Connect with us

Lajme

Pendarovski: Maqedonia hyn në një periudhë të trazuar politike dhe të sigurisë në 50 ditët e ardhshme

Published

on

Situata e sigurisë në vend është e qëndrueshme. Nuk ka indikacione, as brenda, e as nga jashtë kufijve tonë, as nga rajoni dhe më gjërë, se mund të përkeqësohet ndjeshëm në nivelin që do të kërcënonte integritetin dhe sovranitetin e Republikës së Maqedonisë.

Këtë e ka thënë Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski në një konferencë për shtyp pas përfundimit të takimit të parë konstituiv të Këshillit të Sigurisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, ku përfaqësues të shërbimeve përkatëse dhe ministrive përkatëse analizuan situatën e sigurisë në vend dhe rajon me ndikim në dinamikën e brendshme të sigurisë, transmeton in7.

“Konstatim ishte se Republika e Maqedonisë së veriut në 40-50 ditët e ardhshme hyn në një periudhë që mund të jetë turbulente edhe nga aspekti politik edhe nga ai i sigurisë, për shkak se e dini që në periudhën e fundit presim ratifikimin lidhur me anëtarësimin tonë në NATO. Dhe kuptohet se në mesin e muajit të ardhshëm presim datën për fillim të negociatave me BE-në. Konstatim i Këshillit të sigurisë ishte se situata e sigurisë në vend është stabile dhe nuk ka indikator as brenda dhe as jashtë vendit tonë”, ka thënë Pendarovski.

Kreu i shtetit tha se në takim ishte rënë dakord për dinamikën e takimeve të ardhshme, për të cilat ai theksoi se do të zhvillohen në çdo dy deri në tre muaj, shkruan in7.

“Ne jetojmë në një periudhë të tillë kohore dhe roli i Këshillit është i rregulluar ashtu sa është e rëndësishme që të kemi shkëmbim të rregullt të informacionit dhe koordinim me autoritetet më të larta politike në këtë vend për atë që po ndodh dhe çfarë mund të ndodhë”, ka thënë Pendarovski.

Në këtë kontekst, siç theksoi ai, është e rëndësishme të potencohet se Këshilli i Sigurisë i Presidentit të Shtetit fiton një rol të theksuar dhe të rëndësishëm nga ligji i ri, i cili u miratua së fundmi dhe hyri në fuqi, për të koordinuar bashkësinë e kundërzbulimit dhe të sigurisë në vend.

Edhe pse ishte i ftuar, kreu i opozitës së VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, ai nuk ishte prezent në takim. Pendarovski, për këtë tha se takim nuk diskutohen tema private apo partiake, por për sigurinë e shtetit.

Këshilli Kombëtar për Sigurinë Kombëtare përbëhet nga nëntë anëtarë. Përveç kreut të shtetit, në funksionin e anëtarit përfshihen edhe kreu i Kuvendit Talat Xhaferi, Kryeministri Zoran Zaev dhe Ministri i Brendshëm Oliver Spasovski, Ministri i Jashtëm Nikolla Dimitrov dhe Ministrja e Mbrojtjes Radmila Shekerinska.

Me sugjerimin e Presidentit Pendarovski, pjesë e këtij organi këshillimor janë edhe profesori dhe Ministri i Parë i Mbrojtjes Trajan Gocevski, profesori i UEJL Veton Latifi dhe profesori i fakultetit të dreejtëssisë në UKIM, Nenad Markoviq.

Këshilli shqyrton çështje që lidhen me sigurinë dhe mbrojtjen e shtetit dhe i bën propozime Presidentit, Parlamentit dhe Qeverisë. Këshilli drejtohet nga Kreu i Shtetit./in7.tv/

Continue Reading

Lajme

Idri Istrefi merr mbështetje edhe nga Samir Murtezoski kandidati i PDSH-së në Strugë

Published

on

Koalicioni për Strugën po shkon edhe më i sigurt. Rrugës sonë i’u bashkua edhe kandidati i PDSH-së, z. Samir Murtezoski njoftojn nga ASH-Strugë, përcjell in7

Kandidati i PDSH-së, Samir Murtezoski qëndron pas Idri Istrefit në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale. Murtezoski fton të gjithë përkrahësit e tij, por edhe të gjithë qytetarët tjerë që ta votojnë Idri Istrefin, si të vetmen shpresë për Strugën. Është koha që më në fund t’i thuhet stop Ramiz Merkos dhe keqpërdorimeve të shumta në Komunën e Strugës.

Faleminderit për mbështetjen!-theksojn nga ASH-Strugë/in7.tv/

Continue Reading

Lajme

Eco Guerilla: Kërkojmë llogaridhënie nga Komuna e Tetovës dhe kryetarja Teuta Arifi

Published

on

Pse janë shpenzuar paratë dhe djersa e qytetarëve në kohë fushate për qindra militantë partiak që bëjnë fushatë për Teuta Arifin?

Ky është keqpërdorim i buxhetit të Komunës së Tetovës.

Me ndihmën e IRI-t dhe USAID-it u zbuluan qindra honorare që Teuta Arifi ka nënshkruar në kohë fushate. Kaluan disa ditë dhe Komuna e Tetovës vazhdon të heshtë. Kërkojmë llogaridhënje se si dhe pse janë paguar këta qindra njerëz.

Lista e plotë në statusin e Eco Guerilla:

Continue Reading

Lajme

Mickoski: BDI shkon në opozitë në Qytetin e Shkupit, shumica e re VMRO-ASH-AAA

Published

on

Fushata e zezë e LSDM-së ka dy qëllime, njëra prej tyre është që të ulet dalja në zgjedhje. Kështu tha kryetari i VMRO-së, Hristian Mickoski në emisionin debativ në TV SHENJA.

“Mendoj se populli e ka përmbi kokë, posaçërisht për kandidatin e LSDM-së, dhe jam i sigurt se në mënyrë masive do të dalin dhe ta votojnë Danellën. Dhe, qëllimi i dytë të shkaktojnë pasiguri të Danella ngase ajo asnjëherë nuk është marrë me zgjedhje dhe kjo është hera e parë. Por, për të dyja gjëra, vlerësimet që kanë bërë, do të jetë e gabuar dhe do të ju ndodh një humbje serioze”, u shpreh Hristijan Mickoski.

Mickoski tha se ata kanë shumicë në Këshillin e Qytetit të Shkupit.

“BDI do të jetë opozitë në Qytetin e Shkupit, shumicën e re e formon VMRO-ASH-AAA dhe Levica”, tha Mickoski.

Continue Reading

Aktuale