Connect with us

Kosovë

Regjistrohu dhe voto nga Maqedonia e Veriut tani nëse je me prejardhje nga Kosova

Published

on

Në kuadër të fushatës “Pranvera shqiptare fillon nga Kosova” sot po bëjmë publik një fakt që nuk u është treguar shqiptarëve me origjinë nga Kosova që jetojnë në Maqedoninë e Veriut.

Të gjithë qytetarët që jetojnë në Maqedoninë e Veriut dhe kanë një dokument që vërteton se janë me prejardhje nga Kosova, ose që kanë një prind me prejardhje nga Kosova, kanë të drejtën e votës në zgjedhjet në Kosovë, edhe pa qenë shtetas.

Ligjin që e mundëson realizimin e kësaj të drejte, Republika e Kosovës e ka miratuar kohë më parë për t’i dhënë të drejtën serbëve që janë larguar nga Kosova që të bëhen pjesë e proceseve të votimeve në Kosovë.

Në çdo proces zgjedhor në Kosovë institucionet e Serbisë koordinohen që të çojnë në Kosovë me dhjetra mijëra vota me postë nga Serbia të atyre serbëve që nuk e kanë shtetësinë e Kosovës, por që dëshmojnë se janë me prejardhje nga Kosova.

Mirëpo, edhe pse nuk është bërë publike më parë, e njëjta gjë vlen edhe për të gjithë shqiptarët me prejardhje nga Kosova që jetojnë sot në Maqedoninë e Veriut.

Çdo qytetar që jeton në Maqedoninë e Veriut dhe ka lindur në Kosovë, ose çdo qytetar që jeton në Maqedoninë e Veriut dhe ka një prind që ka lindur në Kosovë, ose çdo qytetar që jeton në Maqedoninë e Veriut dhe ka një prind që ka shtetësinë e Kosovës, ka të drejtën e votës në Kosovë.

Për ta ushtruar të drejtën e votës, shqiptarët me prejardhje nga Kosova që jetojnë në Maqedoninë e Veriut, duhet të bëjnë menjëherë regjistrimin deri në datën 10 shtator 2019.

Procesi i regjistrimit është shumë i thjeshtë, dhe për më tepër, Lëvizja VETËVENDOSJE! në Kosovë ka hapur një qendër thirrjesh për të lehtësuar procesin duke iu përgjigjur pyetjeve të të gjithë qytetarëve që duan të regjistrohen. Thirrjet mund të bëhen nga Maqedonia e Veriut direkt me telefon ose edhe me Viber, apo WhatsApp, në numrat e telefonit:

+383 45 953 181
+383 45 953 186
+383 49 223 563
+383 49 633 904.

Telefononi menjëherë për t’u sqaruar mbi procedurat e regjistrimit. Për më shumë informacion mund të vizitoni direkt edhe faqen e internetit të Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ) të Kosovës: http://www.kqz-ks.org/sherbimet-per-votues…/votimi-me-poste/

Theksojmë se qytetarët mund ta bëjnë regjistrimin dhe pastaj të votojnë me postë edhe pa qenë shtetas të Kosovës. Ata që janë shtetas të Kosovës është shumë e rëndësishme të udhëtojnë në Kosovë për të votuar në datën 6 tetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Ata që nuk janë shtetas të Kosovës, por vërtetojnë prejardhjen nga Kosova, duhet të regjistrohen deri në datën 10 shtator për të votuar më tej me postë. Në vijim janë dy rastet e mënyrës së vërtetimit të prejardhjes nga Kosova për ata që jetojnë në Maqedoninë e Veriut:

1. Nëse një qytetar ka lindur në Kosovë, por nuk ka shtetësinë e Kosovës, mund ta vërtetojë prejardhjen nga Kosova duke dorëzuar në internet një kopje (fotografi) të një dokumenti indentifikimi (certifikatë lindjeje, pasaportë të Ish Jugosllavisë ose UNMIK-ut, letërnjoftim të ish Jugosllavisë ose UNMIKU-t, apo edhe dokumente të tjerë). Ky dokument i Kosovës duhet shoqëruar me një kopje (fotografi) të një dokumenti zyrtar identifikimi të Maqedonisë së Veriut (letërnjoftimi, pasaporta, ose patenta e shoferit).

2. Nësë një qytetar që jeton në Maqedoninë e Veriut, nuk ka lindur vetë në Kosovë, por ka një prind me prejadhje nga Kosova, apo me shtetësi të Kosovës, atëherë duhet të regjistrohet përmes internetit me një kopje (fotografi) të një dokumenti indentifikimi të prindit (certifikatë lindje, pasaportë të Ish Jugosllavisë, UNMIK-ut, ose Republikës së Kosovës, apo një letërnjoftim të ish Jugosllavisë, ose UNMIKU-t, apo të Republikës së Kosovës, por edhe dokumente të tjerë). Ky dokument nga Kosova duhet shoqëruar me një kopje (fotografi) të një dokumenti zyrtar identifikimi të Maqedonisë së Veriut (letërnjoftimi ose pasaporta, ose patenta e shoferit) si dhe një kopje (fotografi) e certifikatës familjare të qytetarit që jeton në Maqedoninë e Veriut dhe ka prindin me prejardhje nga Kosova.

Regjistrohuni sa më shpejtë të jetë e mundur. Telefononi për më shumë informacion e për ndihmë. Nënvizojmë se afati i fundit i regjistrimit është data 10 shtator. Të bashkuar do ta fillojmë ndryshimin e madh për shqiptarët me fitoren në këto zgjedhje në Kosovë.

Continue Reading

Kosovë

Ja pse Albin Kurti iu iku sot mediave, e la të vetëm Dimitar Kovaçevskin

Published

on

By

Ja pse Albin Kurti iu iku sot mediave, e la të vetëm Dimitar Kovaçevskin

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ishte paraparë që te dale sot në konferencë për media bashkë me kryeministrin Dimitar Kovaçevski, mirëpo kjo nuk ndodhi, shkruan Alsat.

Kurti, iu shmang mediave duke marrë kështu menjëherë rrugën për në Prizren, derisa pritej që kjo të ishte paraqitja e tij e parë para mediave pas zhvillimeve të mbrëmshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Kurti mbrëmë në orët e vona të natës, vendosi ta shtyjë për 48 orë vendimin për gjobat ndaj targave në komunat e Kosovës me shumice serbe, e kjo erdhi pas kërkesës së SHBA-së.

Kujtojmë se dje takimi Kurti-Vuciq përfundoi pa marrëveshje. /Alsat.mk

Continue Reading

Kosovë

Kalon propozimi për liberalizimin e vizave në janar të vitit 2024

Published

on

By

Kalon propozimi për liberalizimin e vizave në janar të vitit 2024

Përfaqësues të vendeve anëtare të BE-së u pajtuan me propozimin që liberalizimi i vizave për Kosovën të hyjë në fuqi më 1 janar të vitit 2024.

Radio Evropa e Lirë merr vesh se pajtimi u arrit në një takim të këshilltarëve për viza të martën në Bruksel.

Kjo datë ishte kërkesë e Spanjës – njërit prej pesë vendeve të BE-së që nuk e njeh ende pavarësinë e Kosovës.

Paraprakisht, Republika Çeke – e cila aktualisht udhëheq presidencën gjashtëmujore të BE-së – kërkoi që liberalizimi i vizave për Kosovën të fuqizohet më 1 dhjetor të vitit 2023.

Por, ky propozim nuk kaloi në një takim të grupit punues të BE-së për vizat, që u mbajt javën e kaluar, pasi Spanja e më pas edhe Sllovakia dhe Suedia paraqitën vërejtje dhe kërkuan, siç thanë, sqarime shtesë. Arsyet e tyre nuk u bënë të qarta.

Sipas propozimit të miratuar të martën, “hyrja në fuqi e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës do të nisë në kohën kur të jetë funksional sistemi i udhëtimit ETIAS, por jo më vonë se më 1 janar të vitit 2024”.

Miratimi i këtij propozimi do të jetë në rend dite në takimin e ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së, që do të mbahet të mërkurën.

Liberalizimi i vizave do t’u mundësojë qytetarëve të Kosovës të udhëtojnë lirshëm në atë që njihet si zona Schengen, e që përbëhet prej 26 shtetesh evropiane.

Për të arritur deri këtu, Kosovës i duhet t’i kalojë edhe disa shkallë:

Diplomatë të BE-së thonë se kalimi i propozimit është një gjë pozitive, sepse ekziston një datë konkrete për hyrjen në fuqi të liberalizimit të vizave.

Sipas tyre, nëse ETIAS bëhet funksional sipas pritjeve, përkatësisht në nëntor të vitit të ardhshëm, liberalizimi i vizave mund të hyjë në fuqi edhe më herët, më 1 nëntor, 2023.

Lidhja me sistemin ETIAS
ETIAS është një sistem digjital që synon të bëjë evidentimin e vizitorëve që hyjnë prej jashtë BE-së në zonën Schengen.
Ky sistem është dashur të nisë së funksionuari në vitin 2022, por data është shtyrë disa herë dhe tani si afat përmendet nëntori i vitit 2023.

Në një takim të grupit punues për viza të Këshillit të BE-së, të mbajtur më 13 tetor, zyrtarët francezë propozuan që liberalizimi i vizave për Kosovën të lidhet pikërisht me funksionalizimin e ETIAS-it.

Republika Çeke doli më pas me propozimin që hyrja në fuqi e liberalizimit të vizave të lidhej me funksionalizimin e ETIAS-it, por njëherësh të caktohej edhe data e fuqizimit të vendimit: “jo më vonë se 1 dhjetori i vitit 2023”.

Me kërkesën e Spanjës, kjo datë u shty për 1 janar të vitit 2024.
Kosova është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor, qytetarët e të cilit nuk mund të lëvizin lirshëm në zonën Schengen.

Kjo, me gjithë faktin se Komisioni Evropian, qysh në vitin 2018, ka konfirmuar disa herë se Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave, por kanë qenë disa vende anëtare që vazhdimisht kanë shprehur rezerva.

Continue Reading

Kosovë

Albin Kurti nesër në Shkup, takohet me Kovaçevskin

Published

on

By

Albin Kurti nesër në Shkup, takohet me Kovaçevskin

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti nesër do të qëndroj për vizitë zyrtare në Shkup. Gjatë qëndrimit të tij në Shkup, Kurti do të pritet nga kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Ndërkohë që për në ora 11:00 është paraparë edhe një konferencë e përbashkët e dy kryeministrave. /Alsat.mk

Continue Reading

Aktuale