Lajme
Ja çka tha Ali Ahmeti pas mbledhjes së kryesisë së BDI-së
Bashkimi Demokratik për Integrim në selin e saj në Reçicë të Vogë ka mbajtur mbledhje me kryesinë qendrore të partisë. Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti pas mbledhjes me Kryesinë Qendrore theksoi se është mbledhje e zakonshme e partisë ku është diskutuar për zhvillimet e fundit politike dhe për organizimin brendapartiak.
“Është mbledhje e zakonshme e Bashkimit Demokratik për Integrim, është biseduar për zhvillimet e fundit, në vend, zhvillimet politike, është biseduar për organizimin e zgjedhjeve në BDI, janë dhënë detyra të reja për këshillat e organizimit, si të kuvendeve të degëve ashtu edhe përgatitjes së kongresit të radhës të BDI-së, popashtu edhe mbi raportet brenda BDI-së, apo për raportet e BDI-së me subjektet tjera, me atëtarët e koalicionit, e kështu me radhë, këto kanë qenë temat për të cilat kemi biseduar në mbledhjen e sotme”, ka thënë kreu i BDI-së Ali Ahmeti.
Ndërkaq në pyetjen e gazetarëve se si e komenton ai gjuajtjen me armë të deputetit të kësaj partia, Xhevat Ademi, ai ka thënë se Xhevat Ademi nuk është ai që ka bërë veprimin andaj duhet pritur që organet e rendit ta thonë fjalën e tyre.
“Janë organet e drejtësisë, janë organet e rendit dhe ata duhet ta thonë të vërtetën se si ka ndodhur ngjarja. Askush nuk do as të vras djalin e as të vras mikun dhe të paktën Xhevat Ademi, nuk është ai që e ka bë veprimin, por, kjo është çështje që duhet ta thonë organet e drejtësisë. Xhevat në këtë rast më tepër është viktimë e thashethemeve”-tha Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.
Sa i përket situatës aktuale politike në vend, Ahmeti tha se BDI ka qëndrimin e saj të prerë, respektimin e Ligjit ëpr prokurorinë Speciale dhe veprimet, sipas Ahmetit, duhet të jenë konform kornizave të këtij ligji dhe institucioneve të drejtësisë, me qëllim që ngjarjet e fundit të mos kenë ndikim apo pasojë në rrugën e eurointegrimeve.
BDI ka qëndrim të prerë, që duhet të respektohet Ligji mbi prokurorinë speciale dhe të veprohet konform kornizave të Ligjit mbi prokurorinë, i dakorduar mes gjitha palëve, aktorë të ngjarjeve të para tre katër vitesh që u zhvilluan në vend dhe ne kërkojmë që ky Ligj të respektohet. Çdo devijim nga ky Ligj, ka pasoja për Vendin dhe sistemin juridik të republikës sonë. Unë mendoj që ky zhvillim nuk do të ketë ndikim dhe pasoja për marrjen e datës për negociatat për BE-në”-pohoi Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.
Kreu i BDI-së, Ahmeti këto komente i bëri pas mbledhjes së sotme të kryesisë së partisë, ku është diskutuar mbi situatën aktuale politike në vend dhe zgjedhjet brenda partisë për kongresin e radhës të saj.
Lajme
Të vetëm përballë Bdi-së? Ziadin Sela e zbulon nëse do të ketë një koalicion në zgjedhjet e ardhshme

Kryetari i ASH-së Ziadin Sela, mbrëmjen e sotme është shprehur se është i gatshtëm të bisedojë me palët për zgjedhjet e ardhshme.
Sela tha se si fillim duhet të kuptojë nëse palët janë në të njëjtat interesa me Aleancën dhe më pas të punpjnë bashkarisht për ringritjen e këtij vendi.
“Jemi të gatshëm të diskutojmë”, u shpreh Sela./news33.tv
Lajme
“Alternativa nuk ka mbajtur asnjë premtim” Sela: Kanë heshtur dhe pijnë kafe me Ahmetin

Kryetari i ASH-së Ziadin Sela, mbrëmjen e sotme është shprehur se Alternativa sapo u bë me qeverinë nuk ka mbajtur asnjë premtim të dhënë për luftën lundër korrupsionit dhe për shtetin e së drejtës.
Sela tha se shpreson që ata të dalin dhe të pranojnë që nuk kanë realizuar asnjë nga premtimet e dhëna.
“Pranohet qe ska realizuar asgjë. Shpresoj që ky subjekti tjetër të dalin dhe të pranojnë që skanë realizuar asgjë. Kanë heshtur dhe pijnë kafe me Ahmetin. Kanë qenë malipulatorë.”, tha Sela./news33.tv/
Lajme
Ziadin Sela bën denoncimin e fortë: Qeveria rrogën e arsimtarëve e ndan për ushtarët partiak,kanë mundësi që të rrisin pagat

Kryetari I ASH-së, Ziadin Sela, i ftuar në emisionin Click Plus në TV21, tha se nëpër objekte shkollore prodhohen sasi të mëdha të kriptovalutave ku kryesisht janë shkolla që drejtohen nga eksponentë të BDI-së.
“Çfarë masa ka marrë policia apo qeveria kur dihet që në masë të madhe prodhohen kriptovaluta në objekte shkollore. Bëhet fjalë për shkolla që drejtohen nga eksponentë të BDI-së”, tha Sela.
-
Lajmet kryesore6 months ago
Mediat në Shqipëri: Kastriot Rexhepi është shantazhuar me video materiale nga grupi i Izet Mexhitit
-
Bota2 months ago
Nuk u intereson kush është përballë tyre, shihni pamjet se si ukrainasit i ndalin në rrugë rusët
-
Lajme1 year ago
Lidhjet e Trajko Veljanovskit me rastin M0nstга? – Avokati maqedonas flet për pazaret ndër tavolinë dhe fshehje provash
-
Kosovë5 months ago
Dalin detaje të reja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
-
Komente1 year ago
Mos e bëfsh pikën e hajrit o Albin Kurti
-
Lajme1 year ago
Gazetari shqiptar “e zuri mat” Vuçiqin – Cila ishte pyetja që e ngushtoi presidentin sërb?
-
Lajme7 months ago
Anketa më re: Struga, Tetova dhe Çairi do të drejtohen nga Opozita Shqiptare
-
Lajme1 year ago
Shek Hallaçi i Grupit të Kumanovës, nga Buгgu i Idгizovës publikon videon me një porosi