Connect with us

Lajmet kryesore

ASH reagon: “Masa për subvencionimin e të “gjithëve” , kundërshtuese me ligjin për tatim personal progresiv!

Published

on

Me masen e re për subvencionimin e “gjithë” punëtorëve në RMV për pagimin e kontributeve për rritjen e rrogës neto deri ne 6000 den, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut jo që nuk i ndihmon ekonomisë, por e dëmton ngjashëm si qeveria e kaluar.

Me “stimulimin” e ri, ekonomia do të fitojë vetëm 11.1% nga tatimi personal, ndërsa mer obligiim për të paguar 27,5% për kontribute dhe njëkohësisht bie ndesh me ligjin për tatim personal dhe të hyrave tjera qe u ndryshua vitin e kaluar të shpallur më 01.01.2018 në Gazetën zyrtare të RMV, nr.190/17, dhe të zbatuar nga 31.12.2018. Kjo masë kundërshton masën paraprake, ku nga tatimi linear u kalua në tatim progresiv pasi që atëherë u konstatua se nuk mund të paguhet tatim njëjtë si ata me rrogë minimale dhe ata me rrogë mbi 90.000 den.

Tani shtrohet pytja si mundet të subvencionohen ato punëtor që punojnë nëpër banka dhe ndërmarrje profitabile dhe me fitime miljonshe, njëjtë si të punësuarit në mikro ndërmarrjet ne RMV kur dihet se numri i mikro firmave eshte më i madh. Kujt i shërben kjo masë saktësisht….interesave të punëtorëve te thjeshtë apo oligarkëve qeveritar.

Të dhënat nga e kaluara dëshmojnë se kjo qeveri masat stimuluese ekonomike i bën për perfitime të vetat. Ngjashem si me Fondin për Inovacione Teknologjike ku 35 milionë euro i shpërndanë ndermjet vetes me firma fiktive. Është skandal në vete të shkurtohen nga 40 milion euro në tre vitet e ardhshme, që mjetet për investime kapitale të ridestinohen në rroga. Rritja e standardit ekonomik nuk bëhet duke marr hua nga njëri xhep, për ti futur në xhepin tjetër.

 

Departamenti Ekonomik
Aleanca për Shqiptarët

Continue Reading

Lajme

ASH: Krimi i BDI-së çdo ditë rrezikon jetën e qytetarëve

Published

on

By

Krimi i BDI-së çdo ditë rrezikon jetën e qytetarëve

Incidenti i mbrëmshëm në Çair ku janë përfshirë zyrtarët më të lartë policorë është pasqyra më e mirë e qeverisjes së BDI-së. Krimi i kësaj partie ka prekur majat më të larta të pushtetit. Ata që duhet të punojnë për sigurinë janë bërë rreziku më i madh për shqiptarët në veçanti dhe qytetarët në përgjithësi.

BDI i ka bërë lagjet shqiptare vendet më të rrezikshme për jetesë, janë bërë vende ku tanimë të vret zyrtari policor dhe ku mbrohen kriminelët.

Kur denoncuam kapjen e sistemit të drejtësisë, zëvendësministri i BDI-së u ankua se opozita po njollos funksionarët shqiptarë. Pyesim ish ministrin e policisë, zëvendësministrin e sotëm të policisë dhe gjithë funksionarët e BDI-së, kush i ofendoi dhe turpëroi mbrëmë shqiptarët, kush i rrezikoi shqiptarët nga plumbat e kryeshefave të tyre dhe po i kthen lagjet shqiptare në geto të karteleve kriminale!?

Vetingu në drejtësi, polici dhe sferat e tjera është mëse i domosdoshëm, por paraprakisht duhet t’i largojmë nga pushteti këta që pengojnë vetingun dhe forcojnë krimin dhe korrupsionin.

– Aleanca për Shqiptarët –

Continue Reading

Bota

Raketa ruse godet infrastrukturën hekurudhore në Dnipropetrovsk

Published

on

By

Raketa ruse godet infrastrukturën hekurudhore në Dnipropetrovsk

Kreu i Administratës Rajonale Ushtarake të Dnipropetrovskut, Valentyn Reznichenko, ka treguar të hënën se raketat ruse kanë goditur infrastrukturën hekurudhore në këtë rajon duke shkaktuar dëme serioze, njofton CNN.

“Një ditë e vështirë me alarme të pafundme. Raketat goditën infrastrukturën hekurudhore në Pavlograd dhe Synelnykiv. Ka dëme serioze në hekurudhë. Është e paqartë se kur do të rikthehet qarkullimi”, tha Rezhnichenko.

Forcat ruse duket se po godasin infrastrukturën hekurudhore të Ukrainës për të penguar furnizimin e forcave ukrainase.

Continue Reading

Bota

Ukrainë, 234 fëmijë të vrarë e 433 të plagosur që nga fillimi i konfliktit

Published

on

By

Ukrainë, 234 fëmijë të vrarë e 433 të plagosur që nga fillimi i konfliktit

Rreth 200 trupa u gjetën nën rrënojat e një strehe në Mariupol, gjatë çmontimit të blloqeve të një rrokaqielli. Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i kryebashkiakut, Petro Andryushchenko, duke shtuar se trupat kanë qëndruar aty për disa kohë, duke pasur parasysh gjendjen e dekompozimit.

Një numër i madh kufomash u grumbulluan nga rusët në një morg të improvizuar pranë metrosë në rrugë.

Ndërkohë katër persona u vranë në një ndërtesë banimi nga bombardimet e vazhdueshme ruse në Severodonetsk.

Por sipas të dhënave të Prokurorit të Përgjithshëm të Kievit, të paktën 234 fëmijë janë vrarë dhe 433 janë plagosur që nga fillimi i konfliktit ushtarak në Ukrainë. Ai saktësoi se këto janë shifra provizore, pasi hetimet janë duke u zhvilluar në rajonet e prekura, aktualisht nga konflikti. Rajoni me numrin më të madh të viktimave është Donetsku, me 146 fëmijë të vrarë ose të plagosur, i ndjekur nga ai i Kievit, me 115.

Gjithashtu, për shkak të bombardimeve masive të Forcave të Armatosura Ruse, u dëmtuan 1848 institucione arsimore dhe mes tyre 173 të shkatërruara plotësisht.

Continue Reading

Aktuale