Connect with us

Lajme

I njohur si “Zot i drogës” në Angli, shqiptari do paguajë vetëm 14 mijë paund

Published

on

Shtetasi shqiptar i njohur si “Zot i drogës” në Britaninë e Madhe do të paguajë pranë autoriteteve si dëmshpërblim vetëm 14 mijë paund

Shtetasi Erald Mema u kap me sasi të madhe kokaine në Angli ndërsa akuzohet të kishte qenë në krye të një komploti të drogës në të gjithë vendin midis 1 qershorit 2016 dhe 2 dhjetorit 2016.

Mema i ka mohuar të gjitha akuzat përpara trupës gjyqësore e cila e ka dënuar me 25 vjet burg nën akuzën e trafikut të kokainës.

34-vjeçari, bashkë me bashkëpunëtorët sollën nga Shqipëria drejt Britanisë së Madhe sasi të mëdha droge. Ata shpërndanë lëndën narkotike në të gjithë Oxfordshire dhe më gjerë.

Dje, në një seancë gjyqësor të mbajtur ndaj Erald Memës, është kërkuar që ai të dëmshpërblejë shtetin me pak më shumë se 14 mijë paund, edhe pse fitimet nga droga e kapur mund të kenë arritur në miliarda paund.

“Ai ishte një njeri që po organizonte atë që ishte pa dyshim një grup i organizuar kriminal, duke marrë kokainë në pikën e importit, duke menaxhuar shpërndarjen e tij me shumicë në Mbretërinë e Bashkuar në grupe të tjera të rëndësishme kriminale të organizuara”, shkruanin mediat për shqiptarin.

Continue Reading

Kosovë

Voton Vjosa Osmani: Shpresoj që zgjedhjet sot të kalojnë pa asnjë incident (Video)

Published

on

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka ftuar te gjithë qytetarët e Kosovës që të dalin të votojnë për zgjedhjet lokale të cilat po mbahen në terë territorin e Republikës së Kosovës. Ajo ka thënë se ky proces është tejet i rëndësishëm për jetën e të gjithë qytetarëve.

Presidentja Osmani është deklaruar pasi ka votuar në qendrën e votimit në Fakultetin Teknik.

“Sot qytetarët tanë pa dallim në çdo cep te vendit tonë, në çdo komunë votojnë për kualitetin e jetës së tyre, votojnë për komunat e tyre, votojnë për udhëheqësinë e cila do ta determinojë edhe mënyrën se si në katër vitet e tyre do të jetë jeta në komunat ku ata jetojnë. I ftoj që në numër sa më të madh të marrin pjesë në këtë proces zgjedhor, ta dëshmojnë sërish që qytetarët e Kosovës janë ata që në radhë të parë e mundësojnë e në radhë te dyte e mbrojnë çdo proces demokratik, çdo proces të lirë dhe të drejtë që ka të bëjë me jetën e tyre. Shpresoj që zgjedhjet sot të kalojnë pa asnjë incident”, ka thënë Osmani.

E para e shtetit të Kosovës ka bërë thirrje për respektim të masave antiCOVID.

Osmani ishte e shoqëruar nga bashkëshorti dhe dy vajzat e saj.

https://alsat.mk/wp-content/uploads/2021/10/Voton-Vjosa-Osmani.mp4?_=1

Continue Reading

Lajme

Vrapçisht, dalja më e ulët në votime deri më tani

Published

on

Komisioni Shtetëror Zgjedhor ka bërë të ditur se deri në orën 11:00 dalje më të madhe në votime ka në Komunën e Novacit me 25.84%, e ndjekur nga Kriva Pallanka me 20.44% dhe Vevçani me 18.61%.

Dalje më të ulët ka në Komunën e Vrapçishtit me 4.92%. /SHENJA/

Continue Reading

Kosovë

A ka nevojë ndonjëri prej kandidatëve me i fry? Përgjigjet hoxhë Fatmir Latifaj

Published

on

Hoxhë Fatmir Latifaj u ka bërë thirrje qytetarëve të dalin në votime, që të vendosin vetë se kush t’i drejtojë ata për katër vitet e ardhshme.

“Shpresojmë që ky proces të shkoj në formën më të mirë dhe paqësore se ia kemi borgj vendit tonë dhe aleatëve tanë që të tregojmë kulture dhe respekt”, tha fillimisht ai në T7.

Në pyetjen se a ka ndonjëri prej kandidatëve nevojë me i ‘fry’ hoxha, ai është shprehur se hoxha vetëm ka nevojë me ju lut Zotit për të gjithë kandidatët.

“Hoxha ka nevojë me ju lut allahut për të gjithë kandidatët. Në Islam është e rregulluar çështja e balancimit. Sot nuk është koha veç me u lut, por me dalë te kutitë e zgjedhjeve”, tha hoxhë Fatmir Latifaj.

Continue Reading

Aktuale