Connect with us

Lajme

Reagimet pas rebalancit të buxhetiti

Published

on

Ribalanci i buxhetit për vitin 2019 që u prezantua gjatë ditës së djeshme nga ana e kryeministrit Zoran Zaev dhe ministres së Financave Nina Angelovska ka ngjallur reagime të shumta në opinion.

Ekspertët e ekonomisë vlerësojnë se me shkurtimet në investimet kapitale kanë dështuar ministrat. Njëkohësisht edhe nga partia opozitare VMRO DPMNE kanë kritikuar politikat e qeverisë.

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook ka reaguar edhe ish-deputeti dhe profesori universitar Izet Zerqiri i cili duke komentuar ribalancin e buxhetit për vitin 2019, vlerëson se kanë dështuar ministrat në investimet kapitale për shtatë muaj. Sipas tij si rezultat i dështimit në realizimin e investimeve kapitale qeveria zvogëlon për 50 milionë euro investimet kapitale me ribalancin e buxhetin nga 442 milionë euro në 392 milionë euro investime kapitale.

“Si rezultat i dështimit në realizimin e investimeve kapitale qeveria zvogëlon për 50 milionë euro investimet kapitale me ribalancin e buxhetin nga 442 milionë euro në 392 milionë euro investime kapitale. Qeveria dhe ministrat kyç të kësaj qeverie edhe këtë vit dështojnë në realizimin e investimeve kapitale. Në 2019 janë të planifikuar të realizohen 442 milionë euro, kurse dinamika e realizimit është dëshpëruese, ato janë realizuar për shtatë muaj 103 milionë euro, apo gjithsej 24.50%. Nëse do të vazhdon me këtë dinamikë ajo do të realizoj investimet kapitale sa vitin e kaluar 31% që do të jetë një dështim i ekipit ekonomik të qeverisë aktuale.”-thekson Izet Zeqiri.

Partia opozitare VMRO-DMPNE ka reaguar pas konferencës së kryeministrit Zoran Zaev dhe ministres së Financave, Nina Angleova, për miratimin e ribalancit të Buxhetit,

“Zhvillim të ekonomisë dhe të shtetit, nuk ka dhe nuk mund të ketë me këtë qeveri të paaftë”, deklaruan nga VMRO-DMPNE.

“Zoran Zaev dhe Nina Angellovska me ribalansin propozojnë një buxhet populist, i cili shkurton projektet zhvillimore, si investimet kapitale për të pasur para për masa populiste, që kanë efekt afatshkurtër. Në realitet kemi 2.5% më pak të punësuar në industri në korrik të këtij viti, në krahasim me korrikun e vitit të kaluar. Rreth 70 milionë euro subvencione nga vitet e fundit akoma nuk janë paguar”, deklarojnë nga partia opozitare.

Nga partia në pushtet LSDM, thonë se ribalanci i buxhetit që u miratua nga qeveria, siguron më shumë para për qytetarët.

“Janë siguruar 400 milionë denarë për të subvencionuar kontributet e detyrueshme të sigurimeve shoqërore për kompanitë që do të rrisin pagat e punonjësve të tyre deri 100 euro. Kjo masë ul ekonominë gri dhe pagat e parave të gatshme, por gjithashtu do të rrisë hyrjen e fondeve në fondin e pensioneve”.

Me ribalancin e buxhetit janë planifikuar 210.5 miliardë denarë të ardhurat totale, derisa shpenzimet e planifikuara kapin vlerën prej 228.3 miliardë denarë. Pra, sipas planifikimit deficiti do të jetë 17,7 miliradë denarë, gjegjësisht 2,5 për qind të BPV-së.

 

 

BURIMI: Klan Macedonia

Continue Reading

Lajme

Ministri Aliu: Përfshirja e femrave në teknologji sjell me shume ide dhe kreativitet

Published

on

By

Ministri Aliu: Përfshirja e femrave në teknologji sjell me shume ide dhe kreativitet
Ministri Aliu: Përfshirja e femrave në teknologji sjell me shume ide dhe kreativitet

 
Nën organizimin e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, sot u zhvillua Konferenca Rajonale e titulluar Sfidat me të cilat përballen femrat në rajon në rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian ,,Fuqishëm dhe zëshëm i zhvendosim kufijtë”
 
Në këtë konferencë, si panelist mori pjesë dhe ministri i Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës – Azir Aliu.
Gjatë fjalës se tij, ministri theksoi se pjesëmarrja e femrave në jetën publike të një vendi, përveç se është një e drejtë ligjore dhe kushtetuese është edhe një domososhmëri. Duke i përfshirë femrat në teknologji marrim më shumë ide dhe më shumë kreativitet.
 
,,Ministria, fuqishëm po angazhohet për transformimin digjital si mundësi që të përfshihen numër sa më i lartë i femrave në sipërmarrje, të krijohen kushte, që femrave t’ju ofrohen të njëjtat mundësi si të meshkujve dhe t’i inkurajojmë ato që të kenë komunikim të barabartë në institucione.”
 
,,Angazhimi ynë është që në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe të Shkencës dhe me Universitetet, t’i inkurajojmë femrat që të jenë në numër sa më të lartë dhe të ndjekin rrugëtimin e femrave të suksesshme profesioniste të Teknologjive Informatike dhe Komunikuese, dhe që në moshë të re, ta orientojnë arsimimin e tyre drejt kësaj sfere dhe ta përmbyllin ciklin e tyre të studimeve si Inxhiniere të diplomuara të Teknologjive Informatike dhe Komunikuese në Fakultetet e vendit tonë dhe më gjërë” theksoi mes tjerash ministri Aliu, duke veçuar dhe se Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut po kushton rëndësi të veçantë ndaj Aftësive digjitale, të cilat paraqesin një prej shtyllave më të rëndësishme të përfshira në Strategjinë Nacionale të TIK-ut 2023 – 2030, në të cilën në mënyrë aktive punon MSHIA-ja, potencoi ministri Aliti.

Continue Reading

Lajme

Kërkohet ndihmë për gjetjen e Anisës 12 vjeçare, e zhdukur nga dje

Published

on

By

Një vajzë 12 vjeçe nga lagja Gazi Babë e Shkupit, që dje është zhdukur dhe familja nuk ka informacione se ku ndodhet. Hera e fundit që e kanë parë është momenti kur është nisur për në shkollë, dje në orën 7:30 (Sh. F. Liria).
Prindi i Anisa Ajro (siç quhet 12 vjeçarja) tha për TV21 se janë mjaft të shqetësuar dhe kërkojnë ndihmë nga qytetarët, kushdo që e ka parë ose ka ndonjë informacion. Kontakt tel i prindit Engin Ajro 072232983

Continue Reading

Lajme

Taravari: Erdhi momenti i heqjes së 20%, partitë kanë rastin të bëjnë historinë

Published

on

By

Lideri i Aleances per Shqiptaret, Arben Taravari pjesë e shumicès, ështé shprehur se heqja e 20% nga kushtetuta dhe ne vend te tij te qendroje “gjuha shqipe”, duhet të ndodh tani, me ndryshimet kushtetuese te cilat parashohin futjen e bullgarève si komunitet qe jeton ne Maqedonine e Veriut.
Taravari thotè se pjesè e ketij momenti historik do tè jenè tè gjitha partitè shqiptare, perfshire edhe ato maqedonase, duke permendur lideret e tyre, Dimitar Kovaçevski te LSDM-se dhe Hristijan
Mickoskin te VMRO-DPMNE-së.
“Aleanca për Shqiptarët është e lumtur që tashmë erdhi momenti kur partitë politike në Maqedoni do të mund të shprehin pajtimin e tyre që gjuha shqipe të emërtohet si e tillë dhe mos të quhet më gabimisht “20%“.
Propozojmë që ky ndryshim të ndodhë tani dhe jemi të bindur, jo vetëm në pajtimin e partive shqiptare, por edhe me dakordësinë e të gjitha partive në Maqedoni.
Të gjitha partitë që do të marrin pjesë në këtë ndryshim do të shkruhen në histori si parti demokrate e veçanërisht evropiane.
Sidomos z. Kovaçeski dhe z. Mickovski do të bëhen pjesë e këtij momenti të rëndësishëm jo vetëm për shqiptarët që jetojnë në këtë vend, por edhe për të ardhmen evropiane të shtetit tonë të përbashkët.
Presim me padurim momentin e shpalljes zyrtare të këtij premtimi mbarë partiak.-thekson Arben Taravari

Continue Reading

Aktuale