Connect with us

Lajme

Nedelkov i kënaqur me grevën e SASHK-së, nuk ka presione për ta ndaluar atë

Published

on

Kryetari i Sindikatës së Arsimit, Shkencës dhe Kulturës në Maqedoninë e Veriut, gjatë vizitës së shkollës “Dimitar Makedonski” në lagjen Lisiçe, të Shkupit, para mediave ka thënë se është i kënaqur me grevën pralajmëruese, që kjo organizatë e kishte planifikur që të realizohet në 2 shtator, ditën e parë të shkollës.

Nga sindikata duan një rritje të pagës prej 25%, sa është edhe rritja e pagës minimale, por Ministria e Arsimit dhe Shkencës, ka bërë një rritje të pagave vetëm për 5%, nofton in7.

“Në të gjitha rajonet ku SASHK-ja, ka organizata sindikale, pothuajse një gjë e tillë është në çdo komunë, po respektohet vendimi i Këshillit SASHK-së, për t’u bashkuar me grevën paralajmëruese dhe unë jam absolutisht i kënaqur. Nga burimet tona mësojmë se ata që nuk janë anëtarët të sindikatës sonë i janë bashkuar grevës dhe i falënderojmë për solidaritetin e tyre me organizatën tonë”, ka thënë kryetasi i SASHK-së, Jakim Nedelkov, përcjell in7.

Nedelkov theksoi se, sipas njohurive të tyre, nuk ka asnjë presion ndaj mësuesve për të ndaluar grevën.

“Aty ku ka zhvillim mësimi dhe ku pranohen filloristët e klasave të para, pra, aty ku arsimtarën nuk ju bashkuan grevës sonë, nuk janë anëtarë të organizatës sonë”, ka shtuar kryetari i Sindikatës së Arsimit, Shkencës dhe Kulturës.

Sa i përket kërkesës së tyre për paga më të larta deri në 25%, dhe nga ana tjetër, qëndrimi i MASH se pagat e tyre është rritur me 10.8% në një vit, Nedelkov tha se kjo ishte pengesa kryesore për të cilën ata kanë organizuar këtë protestë paralajmëruese.

“Për muaj të tërë ne nuk kemi pasur një ofertë konkrete. Mendoj se në shtator kartat do të hapen, pasi ora e rërës po numëron. Deri në fund të shtatorit duhet të arrijmë një zgjidhje reciprokisht të pranueshme për çështjen e rritjes së pagave për në tetor, të dimë se çka do të bëjmë më tutje. Nëse gjejmë një zgjidhje, mësimi do të vazhdojë në rastin më të mirë, nëse jo Këshilli i SHASHK-së, do të marrë një vendim. Si do të jetë ky vendim, në këtë moment nuk mund të paragjykoj”, ka thënë Nedelkov./in7.tv/

Continue Reading

Lajme

Gjermania i jep kredi milionëshe Turqisë për mbrojtjen e klimës

Published

on

Gjermania do ta mbështesë financiarisht Turqinë për teknologji më të favorshme ndaj mjedisit.

Këtë e deklaroi kancelarja Angela Merkel gjatë vizitës në Stamboll.

“Gjermania do të mbështesë në nivel bilateral”, tha Merkel pas takimit me presidentin turk Rexhep Tayip Erdogan.

Lidhur me këtë po zhvillohen ende bisedime. Sikurse njofton agjencia e lajmeve Reuters, Turqia pas ratifikimit të Marrëveshjes së Parisit për mbrojtjen e Klimës ka marrë një premtim kredie në vlerën mbi 3.1 miliardë euro.

Kjo shumë, sipas marrëveshjes, do të lëvrohet nga Banka Botërore, Franca dhe Gjermania.

Gjermania duhet të lëvrojë mbi 200 milionë euro, bëhet e ditur. Merkel e përshëndeti ratifikimin nga Turqia të Marrëveshjes së Parisit për mbrojtjen e Klimës. Tani të gjitha shtetet e G20 e kanë nënshkruar këtë marrëveshje.

Takimi mes Merkelit dhe Erdoganit u zhvillua në pjesën historike të qytetit Tarabya buzë ngushticës së Bosforit.

Tema të tjera të vizitës së lamtumirës të kancelares në Stamboll ishin edhe Afganistani dhe bisedimet që po zhvillohen me talibnët, situata aktuale në Libi e në Siri si dhe politika e BE-së për migracionin. Merkeli deklaroi, se në samitin e BE-së javën e ardhshme do të angazhohet, që Turqia të marrë ndihma të mëtejshme nga BE për kujdesin ndaj refugjatëve sirianë.

Turqia ndodhet në njërën prej itinerareve kryesore të transitit për refugjatët që synojnë të mbërrijnë në Evropë. Në marrëveshjen e vitit 2016 Ankaraja premtoi ndër të tjera se do të veprojë kundër bandave të kontrabandës me njerëz, që kalojnë refugjatët në Greqi. BE e ka mbështetur në kompensim Turqinë gjatë viteve të kaluara me shuma miliardëshe.

Merkeli tha, se është evidentuar, që për disa tema ne jemi të një mendimi.

“Ne e kuptojmë që në aspektin gjeostrategjik jemi shumë të varur nga njëri-tjetri”, deklaroi kancelarja duke iu referuar Afganistanit, migracionit ilegal, si edhe zhvillimeve në Afrikë. /Deutsche Welle/

Continue Reading

Kosovë

Voton Kryeministri Kurti, zotohet se do të punojë në fuqizimin e komunave

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka hedhur votën e tij.

Kurti ka thënë se si qytetar i Kosovës ka shfrytëzuar të drejtën për të votuar.

“Si qytetar i Republikës posa ushtrova të drejtën për të votuar në këto zgjedhje të lira. Qytetarët në Kosovë sot vendosin se kush do të vendos, përcaktohet se kush do të jenë udhëheqësit e tyre. Inkurajoj të gjithë qytetarët që të shfrytëzojnë këtë moment demokracie”, tha Kurti para mediave.

Gjithashtu, Kurti u zotua që së bashku me Qeverinë do të punojë në fuqizimin e komunave.

“Si kryeministër unë bashkë me qeverinë tonë do të punojë në fuqizimin komunave. 4 vite të mbara, të mira i presin qytetarët anekënd Kosovës ku ata jetojnë dhe punojnë”, deklaroi ai.

Qendrat e votimit janë hapur në ora 07:00, dhe qytetarët kanë të drejtë të votojnë deri në ora 19:00.

Continue Reading

Lajme

Dashtevski: Po tejkalohen problemet me aparatet për fingerprint

Published

on

Kreu i Komisionit Shtetërorë të Zgjedhjeve, Aleksandar Dashtevski pranoi se ka pasur probleme mëngjesin e sotëm me votimin biometrik. Dashtevski tha se ekipe teknike tashmë po zgjidhin problemet e tilla dhe se njoftoi se në ato vendvotime që ka pasur ndërprerje të vendvotimit do të vazhdohet koha për të votuar.

“Bëhet fjalë për një përqindje të vogël. Megjithatë thash, po zgjidhen në vazhdueshmëri, një pjesë e madhe janë zgjidhur, ndërsa për kohë të shpejtë do të zgjidhen edhe tjerat. Vlen rregulla e ligjit, se nëse ndërpritet votimi, vazhdon për aq kohë sa është ndërprerë, sipas Kodit Zgjedhorë, kuptohet jo më tepër se tre orë”, deklaroi Dashtevski.

Continue Reading

Aktuale