se që 13 vite ska pasur asnjë kërkesë. Imagjinoni, ministri i arsimit nuk ka parashtruar asnjë kërkesë për mësim të fëmijëve në gjuhën shqipe qe 13 vite. Paturpësi dhe papërgjegjësi të klasit të parë. Po i njëjti avaz vazhdon edhe me shkollën në Reçicë. Disa cikle zgjedhore premtohet ndërtimi i shkollës dhe përsëri fëmijët shqiptarë ngelen vetëm me premtimet. Nuk ngeli kush nuk premtoi, ndërsa realizim konkret, akoma nuk ka” – thuhet në komunikatën e lëshuar nga Aleanca për Shqiptarët.

Nga kjo parti i bëjnë thirrje Ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi, që të ndërmarrë hapa konkrete për të zbatuar ligjin që lejon dhe garanton të drejtën për mësim në gjuhën amtare, ndërsa të gjithë rastet e lartëpërmendura i quajnë skandale, prandaj ftojnë për ndërgjegjësim të institucioneve përkatëse./in7.tv/

 

Continue Reading

Lajme

BESA-ASH marshojnë në Tetovë. Bilall Kasami dhe Vullnet Murseli, përshëndesin dhe dëgjojnë kërkesat e tetovarëve

Published

on

Marshi i koalicionit BESA-ASH, për komunën e Tetovës, ka filluar ditën e sotme nga “Pazari i Grave”, i prirur nga kandidati dhe lideri i saj Bilall Kasami, ish-kandidati i ASH-AAA, Vullnet Murseli dhe nga përfaqësues, aktivistë dhe aktiviste nga të dy partitë.

Të dy prirësit e koalicionit BESA-ASH, i kanë përshëndetur dhe dëgjuar kërkesat e qytetarëve të Tetovës. /TetovaExpres/

Continue Reading

Lajme

Rrethi i dytë i zgjedhjeve vendore, KSHZ me plan të ri për të siguruar proces të pandërprerë

Published

on

Rrethi i parë i zgjedhjeve lokale në përgjithësi kaloi me sukses, por me ndërprerje të caktuara dhe vonesë të fillimit të votimit për shkak të problemeve me pajisjet biometrike. U krijuan kolona të gjata dhe pritje në kushte pandemie, sepse aparatet nuk i njihnin të dhënat e votuesve. 90% e problemeve u paraqitën për shkak se anëtarët e komisioneve nuk dinin të punojnë me terminalet, thotë Dashtevski.

“Votimi nuk filloi me kohë sepse kishte probleme me pajisjet. Votimi filloi në 8 e 17 minuta. Pastaj morëm udhëzime që votimi të vazhdojë sipas metodës së vjetër derisa të rregullohet aparati. Pajisjet filluan të funksionojnë në orën 10 kur votimi vazhdoi sipas mënyrës së re”.
TV21: Pse nuk funksiononte? Ku qëndronte problemi?
“Problemi ishte te printeri”.
TV21: Nuk kishit një tjetër për ta zëvendësuar?
“Ne e kontaktuam Komisionin Komunal Zgjedhor dhe ata ndërmorën gjithçka që ishte e nevojshme”, tha Jovan Jonovski – kryetar i Këshillit Zgjedhor.

Por, çka do të ndërmarrë KSHZ-ja në rrethin e dytë që procesi votues të zhvillohet pa pengesë? Përgjigjet i kërkuam nga kryetari, Aleksandar Dashtevski, i cili paralajmëroi plan të ri veprimi për votim me gjurmë gishtash. 400 teknikë do të kujdesen që të mos paraqiten probleme teknike.

“Këto pajisje rezerve që ishin në Komisionin Komunal Zgjedhor tani do të jenë bashkë me personin teknik i cili do të jetë në vendngjarje që t’u ndihmojë këshillave komunalë. Në qoftë se nuk funksionon, menjëherë do të zëvendësohet me aparat tjetër. Personi do të jetë aty gjatë gjithë ditës që t’u ndihmojë në qoftë se diçka bllokon”, potencoi Aleksandar Dashtevski – kryetar i Komisionit Shtetëror Zgjedhor.

Ai i shpjegon edhe çështjet që ishin të paqarta në raundin e parë, e të cilat merrnin 10-15 minuta nga votimi.

“Dy herë me gishtin e djathtë tregues, dy herë me gishtin e majtë dhe nëse nuk bëhet do të lihet letërnjoftimi ose pasaporta në MRZ skanerin dhe votuesi menjëherë do të identifikohet. Ose me numrin amë, sepse personi 100% figuron në aparat, pasi është futur në Listën e Zgjedhësve, por duhet gjetur mënyrë adekuate që të identifikohet. Në qoftë se nuk identifikohet me gjurmën e gishtave, do të identifikohet me letërnjoftim”, shtoi Dashtevski.

Sot, deri te komisionet komunale zgjedhore është shpërndarë edhe materiali votues nga shtypshkronja “Kiro Dandaro” në Manastir. Ministria e Punëve të Brendshme bën me dije se edhe të shtunën, edhe të dielën, shërbimet administrative do të punojnë në komunat ku do të votohet në raundin e dytë, me qëllim që qytetarët të mund t’i marrin letërnjoftimet e tyre.

Continue Reading

Lajme

“Qan si kalama”: Shtypi grek, me tërbim ndaj kryediplomatit turk pas talljes ndaj Dendias-it

Published

on

Mediat greke kanë reaguar ashpër ndaj deklaratës së bujshme të shefit diplomacisë turke Mevlut Çausoglu se homologu i tij grek qan dhe sillët si fëmijë para aleatëve të NATO-s duke u ankuar për Turqinë, raporton abcnews.al.

“Protothema” e çuan të çmendur ministrin e Jashtëm të Turqisë duke shkruajtur se turqve nuk u ka mbetur asnjë aleat në rajon, ndryshe nga Greqia që sipas kësaj medieje kanë pas Francën, SHBA-të dhe të gjithë Perëndimin.

Ndërkohë, “Kathimerini” është disi më e përmbajtur duke shkruajtur se gjuha e përdorur nga ministri i Turqisë nuk është gjuha e një diplomati karriere.

“Artikulimi i tij është i paprecedentë”, shkruan gazeta greke.

“Skai” e cilëson një gjuhë provokative nga turqit për shkak të irritimit të tyre pasi Greqia ka zgjeruar aleancat e saj në rajonin e Mesdheut duke marrë sëfundmi në krah edhe Egjiptin, krahas Francës dhe Izraelit.

Ndërkohë, “Newsbomb.gr”, e konsideron gjuhën e Çavuoglu si të pakonceptueshme për një person në pozicionin e tij.

“Artikulimi i ministrit turk kalon çdo limit”, shkruan kjo media.

Gjatë mbrëmjes së djeshme, ministry i Jashtëm i Turqisë deklaroi se homologu i tij grek nuk humb asnjë rast që t’i ankohet aleatëve të NATO-s kundër turqve.

“Nuk ka ditë që ai të mos qajë para udhëheqësve të shteteve të tjera duke u ankuar për ne. Qan në çdo mbledhje dhe dridhet si fëmijë”, tha Çavusoglu.

Greqia ka arritur disa marrëveshje për blerjes armësh nga Franca gjatë muajve të fundit, gjë që pritet të rikthejë balancën e forcave në Mesdhe, e cila deri më tani ka anuar nga Turqia.

Përjashtimi i Turqisë nga programi i avionëve F-35, vonesat në modernizimin e avionëve F-16 si edhe probleme të tjera me sistemet raketore anti-ajrore, e kanë bërë Turqinë një kundërshtar më të lehtë për grekët dhe Francën në Mesdhe. /abcnews.al/

Continue Reading

Aktuale