Argëtim
Femra, këto gjëra mos i bëni, nuk i pëlqejnë meshkujt
Mesa duket komunikimet në ditët e sotme, kanë më shumë mundësi për të pasur keqkuptime.
Sipas ekspertëve, nëse një mashkull që pëlqeni nuk po ju shkruan më mesazhe, apo nuk po tregon interesin që ju prisni duhet të bëni këto gjëra. Nuk duhet të mërziteni, apo t’ju kapë një gjendje jo e mirë emocionale.
1. Mos u frikësoni nëse ai ka humbur interesin
Gjëja më e rrezikshme që mendojnë femrat në këtë situatë është se supozojnë direkt më të keqen. Atij ndoshta mund t’I ketë dalë ndonjë punë e papritur, ose telefonin do e ketë pasur pa bateri. Mos mendoni me vrap për më të keqen.
2. Mos bëni asnjë veprim
Edhe nëse ju ka kapur panik në kokën tuaj, dilni me miqtë tuaj, por mos veproni me shpejtësi.
Mos i shkruani sërish nëse e ka marrë mesazhin tuaj. Gjithashtu mos e merrni ne telefon dhe t’i kërkoni llogari në lidhje me faktin që nuk ju ka kthyer përgjigje.
Nëse veproni pa u menduar mirë, do të shkatërroni romancën që po krijonit.
3. Mos harroni vlerën tuaj
Kur dikush nuk na përgjigjet, është e lehtë të ndjehemi sikur po humbim dikë. Tundimi emocional na bën që të përpiqemi për ta kthyer atë, sikur ai të jetë një çmim.Ndaluni për një moment dhe mos harroni që edhe nëse humbet interesin, kjo është humbja e tij.
Sipas intv.al ju do mendoni për të gjithë vlerat tuaja që i sillnit në jetën e tij si: energjia, pasioni, eksitimi etj. Në këtë mënyrë do bindeni që vërtetë nuk ja vlen të mërziteni.
4. Prisni 48-72 orë para se të komunikoni sërish
Prisni 48-72 orë para se të bëni përpjekje të mëtejshme për të komunikuar.
Nëse ai ende ka interes për ju, ai do të përgjigjet brenda kësaj periudhe kohore. Ju i keni treguar atij një vetëbesim për të pritur që ai të vijë tek ju.Nëse interesi i tij është i kufizuar, sipas intv.al kjo gjithashtu i jep hapësirë të rritet përsëri.
5. Bëjeni veten të lumtur
Bëni gjithçka që ju duhet për ta bërë veten të lumtur dhe për të larguar mendjen nga ai. Merrni veprime për një qëllim. Kaloni kohë me miqtë dhe familjen tuaj.
Burimi: Thought Catalog
Argëtim
Sa tetëshe shihni në foto?

Sa tetëshe shihni në foto?
Shikojeni mirë këtë fotografi dhe na tregoni sa tetëshe shihni aty.
Por që në fillim do ta kuptoni se fotografia, përkatësisht pyetja nuk është edhe aq e thjeshtë.
Pak ndihmë: Njerëzit kryesisht kërkojnë midis pesë dhe nëntë, dhe këtu është zgjidhja e vërtetë.
Argëtim
Delfinët mund ta njohin njëri-tjetrin përmes shijes së urinës, tregon studimi

Studiuesit në Universitetin e ‘St Andrews’ kanë zbuluar se delfinët mund të njohin miqtë dhe anëtarët e familjes pa i parë apo dëgjuar, përmes urinës dhe jashtëqitjeve të tjera.
Për ta zbuluar këtë, Profesori Vincent Janik dhe kolegët e tij, Jason Bruck dhe Sam Walmsley, testuan se si delfinët reaguan ndaj mostrave të urinës nga delfinë të ndryshëm.
Sipas studimit, krijesat e detit ishin shumë më të interesuara për urinën e atyre që njihnin sesa ato që nuk i njihnin.
“Delfinët eksploruan mostrat e urinës për më gjatë nëse vinin nga kafshë të njohura”, tha Vincent Janik, autori kryesor i studimit.
“Ne ende dimë shumë pak se si funksionon shqisa e shijes tek delfinët. Studime të tjera kanë treguar se ata kanë humbur shumë nga shijet e zakonshme që gjejmë te gjitarët e tjerë”, shtoi Janik.
Për shkak të këtij zbulimi, studiuesit besojnë se delfinët kanë një përvojë të ndryshme shije nga gjitarët e tjerë, raporton Guardian.
Argëtim
Kaloi 36 orë në luhatëse për të hyrë në “Guinness”

Një burrë nga Britania ka shpenzuar 36 orë në një luhatëse për t’u futur në Librin e Rekordeve “Guinness”. Richard Scott, 51-vjeçar nga Kinross në Angli, kishte filluar duke u lëkundur në 6:10 të mëngjesit të shtunën dhe e kishte përfunduar të dielën në mbrëmje.
Scott lejohej të pushonte nga pesë minuta çdo orë dhe ai i kishte ruajtur këto minuta për të bërë një sy gjumë, shkruan Upi.
Rotary Club në Kinross, ku Scott është anëtar, ka shpërndarë një video në Facebook. “Ka qenë mirë, majat e këmbëve të mija më dhembnin por përveç kësaj unë kam qenë mirë. Ka qenë përvojë e mirë. Ka qenë sfiduese, por ka qenë vërtetë mirë. Jam shumë i emocionuar”, ka thënë ai.
-
Lajmet kryesore6 months ago
Mediat në Shqipëri: Kastriot Rexhepi është shantazhuar me video materiale nga grupi i Izet Mexhitit
-
Bota2 months ago
Nuk u intereson kush është përballë tyre, shihni pamjet se si ukrainasit i ndalin në rrugë rusët
-
Lajme1 year ago
Lidhjet e Trajko Veljanovskit me rastin M0nstга? – Avokati maqedonas flet për pazaret ndër tavolinë dhe fshehje provash
-
Kosovë5 months ago
Dalin detaje të reja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
-
Komente1 year ago
Mos e bëfsh pikën e hajrit o Albin Kurti
-
Lajme1 year ago
Gazetari shqiptar “e zuri mat” Vuçiqin – Cila ishte pyetja që e ngushtoi presidentin sërb?
-
Lajme7 months ago
Anketa më re: Struga, Tetova dhe Çairi do të drejtohen nga Opozita Shqiptare
-
Lajme1 year ago
Shek Hallaçi i Grupit të Kumanovës, nga Buгgu i Idгizovës publikon videon me një porosi