Connect with us

Lajme

Nga tetori dokumentet personale do të jepen edhe përmes formës elektronike

Published

on

Prej në fillim të tetorit, do të vihet në përdorim portali i ri nacional për shërbime elektronike i cili qytetarëve do t’u mundësojë që, përveç procedurës aktuale, dokumentet t’i marrim në mënyrë elektronike, gjegjësisht vetëm me disa klikime, duke i mënjanuar procedurat burokratike, shëtitjet prej në sporteli në sportel dhe pritjet në radhë të gjata.

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës (MSHIA) po i bën përgatitjet e fundit që në pjesën e parë të muajit tetor të hyjë në funksion portali nacional elektronik për dhënien e shërbimeve elektronike për qytetarët e Maqedonisë së Veriut.

“Në fillim të tetorit pritet të lëshohet në përdorim, tani është në fazë përfundimtare të koordinimit me institucionet tjera që do të japin shërbime atje. Për çka do të ketë shërbime elektronike në portal. Është nga fundi, si portal është gati, por duhet vetëm që të plotësohet dhe të bëhet test”, thonë për Portalb.mk, nga MSHIA.

Ata shtojnë se, sapo të vihet në funksion portali, dokumentet që do të nxirren në formë elektronike, do ta kenë të njëjtën vlerë sikur dokumentet që janë në letër

Gjithçka që do të duhet të bëjnë është që vetëm njëherë të regjistrohen në sistem, atë do të munden ta bëjnë në dy mënyra: E para është që fizikisht ta vizitojnë ndonjë prej sporteleve të autorizuara, të cilat do të ekzistojnë në territorin e gjithë shtetit; e dyta është nëpërmjet rrugës elektronike, atë qytetarët do të munden vetë, pa pasur nevojë që fizikisht të shkojnë në ndonjë institucion.

Në atë moment, çdo qytetar do të mundet t’i marrë në mënyrë elektronike të gjitha dokumentet, të cilat do të jenë ligjërisht të vlefshme. Dokumentet do t’i dërgohen në e-mail.

Continue Reading

Lajme

Rruga për Qafë-Thanë, në gjendje të rëndë

Published

on

Edhe këtë verë të gjithë ata që do të kalojnë pushimet në bregdetin shqiptar do të udhëtojnë në një rrugë të pasigurt që të çon në pikën kufitare të Qafë Thanës. Më sinjalistikë të pamjaftueshme dhe plot gropa, udhëtimi në të përbën rrezik jo vetëm për turistët, por edhe për banorët e vendbanimeve aty pranë, shkruan Alsat.

“Siç po kalon koha, do të jetë kështu kohë të gjatë. Rruga është shumë e rrezikshme. Kur bie shi apo edhe në dimër është shumë e vështirë për të vozitur, vrimat hapen nga shiu dhe ato nuk duken. Nuk është shënuar asgjë. As vijat nuk vërehen e asgjë tjetër”, banor.

“Ka pasur premtime të shumta nga shteti gjatë viteve të fundit se rruga që të çon në pikën kufitare Qaf Thanë me Shqipërinë fqinje do të riparohet. Por nga premtimet mbetën vetëm fjalët. Ekipi i Alsat edhe sot ka vërejtur makina që kthehen apo shkojnë drejt Shqipërisë, pasi sot është ditë jo pune”, raporton gazetari i Aslat, Miki Trajkovski

Për rehabilitimin e kësaj rruge të gjatë 19 kilometra janë siguruar 8 milionë euro nga BERZH, thonë nga Ndërmarrja publike “Rrugët Shtetërore”. Për këtë rrugë si dhe për rehabilitimin e pesë rrugëve të tjera është shpallur tender për realizimin e punëve ndërtimore. Tani në proces është vlerësimi i ofertave të arritura. /Alsat.mk

Continue Reading

Kosovë

Deputetja e VV-së uron presidenten Osmani me rastin e Ditës së Presidentit

Published

on

Deputetja e VV-së Doarsa Kica Xhelili, e ka uruar në mënyrë të veçantë presidenten Vjosa Osmani në Ditën e Presidentit.

Deputetja Xhelil është shprehur e lumtur që presidenten Osmani e njeh nga afër dhe para se ta marrë pozitën e shefes së shtetit.

“Para se të jetë, dhe ta njohim si Presidente, kemi njohur Vjosën. Jo rëndom qëllon që njerëzit e njohin nga afër Presidentin apo Presidenten e tyre. Natyrshëm, Vjosa, duke qenë ajo që është, nuk përkon shumë me idenë e të bërit të gjërave ashtu që ato të jenë të pranueshme për masën domosdoshmërisht. Vjosa, duke qenë sikurse është, i bën gjërat asisoji që ajo është e bindur se i shërbejnë zhvillimit të vendit, pavarësisht gjykimit eventual të masës, por gjithmonë duke i shërbyer masës”, ka shkruar ajo.

Ajo ka shkruar se Vjosa Osmani punon shumë prandaj si përfaqësuese e Popullit thotë se nuk e ka pasë ndjesëin e përfaqësimit që nga vdekja e Presidentit Rugova.

“Prandaj Vjosa edhe mund të sulmohet. Prandaj me Vjosën edhe mund të mos pajtohen të gjithë. Por, për arsyet e njëjta, Vjosa nuk mund të injorohet – as brenda, as jashtë. Vjosa punon shumë teksa shkruan historinë e shpërfaqjes së një Kosove ku për Presidentin ngritesh në këmbë, jo për arsye institucionale, jo për arsye protokolare, por për arsye të ndjesisë së përfaqësimit dinjitoz që ky vend sot e ka, për shkak të saj, e që nuk e mbaj në mend ta kem ndjerë pas 21 janarit të vitit 2006. Vjosa, Presidentja jonë, Urime dita yte e merituar”, ka shkruar Kica Xhelili.

Continue Reading

Lajme

Ekstremisti Sheshel ftohet që të dëshmojë në Hagë

Published

on

Lideri i partisë djathtiste në Serbi, Partisë Radikale Serbe, Vojsllav Sheshel, është thirrur që të dëshmojë para Mekanizmit Ndërkombëtar për Gjykatat Penale, që është pasues i Tribunalit të Hagës.

Sheshel konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se seanca dëgjimore është caktuar që të mbahet më 1 korrik.

Ai po ashtu tha se me shumë gjasa do t’i përgjigjet kësaj ftese.

Ftesën për marrje në pyetje e ka konfirmuar përmes një postimi në Twitter edhe ish-zyrtari i lartë i partisë së Sheshelit, Nemanja Sharoviq. Ai tha se nuk dëshiron që ta pranojë ftesën e këtij mekanizmi, sepse siç tha, nuk ishte shkruar në cirilik.

Sheshel tha për Radion Evropa e Lirë se ftesë e ngjashme u është dërguar edhe Lilana Mihajlloviqit, Ognjen Mihajlloviqit, Mirolub Ignjatoviqit, Marina Ristiqit dhe Marina Ragusit. Që të gjithë këta janë anëtarë ose ish-anëtarë të Partisë Radikale Serbe.

Ftesa për dëshmi ka të bëjë me “shkeljet e pretenduara të rregullave të Tribunalit të Hagës sa i përket mbrojtjes së identitetit të dëshmitarëve të mbrojtur dhe dokumenteve konfidenciale”, tha Sheshel gjatë një bisede telefonike me Radion Evropa e Lirë.

“I kam publikuar që të gjitha në librat e mi, mbi 50 libra. Do të publikoj të gjitha materialet e Tribunalit të Hagës nga rasti im, sepse rasti im ka përfunduar dhe ata nuk mund t’i mbajnë sekrete për 100 vjet këto informacione”, tha Sheshel.

Ai shtoi se nuk ka rrezikuar jetën e dëshmitarëve, por tha se do të vazhdojë të nxjerrë këto materiale.

Nga Mekanizmi Ndërkombëtar për Gjykatat Penale dhe Zyra e Prokurorit të Serbisë për Krime Lufte ende nuk kanë komentuar.

Vojsllav Sheshel më 2018 ishte dënuar me 10 vjet burgim nga Tribunali i Hagës për nxitje të persekutimit, dëbimit, zhvendosjes, zhvendosjes me forcë të kroatëve në fshatin Hërtkovci më 1992.

Më 6 maj 1992, Sheshel mbajti një fjalim në këtë vend, që sipas Mekanizmit Ndërkombëtar për Gjykatat Penale tha se ka kontribuar në persekutimin, dëbimin dhe veprime jonjerëzore.

Sheshel u la i lirë në Serbi për shkak se vuajti dënimit gjatë paraburgimit nga viti 2003 deri më 2014.

Ndryshe, Mekanizmi Ndërkombëtar për Gjykatat Penale për vite me radhë i ka kërkuar Serbisë që të ekstradojë anëtarët e partisë së Sheshelit, Petar Jojiq dhe Vjerica Radeta, të cilët akuzohen për frikësim, kërcënim dhe ofrim të ryshfetit për dëshmitarët në rastin gjyqësor kundër Sheshelit.

Serbia ende refuzon që të ekstradojë ata, duke argumentuar se sipas një vendimi të Gjykatës së Lartë të Beogradit, nuk janë plotësuar kushtet për ekstradimin e këtyre personave. Kjo gjykatë, më 2016, tha se nuk ka baza ligjore për arrestimin dhe ekstradimin e anëtarëve të Partisë Radikale Serbe, sepse ligji vendor për bashkëpunim me gjykatën e Hagës parashikon se vetëm personat e akuzuar për krime lufte mund të ekstradohen dhe jo ata që akuzohen për minim të gjykatës. /REL

Continue Reading

Aktuale