Connect with us

Lajme

Rudina Hajdari: Rama ka sjellë regres në Shqipëri

Published

on

Në fjalën e saj të parë për këtë sesion të ri parlamentar, deputetja Rudina Hajdari ka sulmuar dy liderët e opozitës Basha e Kryemadhi, teksa deklaroi se lënia e mandateve e ktheu kryeministrin Edi Rama në një perandor.

 

“Kemi një kryeministër që ka sjellë regresin e Shqipërisë. Nuk ka dyshim që qeveria nuk ka vullnet dhe dëshirë që të dënojë askënd që akuzohet për korupsion. Dosjet 339 dhe 184 shumë shpejt do mbyllen. Nuk ka dyshim që skema e fundit e PPP, kanë fundosur buxhetin e shtetit dhe janë ndër më të rrezikshmet për vendin. Shqipëria nuk ka pasur asnjë investim të huaj direkt. Shqiptarët po largohen çdo ditë e më shumë. Nuk ka asnjë dyshim që bandat kanë zaptuar vendin dhe kanë pushtet mbi pushtetin. Basha dhe Monika Kryemadhi kërkuan që ta bënin Ramën perandor. Ata kërkuan që Rama të instalonte diktaturën në vend. Opozita duhet të qëndrojë në parlament. Është e vetmja rrugë e drejtë. Duhet të mbështesim reformën në drejtësi. Po zvarritet nga PS dhe po atakohet nga partitë jashtë parlamentit. Ky parlament dhe kjo opozitë do të çojë para reformën zgjedhore. Unë kam bindjen e plotë se Rama është i mbrojtur nga Basha dhe Kryemadhi. Ata nuk e duan zhvillimin e këtij vendi.”-tha Hajdari./Express

Continue Reading

Lajme

Të vetëm përballë Bdi-së? Ziadin Sela e zbulon nëse do të ketë një koalicion në zgjedhjet e ardhshme

Published

on

Kryetari i ASH-së Ziadin Sela, mbrëmjen e sotme është shprehur se është i gatshtëm të bisedojë me palët për zgjedhjet e ardhshme.

Sela tha se si fillim duhet të kuptojë nëse palët janë në të njëjtat interesa me Aleancën dhe më pas të punpjnë bashkarisht për ringritjen e këtij vendi.

“Jemi të gatshëm të diskutojmë”, u shpreh Sela./news33.tv

Continue Reading

Lajme

“Alternativa nuk ka mbajtur asnjë premtim” Sela: Kanë heshtur dhe pijnë kafe me Ahmetin

Published

on

Kryetari i ASH-së Ziadin Sela, mbrëmjen e sotme është shprehur se Alternativa sapo u bë me qeverinë nuk ka mbajtur asnjë premtim të dhënë për luftën lundër korrupsionit dhe për shtetin e së drejtës.

Sela tha se shpreson që ata të dalin dhe të pranojnë që nuk kanë realizuar asnjë nga premtimet e dhëna.

“Pranohet qe ska realizuar asgjë. Shpresoj që ky subjekti tjetër të dalin dhe të pranojnë që skanë realizuar asgjë. Kanë heshtur dhe pijnë kafe me Ahmetin. Kanë qenë malipulatorë.”, tha Sela./news33.tv/

Continue Reading

Lajme

Ziadin Sela bën denoncimin e fortë: Qeveria rrogën e arsimtarëve e ndan për ushtarët partiak,kanë mundësi që të rrisin pagat

Published

on

Kryetari I ASH-së, Ziadin Sela, i ftuar në emisionin Click Plus në TV21, tha se nëpër objekte shkollore prodhohen sasi të mëdha të kriptovalutave ku kryesisht janë shkolla që drejtohen nga eksponentë të BDI-së.

“Çfarë masa ka marrë policia apo qeveria kur dihet që në masë të madhe prodhohen kriptovaluta në objekte shkollore. Bëhet fjalë për shkolla që drejtohen nga eksponentë të BDI-së”, tha Sela.

Continue Reading

Aktuale