Connect with us

Kosovë

Fëmijët e politikanëve, në shkolla të shtrenjta private

Published

on

Fillon viti i ri shkollor, politikanët kosovarë përurojnë shkolla publike, dërgojnë fëmijët e tyre në shkolla private.

Ramush Haradinaj këtë mëngjes përuroi një  shkolle të re publike në fshatin Tërrnje të Komunës së Suharekës.
Ai por edhe të tjerët teksa uruan fëmijët për vitin e ri shkollor përmenden edhe rritjen e cilësisë në shkollat publike.

Por për fëmijët e tyre ata kanë zgjedhur institucione shkollore private.
Ramush Haradinaj të hënën përcolli djalin e tij Gjinin në një nga to.

Bëhet fjale për gjimnazin privat “ Loyola”.

E si duket nuk ishte e rastësishme një zgjedhje pasi që për këtë gjimanz  qeveria e Kosovës vitin e kaluar kishte ndarë një shumë rreth 658 mijë euro. 

E këto mjete ishin marrë nga Ministria e Financave.
Ky vendim ishte nënshkruar nga vetë Ramush Haradinaj.

E edhe fëmijët e tjerë të Hardinajt vijojnëmësimet në shkollën private ISP (International School of Prishtina)

Aty  janë duke u shkolluar edhe fëmijët e ish kryeparlamentarit Kadri Veseli.

 

Gjithashtu, presidenti Hashim Thaci, ka zgjedhur që djali i tij të vazhdoj studimet në kolegjin privat UBT.

E ani pse ka më shume të ardhura dhe pasuri se politikanët e tjerë, Behxhet Pacolli përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka treguar se ai i ka regjistruar fëmijët në një shkollë publike.

Ish drejtori i Arsimit Jonuz Salihaj që vetë ishte pjesë e shkollave private e edhe atyre publike tregon se dallimi mes tyre nuk është aq i madh.

Ai mendon se liderët i dërgojnë fëmijët e tyre në shkolla private vetëm për arsyeje të sigurisë.

Ai gjithashtu mendon se investimi i Qeverisë për kolegjin Loyola nuk ka qenë një vendim i duhur

Salihaj preferon që këto investim te bëhen në shkolla të cilat kanë kurrikulë të Ministrisë së Arsimit, e jo në shkolla gjermane.

Continue Reading

Kosovë

Deputetja e VV-së uron presidenten Osmani me rastin e Ditës së Presidentit

Published

on

Deputetja e VV-së Doarsa Kica Xhelili, e ka uruar në mënyrë të veçantë presidenten Vjosa Osmani në Ditën e Presidentit.

Deputetja Xhelil është shprehur e lumtur që presidenten Osmani e njeh nga afër dhe para se ta marrë pozitën e shefes së shtetit.

“Para se të jetë, dhe ta njohim si Presidente, kemi njohur Vjosën. Jo rëndom qëllon që njerëzit e njohin nga afër Presidentin apo Presidenten e tyre. Natyrshëm, Vjosa, duke qenë ajo që është, nuk përkon shumë me idenë e të bërit të gjërave ashtu që ato të jenë të pranueshme për masën domosdoshmërisht. Vjosa, duke qenë sikurse është, i bën gjërat asisoji që ajo është e bindur se i shërbejnë zhvillimit të vendit, pavarësisht gjykimit eventual të masës, por gjithmonë duke i shërbyer masës”, ka shkruar ajo.

Ajo ka shkruar se Vjosa Osmani punon shumë prandaj si përfaqësuese e Popullit thotë se nuk e ka pasë ndjesëin e përfaqësimit që nga vdekja e Presidentit Rugova.

“Prandaj Vjosa edhe mund të sulmohet. Prandaj me Vjosën edhe mund të mos pajtohen të gjithë. Por, për arsyet e njëjta, Vjosa nuk mund të injorohet – as brenda, as jashtë. Vjosa punon shumë teksa shkruan historinë e shpërfaqjes së një Kosove ku për Presidentin ngritesh në këmbë, jo për arsye institucionale, jo për arsye protokolare, por për arsye të ndjesisë së përfaqësimit dinjitoz që ky vend sot e ka, për shkak të saj, e që nuk e mbaj në mend ta kem ndjerë pas 21 janarit të vitit 2006. Vjosa, Presidentja jonë, Urime dita yte e merituar”, ka shkruar Kica Xhelili.

Continue Reading

Kosovë

Kurti në Zvicër takohet me presidentin e Maqedonisë së Veriut

Published

on

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror ka takuar kryeministrin Albin Kurti.

Pendarovski ka publikuar disa fotografi nga takimi, ku ka shkruar se ka pasur diskutime konstruktive raporton Gazeta Express.

“Në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror në Davos pata takime të shkurtra me kryeministrin Pedro sanches dhe kryeministrin Albin Kurti, Princin Alois të Lihtenshtajnit dhe ish-zëvendëspresidentin Al Gore. Diskutime konstruktive mbi temat aktuale që po e prekin Evropën dhe botën”, ka shkruar Pendarovski.

Continue Reading

Kosovë

Gruaja e lë foshnjën në ballkon dhe largohet, burri lajmëron policinë

Published

on

By

Gruaja e lë foshnjën në ballkon dhe largohet, burri lajmëron policinë

Një grua në Pejë ka lënë foshnjën e saj në ballkon dhe pa lajmëruar askënd ishte larguar.

Rastin në polici e ka lajmëruar bashkëshorti i saj.

Policia bën me dije përmes raportit se e dyshuara është arrestuar dhe pas intervistimit së bashku me foshnjën është liruar dhe ka shkuar ne shtëpinë prindërve deri sa të dalin para gjykatës.

Continue Reading

Aktuale