Connect with us

Lajme

“Do të pendohemi nëse Ballkani nuk bëhet pjesë e BE-së”

Published

on

Kryediplomatja Federica Mogherini argumentoi se është në interesin e qartë të unionit që Ballkani të bëhet pjesë e tij.

“Do të pendohemi nëse Ballkani nuk bëhet pjesë e BE-së”, u shpreh shefja në largim e diplomacisë europiane, Federica Mogherini.

 

“Të gjithë e dimë se ky është një proces i gjatë, një proces i ndërlikuar, gjithmonë interesant dhe i gjallë, që do të marrë kohë. Do të duhet shumë zgjidhje problemesh, shumë angazhim politik nga të gjitha anët me vendosmëri. U deshën 25 vjet për ta zgjidhur çështjen e emrit midis Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut. Tani kjo është arritur, falë guximit, udhëheqjes, këmbënguljes dhe falë mbështetjes dhe inkurajimit të vazhdueshëm të Bashkimit Europian”, u shpreh ajo duke lënë të kuptohet përmes një shembulli të qartë se përpos kurajos, lidershipit e këmbënguljes, do të nevojitet prania e fuqishme dhe e përhershme e bllokut në rajon.

Mogherini u shpreh se pajtimi duhet të jetë në krye të axhendës; të krijohet paqe atje ku ka pasur luftë, ishte komenti i saj.

Për Mogherinin, është koha të hidhet një hap përpara drejt bashkimit të familjes europiane me mençuri dhe qëndrueshmëri.

Continue Reading

Lajme

Kohë shtesë për vendet ku është ndërprerë votimi, thonë nga KSHZ

Published

on

Nga KSHZ thonë se deri më tani nuk është raportuar për ndërprerje të votimit më tepër se tre orë, përcjell Alsat. Lubka Guguçevska nga KSHZ sot deklaroi se ka pasur vonesa për shkak të problemeve me aparatet për fingerprint, por që koha e votimit do të kompensohet në ato vendvotime ku ka pasur vonesa.

“Sa i përket ndërprerjes së votimit. Kemi raste në shumë vendvotime. Në rast se ndërprerja ka qenë më pak se një orë, votimi do të përfundojë në ora 19:00. Nëse ndërprerja ka zgjatur një deri në tre orë, në këtë rast do të vazhdohet për aq sa ka zgjatur ndërprerja. Nëse ndërprerja ka qenë dy orë, atëherë do të vazhdohet votimi deri në ora 21:00”, deklaroi Lubka Guguçevska, zëdhënëse e KSHZ-së.

Continue Reading

Kosovë

Komunat me shumicë serbe me daljen më të madhe në votime

Published

on

8,26 për qind e qytetarëve që kanë të drejtë vote kanë votuar deri tani në Kosovë.

Ndërsa, komunat me përqindjen më të madhe të daljes në zgjedhje janë ato me shumicë serbe.

Në Zveçan kanë votuar deri tani 29,42 për qind e qytetarëve apo 2 mijë e 24 qytetarë.

Në Komunën e Mitrovicës së Veriut deri tani kanë votuar 30.96 për qind e qytetarëve, apo 5 mijë e 486 qytetarë.

Në Leposaviq kanë votuar 20,49 për qind e qytetarëve apo 1 mijë e 696 qytetarë.

Continue Reading

Lajme

Zgjedhjet lokale, KSHZ: Jehona e votuesve deri në ora 11 është 10,22 për qind

Published

on

Komisioni Shtetërorë i Zgjedhjeve në konferencën e sotme për shtyp në ora 11:30, njoftoi se nga të dhënat e 2.544 vendvotimeve, respektivisht nga 73.1 për qind e vendvotimeve, deri në ora 11:00 kanë votuar gjithsej 135.906 qytetarë, gjegjësisht 10,22 për qind, shkruan Alsat. Nga KSHZ njoftojnë se më së paku votues deri në ora 11 janë regjistruar në Vrapçishtë.

“Më tepër dalje ka në komunën Novaci me 25.84 për qind, Kriva Pallanka me 20,44 për qind, Vevçani me 18.61 për qind. Ndërsa komuna me më së paku votues deri në ora 11 është Vrapçishta me 4.92 për qind”, tha Lubka Guguçevska nga KSHZ.

Continue Reading

Aktuale