Shëndeti
Redukto ankthin me shtatë hapa
Çrregullimet e ankthit, janë grupi më i zakonshëm i çrregullimeve psikologjike. Rreth 19 për qind e popullsisë amerikane, vuan çdo vit nga një çrregullim ankthi, dhe 31për qind gjatë jetës së tyre. Këto shifra, janë edhe më të larta për gratë dhe adoleshentët e sotëm. Edhe në botë të dhënat janë shqetësuese.
Por, pse po shtohet ankthi tek njerëzit? Një nga shpjegimet e ekspertëve, është se njerëzit, po mësohen të shmangin gjithnjë e më shumë shqetësimet e çdo lloji, emocionet negative apo edhe dhimbjen. Dhe vështirësia me këtë qasje lind nga fakti se dhimbja, frika, trishtimi, dhe ndjenjat e tjera të pakëndshme janë të kudogjendura, ato janë pjesë e pashmangshme e përvojës normale njerëzore.
Dhe kur ne me vetëdije ose jo tentojnë t’i shmangim, të arratisemi prej tyre apo t’i minimizojmë këto emocione normale njerëzore, ata mund të zhduken për pak kohë, por gjithmonë rikthehen “për të marrë hak”. Por, situata nuk është e pashpresë. Ja cilat janë 7 hapat që mund të ndiqni për të zhdukur ankthin që ju rrethon.
Bëni nga një gjë ndryshe çdo ditë, pa ndonjë arsye speficike
Kjo është këshilla që jepte Uilliam Xhejms, një nga themeluesit e psikologjisë amerikane, në librin e tij të vitit 1890 “Zakoni”. Ajo është ende e zbatueshme edhe më shumë se 100 vjet më vonë. Një nga këto gjëra ndryshe, mund të jetë bërja dush me ujë më të ftohtë se zakonisht, parkimi i makinës paksa më tej hyrjes së dyqanit, në mënyrë që të detyrohesh të ecësh në shi, ose të tolerosh urinë për 15 minuta më shumë se sa zakonisht, para se të hash.
Lejojeni partnerin apo fëmijën tuaj, të bëjë diçka që zakonisht ju bën të mos ndiheni rehat. Ose hani vetëm në një restorant, apo shihni vetë një film në shtëpi
Përtej masave të përbashkëta të sigurisë, vini se re prirja juaj për të protestuar diskutuar apo ndaluar diçka, rrjedh nga ankthi dhe shqetësimi juaj. Prandaj, për disa orë lërini gjërat në rrjedhën e tyre spontane. Do të ndiheni jo vetëm më pak të shqetësuar në planin afatgjatë, por ndoshta do të përmirësoni marrëdhëniet tuaja, dhe të stimulojë qëndrueshmërinë tek fëmijët tuaj.
Mos shmangni lajmet mbi vdekjen
Një nga psikologët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, Rollo May, ka folur shumë mbi ankthin ekzistencial, frikën nga vdekja me të cilën janë të detyruar të jetojnë të gjithë njerëzit. Ai theksoi se ajo që përcakton nëse do të prekemi apo ajo nga një ankth problematik, është mënyra si ne merremi me faktin se të gjithë një ditë do të pushojmë së ekzistuari (të paktën në të njëjtën formë si tani kur jemi gjallë).
Nëse ne “shkatërrohemi” psikologjikisht nën peshën e frikës nga vdekja, dhe paralizohemi nga ajo, ka të ngjarë që të zhvillojmë çrregullimet e ankthit. Nëse e pranojmë këtë frikë, dhe jemi të motivuar ta jetojmë çdo ditë si të ishte fundit, nuk do te kemi probleme.
Kujtoni veten se jemi në këtë Tokë për një kohë të kufizuar, ndaj nuk ka kohë për të humbur. Mos i shmangni funeralet, përmendoret, varrezat, leximin e nekrologjive, apo të shikuarit e filmave që trajtojnë temën e vdekjen. Sikurse shkroi Randi Paush në librin e tij bestseller “Leksioni i fundit”, mos prisni derisa të diagnostikoheni me ndonjë sëmundje të pashërueshme “për të shijuar momentin”.
Kur diçka ju mërzit në një marrëdhënie, thuajeni sa më shpejt që të jetë e mundur
Ne përgjithësi, ne njerëzve nuk na tërheqin “binjakët” tanë psikologjikë, prandaj njerëzit që lidhemi dhe më pas martohemi, kanë gjasa të jenë ndryshe nga ne. Dhe kjo është diçka normale. Po e tillë është edhe pasja e mendimeve të ndryshme mbi një sërë temash, si për nevojat, preferencat dhe temperamentin.
Një shenjë dalluese e një marrëdhënieje të mirë, nuk është mungesa e diskutimeve apo mosmarrëveshjeve, por mënyra se si i menaxhoni ato. Prandaj flisni, edhe nëse kjo ju bën ndonjëherë të ndiheni në siklet. Sa më shpejt që ta thoni diçka që ju shqetëson, ju brengos ose ju lëndon, aq më e lartë është mundësia që ju mund ta diskutoni atë në një mënyrë konstruktive – dhe më të ulëta do të jenë shanset që ankthi juaj të mbërrijë kulmin.
Provoni gjëra të reja, edhe nëse kjo do të thotë të shkoni përtej zonës tuaj të rehatisë
Disa njerëz janë më të hapur të provojnë ushqime të reja, të udhëtojnë në vende të reja, apo të eksperimentojnë me aktivitete të reja. Për të tjerët, këto mund të ngjallin shumë frikë. Këta të fundit e pëlqejnë pasigurinë dhe të panjohurën, ndaj përpiqen që ta shmangin atë sa më shumë që të jetë e mundur. Por, vetëm duke pranuar frikën nga pasigurisë, dhe duke e shtyrë veten me butësi përtej zonës sonë të rehatisë, ne mund të shmangim ankthin afatgjatë.
Mjaft duke qenë “të zënë” në çdo moment, shihni atë që ndodh
Nuk ka nevojë që të jeni të fiksuar pas punës, për të pranuar se nganjëherë e mbajmë veten shumë të zënë në mënyrë që të mos merremi me mendimet dhe ndjenjat tona. Kjo është një frikë e vjetër, por interneti e ka bërë pafundësisht më të lehtë, të mos qënit kurrë i qetë. Në librin e saj të ri, Xheni Odell, përpiqet të na mësojë “si të mos bëjmë asgjë”.
Të paktën për pak kohë. Duke i lejuar të shfaqen emocionet, imazhet, kujtimet dhe ndjesitë fizike gjatë këtyre momenteve, ne mund të mësojmë ngadalë që t’i pranojmë ato pa gjykim. Ndoshta, vëzhgimi i mendjes dhe i trupit tonë nuk është aq i frikshëm sa duket. Dhe ndoshta, mund të mësojmë edhe diçka të dobishme për veten tonë.
Kaloni kohë në natyrë, duke përfshirë edhe ushtrimet fizike
Kontakti i domosdoshëm me natyrën, i ka mbrojtur njerëzit nga ankthi problematik në shumë mënyra. Ne, mund të nxjerrim shumë justifikime për të mos dalë në natyrë. Aty mund të ketë insekte, terreni i papërshtatshëm, moti i paparashikueshëm, kafshët e rrezikshme, shumë ose pak diell, terreni baltë etj.
Gjithashtu, mund të kemi frikë se jemi shumë larg “qytetërimit”, në rast se kemi nevojë për ndihmë. Është koha të përballeni me këto frikëra që keni në kokë, dhe të hyni në natyrë. Për disa, kjo do të thotë të shkosh në parkun e afërt. Për të tjerët, udhëtime në vende turistike më të largëta. Pavarësisht hapave të vogla dhe të mëdha, ato do të thyejnë zakonin e mëparshëm, dhe do të na vendosin në kontakt me burimet e shëndetit të mirë fizik dhe mendor.
Shëndeti
5 këshilla për rregullimin natyral të sheqerit në gjak


5 këshilla për rregullimin natyral të sheqerit në gjak
Sheqeri i lartë i gjakut, i njohur gjithashtu si hiperglicemia, zakonisht lidhet me diabetin dhe para-diabetin (ku sheqeri në gjak është i lartë, por jo aq i lartë sa të etiketohet si diabeti) dhe nëse nuk trajtohet, mund të shfaqen probleme serioze shëndetësore.
Menaxhimi i sheqerit në gjak është çelësi për mirëqenien tuaj të përgjithshme dhe tani ka pesë mënyra për ta mbajtur natyrshëm nën kontroll.
“Nëse sheqeri në gjak është shumë i ulët, mund t’ju duhet të rrisni burimet e glukozës në dietën tuaj ose mund të ketë një arsye pse trupi juaj ka nevojë për më shumë energji. “Nëse sheqeri në gjak është shumë i lartë, mund t’ju duhet të reduktoni burimet e sheqerit në dietën tuaj, ose mund të ketë një problem, siç është rezistenca ndaj insulinës, që e pengon trupin tuaj të përdorë glukozën për energji,” thotë Shawn Marchese, një. mjek i licencuar, infermier në Qendrën Mesothelioma, i cili ka mbi 15 vjet përvojë të drejtpërdrejtë të kujdesit ndaj pacientit dhe prova të shumta klinike onkologjike nën brezin e tij.
Me ndihmën e këtyre 5 mënyrave mund të rregulloni sheqerin në gjak.
Ushtrime të rregullta
“Për shkak se trupi juaj përdor glukozën për energji, stërvitja e rregullt është një nga mënyrat më të mira për të mbajtur nivele të shëndetshme të sheqerit në gjak”, thotë Marchese.
Aktivitete të tilla si ecja, ngritja e peshave, çiklizmi ose noti përdorin sheqerin në gjak për të gjeneruar energjinë e nevojshme për kontraktimet e muskujve. Këto aktivitete e bëjnë trupin tuaj më të ndjeshëm ndaj insulinës dhe ndihmojnë më tej me kontrollin e peshës, gjë që mund të mbajë në mënyrë të ngjashme sheqerin në gjak të qëndrueshëm.
Rritni marrjen e fibrave
“Fibrat ngadalësojnë shkallën e përthithjes së sheqerit dhe tretjen e karbohidrateve. Kjo zvogëlon rrezikun e një rritje të papritur të sheqerit në gjak pas një vakt. Rritja graduale e sheqerit në gjak i lejon trupit tuaj më shumë kohë për t’iu përgjigjur insulinës. Domethënë, vetëm forma e tretshme e fibrave ndikon pozitivisht në menaxhimin e sheqerit në gjak”, pohon eksperti.
Ju mund të rrisni marrjen e fibrave të tretshme dhe të përmirësoni menaxhimin e sheqerit në gjak duke ngrënë më shumë fruta, perime, bishtajore dhe drithëra. Rekomandimi ditor për fibra është rreth 14 gram për 1000 kalori.
Hani porcione më të vogla
“Vaktet e mëdha priren të shkaktojnë rritje të sheqerit në gjak”, thotë Marchese.
Gjithashtu mund ta bëjë më të vështirë për trupin tuaj të rregullojë nivelet e sheqerit në gjak pas një vakti. Pjesët më të vogla promovojnë gjithashtu një peshë të shëndetshme dhe reduktojnë rrezikun e diabetit të tipit 2. Mund të siguroheni që të hani më pak duke matur ose peshuar përbërësit kur gatuani në shtëpi, duke përdorur pjata më të vogla ose duke ngrënë më ngadalë. Provoni të shtoni ushqime të shëndetshme midis vakteve nëse jeni të uritur.
Shkurtoni karbohidratet
“Karbohidratet ndikojnë në sheqerin në gjak më shumë se shumica e ushqimeve të tjera dhe mund të ulin efektivitetin e insulinës. Ngrënia e shumë karbohidrateve e përmbyt gjakun tuaj me nivele të larta të glukozës dhe mund të kufizojë aftësinë e trupit tuaj për t’u rikuperuar në nivele të shëndetshme të sheqerit në gjak. “Përmbajtja e ulët e karbohidrateve zvogëlon rrezikun e rritjes së sheqerit në gjak dhe rezistencës ndaj insulinës, duke reduktuar kështu rrezikun e diabetit të tipit 2”, thotë Marchese.
Shmangni bukën e përpunuar ose të rafinuar, niseshtenë dhe makaronat dhe jepni përparësi drithërave në dietën tuaj.
Shtoni ushqime probiotike në dietën tuaj
Probiotikët janë ushqime që nxisin rritjen e baktereve të shëndetshme në sistemin tretës. Këto ushqime përmirësojnë gjithashtu rregullimin e sheqerit në gjak dhe mund të ulin HbA1c, një tregues i rezistencës ndaj insulinës dhe prediabetit.
“Kërkoni mënyra për të shtuar ushqime të pasura me probiotikë në dietën tuaj përmes disa kosit, djathrave dhe lakër turshi”, përfundon Marchese.
Shëndeti
Teknika e re ‘pioniere’ që mund të dallojë kancerin e syrit – i duhet ‘më pak se një sekondë’


Pengesa më e madhe për përmirësimin e shkallës së mbijetesës së kancerit është vonesa në zbulimin.
Fatmirësisht, përparimet e teknologjisë po ndihmojnë për të ngushtuar hendekun midis zbulimit dhe diagnostikimit.
Studiuesit kanë zhvilluar një pajisje “pioniere” 3D e cila mund të ndihmojë në zbulimin e kancerit të syrit në një mënyrë të shpejtë, efikase dhe të lirë.
Pajisja me kosto të ulët, e cila mund të kapë imazhe 3D të syrit, mund të ndihmojë gjithashtu në zbulimin e glaukomës – një gjendje tjetër e syve që përfiton nga zbulimi i hershëm. Pajisja mund të kapë imazhe të retinës, pjesës së pasme të syrit dhe kornesë dhe mund të shtohet në një llambë të çarë e cila përdoret zakonisht nga optometristët për të kontrolluar shëndetin e syrit.
Makinat ekzistuese për imazhe 3D mund të kushtojnë deri në 118 mijë euro gjë që shpesh i bën ato shumë të shtrenjta për përdorim në shkallë të gjerë të popullsisë.
Një version i modifikuar i teknologjisë mund të bëjë të mundur që njerëzit të bëjnë “selfie” të retinës së tyre, që do të thotë se makina mund të përdoret në mjedise jo të mbikëqyrura si farmacitë. Pajisja është zhvilluar nga Doktor Mario Giardini, Doktor Ian Coghill dhe Kirsty Jordan, në Departamentin e Inxhinierisë Biomjekësore të Universitetit të Strathclyde.
Doktor Giardini tha: “Pacientët mund të fotografohen lehtësisht dhe me kosto të ulët, pa nevojën e pranisë së një specialisti. Pajisja jonë merr imazhe 3D në mënyrë të besueshme dhe është e rehatshme dhe e shpejtë, në më pak se një sekondë”.
“Teknologjia ka potencialin të revolucionarizojë ekzaminimin dhe ndjekjen brenda komunitetit të kushteve të tilla si glaukoma, siç mund ta përballonte çdo optometrist, kudo në botë. Kjo punë e bën diagnostikimin e syve më të aksesueshëm, duke reduktuar pabarazitë”.
Shëndeti
Dy sëmundjet nga të cilat rrezikoheni nëse flini me dritë ndezur në dhomën e gjumit


Nuk janë të paktë ata që janë mësuar të flenë me dritë në dhomën e tyre.Diçka që është e dëmshme për shëndetin tonë, sipas një studimi të ri shkencor nga Universiteti Northwestern.
Në mënyrë të veçantë, u vu re se çdo ekspozim ndaj dritës gjatë natës lidhej me një rrezik më të lartë të obezitetit, presionit të lartë të gjakut (hipertensionit) dhe diabetit tek të rriturit e moshuar.
“Pavarësisht nëse është telefoni juaj apo televizori i lënë ndezur gjatë kohës që flini, edhe ndotja nga drita e qytetit të madh, mund të rrisë rrezikun e diabetit dhe sëmundjeve kardiovaskulare, veçanërisht për njerëzit e moshuar”, thotë bashkëautori i studimit dhe asistent profesor i neurologji në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit Northwestern Feinberg dhe një mjek i Mjekësisë Veriperëndimore.
-
Lajmet kryesore1 year ago
Mediat në Shqipëri: Kastriot Rexhepi është shantazhuar me video materiale nga grupi i Izet Mexhitit
-
Bota1 year ago
Nuk u intereson kush është përballë tyre, shihni pamjet se si ukrainasit i ndalin në rrugë rusët
-
Lajme2 years ago
Lidhjet e Trajko Veljanovskit me rastin M0nstга? – Avokati maqedonas flet për pazaret ndër tavolinë dhe fshehje provash
-
Kosovë1 year ago
Dalin detaje të reja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
-
Komente2 years ago
Mos e bëfsh pikën e hajrit o Albin Kurti
-
Lajme2 years ago
Gazetari shqiptar “e zuri mat” Vuçiqin – Cila ishte pyetja që e ngushtoi presidentin sërb?
-
Lajme2 years ago
Shek Hallaçi i Grupit të Kumanovës, nga Buгgu i Idгizovës publikon videon me një porosi
-
Lajme1 year ago
Anketa më re: Struga, Tetova dhe Çairi do të drejtohen nga Opozita Shqiptare