Connect with us

Bota

Pas Brexit-it, paralajmërohet “stuhi” në BE

Published

on

Grindjet kryesore të Bashkimit Europian për momentin shtrihen në aksin lindje-perëndim. Për t’u habitur që në çështjen e Brexit kuptohen mirë të gjithë, por kjo ka arsyet e saj, shkruan Norbert Mappes-Niediek.

“Nëse më duhet të bëj luftë, atëherë të lutem kundër një koalicioni”, citohet të ketë thënë Napoleoni. Vërtet që Europa ishte e bashkuar kundër Francës, por fuqitë europiane të atëhershme mund të nxiteshin shpejt kundër njëra-tjetrës dhe binin kështu si gurë dominoje.

Sa e kuptueshme të duket kjo, bilanci i perandorit francez në rastin e Brexit, qëndron kokëposhtë. Mbretëria fleksibël si një makineri e vajosur mirë megjithë strukturat qindravjeçare vendimmarrëse, me parlamentarizmin tepër eficient e model në botë rrezikon të shpërbëhet mjerisht.

“Koalicioni” , pra Bashkimi Europian përkundrazi, që e ka vështirë të gjejë vullnetin e përbashkët, qëndron burrërisht në këmbë. Pavarësisht sa shumë grindje ka për planet e reformave në BE, pavarësisht sa shumë përballen krerët e shteteve dhe qeverive të BE për të gjetur një kompromis, kur vjen puna tek kushtet e largimit të Britanisë së Madhe nga BE mes 27 shteteve anëtare ka unitet të plotë.

Ky ndryshim rolesh sigurisht është arsye për pak optimizëm: me sa duket në 200 vitet e fundit diçka ka ndryshuar.

Por të presësh që tani që kalojë një erë e re nëpër kontinent, e cila i tremb edhe euroskpetikët nga shembulli i keq i Brexit, do të thotë të shpresosh shumë.

Kritikët në Lindje të BE-së nuk e mbajnë syrin nga dalja, siç mund të lihet të kuptohet nganjëherë; Përkundrazi, në Poloni, ku qeveria e saj e djathtë grindet më së shumti tani me Brukselin, 75% e qytetarëve duan të qëndrojnë në BE, një nga vlerat më të larta në Europë. Katër nga 5 hungarezë në vendin e Viktor Orbanit, janë të bindur, që anëtarësia sjell më shumë avantazhe se disavatanzhe. Madje edhe mes çekëve më euroskeptikë, dyfish më shumë duan që të qëndrojnë në BE.

Lindja dhe euroskeptikët

Por as kjo nuk është arsye për shumë optimizëm në të ardhmen. Shumica e europianolindorëve kanë parasysh një Bashkim tjetër Europian, ndryshe nga ai që e mendojnë francezët, gjermanët, spanjollët apo italianët. Kombet e tyre, ndryshe nga ato perëndimore janë krijuar me luftë kundër një pushteti qendror në Vjenë, Shën Peterburg apo Stamboll – si parti që duhet të fitonin kundër partive të tjera. Pak a shumë kështu ishte organizuar edhe Pakti i Varshavës. Vendimet e rëndësishme merreshin në Moskë. Detyra e elitës vendase ishte të nxirrte sa më shumë përfitim për vendin e vet.

Qëllimi i euroskeptikëve nuk është sovranitet kombëtar i pakufishëm. Në një botë gjithnjë e më të pasigurtë po kuptohet, se me premtimin e pavarësisë plotë përfytyrohet edhe një lloj izolimi, po të kujtosh se vendet në Lindje të kontinentit janë me shumicë vende të vogla. Ndoshta kujtohen edhe këtu kohët e dikurshme më të mira, kur gjoja mund të vendosje tërësisht i pavarur dhe se nuk duhej të merrje parasysh askënd, por realisht kohë të tilla nuk kanë ekzistuar kurrë në Europën Lindore. Kështu për shembull ndryshe nga britanikët, nuk ke se çfarë kujton, megjithëse edhe vetë trashëgimtarët e Empire, po e kuptojnë, se sovraniteti në epokën e globalizimit, nuk është më ai që ishte, dhe se asnjë kryeministër vendi, sado i mençur të jetë nuk e fshin dot me shkop magjik një krizë ekonomike.

Kështu Brexit po forcon unitetin e Bashkimit Europian, ose të paktën nuk po e sfidon atë. Nëse bëhet fjalë për hapin tjetër, thellimin, zhvillimin e mëtejshëm në një union ekonomik dhe agrar, për institucione të përbashkëta, politika dhe opinioni publik në vendet më të mëdha e më të fuqishme europianolindore bëhen skeptikë; vetëm sllovakët, letonezët, estonezët bëjnë përjashtim këtu. Synimi është që BE të mos ketë pushtet formësimi. Kjo shpjegon edhe atë, pse në luftën për postet kryesore në BE në qershor, asnjë vend europianolindor nuk nxorri ndonjë kandidaturë.

BE nuk shihet si ekip i përbashkët por shesh loje

Shumica e europianolindorëve nuk e përfytyrojnë Europën si një ekip të përbashkët, por si një shesh loje. Nëse njëri, si tani britanikët, largohet nga fusha, nuk mungon një lojtar, por është një konkurrent më pak në lojë.

Ky përfytyrim për BE duhet të bëjë që të bien sirenat e alarmit. Ai është i përshtatshëm, të ndezë konkurrencën për burimet e ndryshme e me këtë të forcojë jo drejtpërdrejt forcat cetrifugale. Nëse Lindja qëndron në BE, kjo nuk do të thotë, se askush nuk ikën. Në jug të Europës, për shembull, në Itali frika nga një veprim i veçuar kombëtar është më e vogël, se në Lindje. Detyrohen të shtyhen mënjanë vendet përgjatë Mesdheut në konkurrencën e përgjithshme, atëherë në BE do të plasë një konflikt i ri në aksin Veri-Jug. Ata që ndjehen të humbur nga bashkimi i Europës nuk janë në Lindje të saj, por gjenden më shumë shumë Itali dhe Greqi. Për një Europë të epokës post-Brexit, këto nuk janë perspektiva shumë optimiste. Se sa re mund të mblidhen, kjo do të duket në luftën për shpërndarjen e buxhetit, një kuadër financiar disavjeçar dhe në kërkimin e miliardave që do të mungojnë pas largimit të britanikëve. Një erë e re nëpër kontinent nuk ka për të kaluar. Shenjat janë më shumë për stuhi.

Continue Reading

Bota

Tym e zjarr në kampin ku ndodhen ushtarët shqiptarë, NATO gati kundër rusëve

Published

on

Forcat e NATO-s në Kamp Adazi të Letonisë kanë kryer stërvitjen e radhës me artileri të rëndë gjatë ditëve të fundit si një kundërpërgjigje ndaj kërcënimeve ruse ndaj aleancës dhe vendeve Balltike.

Stërvitja “Shigjeta e Hekurt” u zhvillua nga forcat e artilerisë së vendeve të NATO-s që gjenden prej disa vitesh pranë Rigas në Letoni, ku janë pozicionuar edhe ushtarët shqiptarë.

Këta të fundit shërbejnë si njësi e demontimit të minave. Në këtë mision humbën jetën dy vite më parë edhe dy ushtarakët shqiptarë Zarife Hasanaj dhe Klodian Tanushi.

NATO ka shtuar ndjeshëm prezencën e saj në vendet balltike pas kërcënimeve ruse, ndërkohë që sëfundmi pritet t’i bashkohen aleancës edhe Finlanda me Suedinë. /abcnews.al

Continue Reading

Bota

Lajmi i fundit / Marrëveshje midis Rusisë dhe Ukrainës

Published

on

Ushtria ruse urdhëroi një armëpushim në zonën e fabrikës së çelikut Azovstal dhe hapi një korridor humanitar, njoftoi sot Ministria e Mbrojtjes e Rusisë, transmeton Demokracia.com.

Është arritur një marrëveshje me përfaqësuesit e palës ukrainase për evakuimin e ushtarëve të plagosur në institucionet shëndetësore, transmeton RIA Novosti.

“Më 16 maj, si rezultat i negociatave me përfaqësuesit e personelit ushtarak ukrainas të bllokuar në territorin e uzinës metalurgjike Azovstal në Mariupol, u arrit një marrëveshje për evakuimin e të plagosurve”, tha ministria ruse në një deklaratë.

Të plagosurit u transferuan në një spital në Novoazovsk në territorin e Republikës së vetëshpallur Popullore të Donetsk (DNR). /Demokracia.com/

Continue Reading

Bota

Nuk ka durim në BE: Serbia duhet t’ia vendosë sanksionet Rusisë

Published

on

By

Nuk ka durim në BE: Serbia duhet t’ia vendosë sanksionet Rusisë

Dy mesazhe të pakëndshme ka marrë presidenti serb, Aleksandër Vuçiq në Bruksel nga Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell. E para ishte një mesazh i qartë se BE-ja pret që të gjitha vendet e rajonit të mbështesin sanksionet kundër Rusisë dhe e dyta ishte njoftimi i ministres së Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla-Schwartz se vendi do të paraqiste kërkesë formale për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Siç e kishte pranuar edhe vetë Vuçiq, këto dy tema janë aq të vështira për Serbinë, saqë ai kishte thirrur një mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Deri më tani, Serbia ka arritur disi t’i rezistojë presionit për të vendosur sanksione ndaj Rusisë, siç kanë bërë të gjitha vendet e tjera.

Siç shkruan mediumi kroat Jutarni List, edhe pse disa përfaqësues të institucioneve të BE-së janë përpjekur të relativizojnë pikëpamjet e Serbisë dhe të tregojnë mirëkuptim, shumë shtete anëtare janë të indinjuara nga pikëpamjet e Beogradit dhe po kërkojnë qartë që Serbia të vendosë përfundimisht në cilën anë dëshiron të jetë.

Pakoja e gjashtë e sanksioneve ekonomike kundër Rusisë

Borrell ka falënderuar dje të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor që kanë mbështetur BE-në në qëndrimet e tyre në lidhje me Rusinë. Përveç Serbisë, të gjitha vendet në rajon mbështetën sanksionet kundër Rusisë.

Serbia kishte votuar në OKB për përjashtimin e Rusisë nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut. Megjithatë, për BE-në kjo nuk mjafton dhe se ata po kërkojnë nga Serbia të mbështesë sanksionet dhe sigurisht të mos lejojë që ato të anashkalohen.

Në fjalimet e tij, Vuçiq u përpoq t’i shpjegojë publikut problemet me të cilat po përballet Serbia, aq më tepër që edhe nëse nuk vendos sanksione ndaj Rusisë, ajo mund të marrë naftë dhe gaz vetëm përmes vendeve të Bashkimit Evropian, kryesisht Kroacisë.

Sa i përket Kosovës, presidenti serb beson se me aplikimin për anëtarësim në Këshillin e Evropës, Kosova ka shkelur obligime të ndryshme, përfshirë Marrëveshjen e Uashingtonit.

Në anën tjetër, Kosova beson se angazhimi ka qenë për një moratorium njëvjeçar dhe kërkesa për anëtarësim në Këshillin e Evropës, e më pas në Partneritetin për Paqe në NATO, ku me këto pritet të forcohet subjektiviteti juridik ndërkombëtar i shtetit.

Këshilli i Evropës ka konfirmuar se ka pranuar aplikacionin zyrtar të Kosovës për anëtarësim.

Continue Reading

Aktuale