Komente
Po ti kishit dashur mësuesët
Shkruan, Hasim Memishi SOPI
Po t’i kishit dashur mësuesët, nuk do t’i detyronit të udhëtojnë me “autostop”, por do t’ua kishit rritur rrogat që të munden të udhëtojnë ashtu si e meritojnë;
Po t’i kishit dashur mësuesët, nuk do t’i detyronit që të marrin libreza partiake për tu futur në punë;
Po t’i kishit dashur mësuesët, nuk do t’i pranonit me të “njofshëm”;
Po t’i kishit dashur mësuesët, nuk do t’i linit që të mësojnë në kushte të tmerrshme nëpër shumicën e shkollave;
Po t’i kishit dashur mësuesët, do t’ua kishit vendosur një drejtor që e meritojnë;
Po t’i kishit dashur mësuesët, siç bëheni se i doni në fillim të vitit shkollor, Maqedonia do t’ia kalonte Finlandës!
🤷♂️🤐🤐
Komente
Arianit Xhaferi i përgjigjet Albert Musliut: Ja si t’ia bëjmë 1000 euro pagat arsimtarëve

Aktivisti i njohur nga Tetova, Arianit Xhaferi, përmes një postimi në Facebook, i është përgjigjur analistit Albert Musliu i cili gjatë një debati televiziv tha se arsimtarëve duhet tu rriten pagat deri në 1000 euro, por shteti s’mund t’i sigurojë këto mjete.
Më poshtë mund ta lexoni statusin e plotë të Xhaferit.
Albert Musliu: Unë them tu bëjmë 1000 euro rrogat arsimtarëve, mirëpo PREJ NGA DO I MERR SHTETI ATO PARA?
Shumë e thjeshtë.
E para: nuk vjedhin aq sa vjedhin tani, dmth e reduktojnë vjedhjen për 90% se përsëri i bie të vjedhin majftueshëm.
E dyta: i heqin nga lista e pagesave të gjithë gazetarët, analistët, ekspertët të cilët marrin miliona çdo vit, jo për t’i gjetur zgjidhje problemeve, por për t’i lavdëruar politikat e qeverisë, për t’i amortizuar reagimet, për t’a relativizuar gjendjen.
E treta: nuk i ndërrojnë veturat zyrtare çdo vit, por i përdorin të njëjtat për një kohë më të gjatë.
E katërta: i heqin të gjitha privilegjet ekstra të funksionarëve publikë, duke përfshirë veturën zyrtare, shoferin, rojet, naftën e veturës, pagesat rrugore, reprezentacionet, hotelet me pesë yje, shfalerkat.
E pesta: duke ulur numrin e administratorëve publikë (lexo: votues me pagesë), dhe duke alokuar rrogat e tyre në zhvillimin e arsimit.
Ka dhe mënyra tjera, po ja pesë hapa shumë të thjeshtë për të rritur pagat në arsim dhe për ta shpëtuar vendin nga gjeneratat që ky sistem aktualisht prodhon.
Komente
Demiri: Me 120.000 eurot e festës së BDI-së mund të mbahen 40 familje për 1 vit

Abdush Demiri nga Lëvizja Besa, ka reaguar për festën e BDI-së në nder të 20 vjetorit të themelimit, monitor.mk. Demiri ka bërë një bilancë, ku sipas tij kjo festë do të kushtojë rreth 120mije euro, ku me këto para mund të mbahen 40 familje për 1 vit.
Komente
“Sela takohet me Ahmetin”, reagon Ilire Dauti: Nuk mund të mbuloni të vërtetën e pastër me foto të rrejshme!

Deputetja e ASH-së, Ilirie Dauti, ka reaguar pas publikimit të një fotoje ku supozohej se kryetari i ASH, Ziadin Sela, ishte takuar me Ali Ahmetin.
Përmes një postimi në “Facebook”, Dauti shkruan se fotoja e pubikuar ditën e sotme është një sulm, për ta lënë në hije intervistën dhe deklaratat e forta të bëra mbrëmjen e djeshme nga Sela në Tv21.
Sipas Dautit me foto të rrejshme nuk mund të mbulohet e vërteta e pastër, mirëpo BDI nuk e di se çfarë është besnikëria.
“E kuptojmë dëshirën dhe nevojën e disa oponentëve për të “bërë foto” me kryetarin tonë, z. Ziadin Sela, veçanërisht pas paraqitjes së shkëlqyeshme në debatin e mbrëmshëm. Por, fotot e rrejshme nuk mund të mbulojnë të vërtetën e pastër.
P.S. Madje ku din BDI- ja çka është besnikëria!”, shkruan Dauti.
-
Lajmet kryesore6 months ago
Mediat në Shqipëri: Kastriot Rexhepi është shantazhuar me video materiale nga grupi i Izet Mexhitit
-
Bota2 months ago
Nuk u intereson kush është përballë tyre, shihni pamjet se si ukrainasit i ndalin në rrugë rusët
-
Lajme1 year ago
Lidhjet e Trajko Veljanovskit me rastin M0nstга? – Avokati maqedonas flet për pazaret ndër tavolinë dhe fshehje provash
-
Kosovë5 months ago
Dalin detaje të reja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
-
Komente1 year ago
Mos e bëfsh pikën e hajrit o Albin Kurti
-
Lajme1 year ago
Gazetari shqiptar “e zuri mat” Vuçiqin – Cila ishte pyetja që e ngushtoi presidentin sërb?
-
Lajme7 months ago
Anketa më re: Struga, Tetova dhe Çairi do të drejtohen nga Opozita Shqiptare
-
Lajme1 year ago
Shek Hallaçi i Grupit të Kumanovës, nga Buгgu i Idгizovës publikon videon me një porosi