Connect with us

Lajme

‘Zhvatja’/Sot në PTHP dëshmon edhe Amzoski

Published

on

Në Prokurorinë për Ndjekje të Krimit dhe Korrupsionit është duke vazhduar marrja në pyetje e personave të akuzuar për transaksione të dyshuara në lidhje me rastin “Zhvatja”.

Sot në PTHP po dëshmon biznesmeni Ardian Amzoski nga Struga .

Ai është djali i pronarit të kompanisë “Drim Building” në Strugë, ndërsa kishte thënë se ata i kishin paguar 260.000 euro Aleancës Ndërkombëtar për partneritet strategjik dhe bashkëpunim në biznes.

Por pasi që Boki 13 dhe koordinatorja e Aleancës Ndërkombëtare, Jasna Mandiç nuk arritën t’i plotësojnë kërkesat e “Drim Building”, nga kjo kompani kishin ngritur padi në Gjykatën Themelore Civile në Shkup.

Kujtojmë që gjatë ditës së djeshme Siljan Micevski dëshmoi gjithashtu për mospërmbushjen e detyrimeve nga Aleanca Ndërkombëtare.

Continue Reading

Kosovë

Anëtari i kryesisë së VV-së propozohet për ambasador në Zagreb

Published

on

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe Ministria e Punëve të Brendshme pritet të emërojnë shumë shpejtë ambasadorët e rinj në disa vende.

Sipas burimeve të Reporteri.net, në Zagreb të Kroacisë pritet të emërohet ambasador, Martin Berishaj.

Në faqen zyrtare të Lëvizjes Vetëvendosje, Martin Berisha rezulton që është pjesë e kryesisë së këtij subjekti.

Emri i tij është i vendosur menjëherë pas atij të kryetarit të LVV-së, Albin Kurti.

Martin Berishaj është profesor i shkencave politike dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në disa programe dhe module të arsimit të lartë në Slloveni dhe jashtë saj (Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Hungari, Itali).

Aktualisht, Berishaj është shef I Institutit për Studime Shqiptare në Slloveni si dhe anëtar i kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje.

Berishaj në të kaluarën kishte qenë pjesë e komisioni për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi të krijuar nga Ramush Haradinaj, teksa sugjeronte që si zgjidhje të përdorej precedenti Gjirit të Piranit, ku Sllovenia dhe Kroacia kishte dërguar çështjen në Arbitrazh Ndërkombëtar.

Në maj të këtij viti, ministrja Gërvalla shkarkoi 12 ambasadorë duke premtuar se Kosova nuk do të ketë vakum diplomatik, megjithatë një gjë e tillë ndodhi me largimin e Hajdin Abazit nga ambasada në Australi, ku edhe tre muaj pas shkarkimit të tij MPJ dështoi të dërgonte një diplomat të ri.

Continue Reading

Lajme

Lëkundje të lehta tërmeti në Korçë, ndjehen deri në Tiranë

Published

on

Lëkundje tërmeti është regjistruar pak më parë ne vendin tonë.

Sipas EMSC, lëkundja me magnitudë 2. 9 ballë u regjistrua 10 km nga Korca dhe thellesi 2 km, por eshte ndjere deri ne Tirane.

Kujtojmë që javët e fundit në vendin, tonë, në qytetë të ndryshme të vendit janë shënuar lëkundje tërmeti, duke rikthyer frikën tek qytetarët.

Continue Reading

Lajme

Rinis furnizimi me ujë për banorët e Krujës/ ISHP: Ka prani të bakterit Enterokokus

Published

on

Furnizimi me ujë për banorët e qytetit të Krujës do të rinisë sot në orën 20:00 me kapacitet të reduktuar në mënyrë që të kryhen analiza të tjera në vijim për furnizimin e radhës.

Sipas Ujësjellës Kanalizime Krujë, deri në një njoftim të dytë, uji do të përdoret vetëm për arsye sanitare dhe jo për t’u pirë.

“Lutemi për mirëkuptimin Tuaj në zbatim të protokolleve të Higjienës dhe Sigurisë së Shëndetit Publik, që uji i rrjedhshëm nga rrjeti si dhe uji në depozitat familjare të përdoret vetëm për nevoja sanitare shtëpiake dhe jo për konsum për pirje dhe gatim, deri në një njoftim të dytë nga ana e Ujësjellës Kanalizime Krujë”, sipas njoftimit të UKK.

ISHP ka dalë në përfundime se helmimi i mbi 600 qytetarëve në Krujë ka ardhur si pasojë e ujit duke e cilësuar si epidemi hidrike nga ndotja sipërfaqësore e ujërave nga shiu.

Për këtë ISHP bëri përgjegjës ujësjellësin se ka vepruar me vonesë për rastin dhe se ka kapur çrregullimet që i kanë ndodhur në depon kryesore.

“Nga analizat e marra nga ISHP ka rezultuar që në një pikë të vetme të ujësjellësit ka rezultuar bakteri Enterokokus, shkak i këtyre shqetësimeve, situata që sot flasim është shumë e qetë, ka mbaruar pothuajse shqetësim, do e ndjekim me rigorozitet, epidemi e shkaktuar nga uji. Kemi konstatuar në një pikë, por rezultate kanë ardhur pa ndërhyrjes që ka bërë vetë ujësjellësi i Krujës pas pastrimit dhe klorinimit. Kam bindjen se në ditët në vijim nuk do këtë probleme. Për aq kohë epidemi hidrike, përgjegjësia i bie ujësjellësit të Krujës, duhet të kishin qenë më të kujdesshëm që me turbullirën e parë të këtij shqetësimi. Autoritetet duhet të kishin vepruar më shpejtë. Ndotja ka qenë sipërfaqësore si rezultat i shirave, ka pasur çrregullime nga ujësjellësi”, tha mjeku Ulqinaku.

Mësohet se autoritetet lokale kanë dezinfektuar depozitën kryesore që përdoret për ujin e pijshëm.

Një pjesë e banorëve e kanë marrë ujin nga autobotët që qarkullojnë nëpër qytet, kurse një pjesë tjetër e kanë blerë atë.

Një ditë më parë, Prokuroria e Krujës njoftoi nisjen e hetimeve, ku theksohet se është në pritje të analizave përfundimtare, edhe pse dyshimet e para janë që uji i pijshëm të ketë pasur ngarkesë bakteriale esheria koli dhe streptokoku fekale.

Prokuroria ka zbarkuar tek ndërmarrja ujësjellës-kanalizime Krujë, ku janë marrë disa dokumente si dhe janë marrë në pyetje drejtuesit e këtij institucioni.

Continue Reading

Aktuale