Connect with us

Lajme

Detaje nga vrasja e djeshme me thikë që tronditi jo vetëm Gostivarin por edhe tërë MV

Published

on

Një vrasje me thikë e një gruaje të moshuar dhe plagosjes së djalit dhe nuses në shtëpinë e tyre ka tronditur jo vetëm Gostivarin por edhe tërë Maqedononë e Veriut, shkruan in7.

Dy të plagosurit për momentin ndodhen të shtruar spitalin e Shkupit në gjendje të rëndë, ndërsa policia ka zbuluar edhe motivin e krimit të trefishtë.

Sipas hetimeve, vrasja e të moshuarës dhe plagosja e djalit dhe nuses ka ardhur si pasojë e një sherri për një borxh prej 1 500 eurosh.

Personi i dyshuar i kishte dhënë këtyre të fundit një borxh për blerjen e banesës ku ata jetonin. Borxhi i mbetur ishte 1 500 euro, edhe pse pretendohet se borxhi prej 1 500 eurove ishte shlyer, agresori pretendonte se ajo shumë ishte me kamatë dhe pretendonte të merrte edhe shumën e kamatës nga çifti, shumë që kishte shkuar, sipas informacioneve të marra në vendngjarje, në 20 000 euro.

Sipas burimeve mësohet se çështja kishte shkuar në gjykatë por mosmarrëveshja ishte në shqyrtim e sipër.

Ndërsa mëngjesin e djeshëm i dyshuari i krimit rreth orës 4, ishte paraqitur sërish në banesën e çiftit për t’u kërkuar edhe një herë paratë e pretenduara nga kamata.

Në banesë në ato momente ndodheshin vjehrra dhe e reja e saj, ndërsa djali ndodhej jashtë banesës.

I dyshuar fillimisht ka sulmuar plakën 76-vjeçare me të paktën 20 goditje me thikë duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme ndërsa ka plagosur rëndë po me thikë nusen e shtëpisë.

Në ato momente është kthyer edhe djali në shtëpi por edhe ai është sulmuar me të njëjtën thikë dhe është plagosur rëndë.

Nga të bërtiturat dhe ulërimat që janë dëgjuar në zonë komshinjtë kanë lajmëruar policinë.

Me të shkuar policia në vendngjarje agresori ka tentuar të largohet por është kapur një orë më pas prej saj, rreth orës 5 të mëngjesit në qytetin e Gostivarit.

Kujtojmë se 76-vjeçarja nuk jetonte me çiftin por kishte qenë mysafire në shtëpinë e çiftit.

Mësohet se agresori është punonjës i Njësisë Zjarrfikësve së Gostivarit, por policia për momentin, për shkak edhe të hetimeve në vijim, nuk jep detaje për identitetin e tij.

Continue Reading

Lajme

LVV-ja në garë në 12 komuna, Kurti flet për balotazhet

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje, synon dhe dëshiron që të fitojë në komunat në të cilat do të garojë në balotazh më 14 nëntor.

“Ne do të përpiqemi që gjithçka të shkojë në rregull, sa i përket procesit, pra të mos ketë incidente, të jenë zgjedhje demokratike, e të lira, fer, pra të ndershme dhe si Qeveri e Kosovës jemi në mbështetje të të gjitha institucioneve, mekanizmat shtetërorë që do t’i organizojnë zgjedhje e natyrisht synojmë e dëshirojmë që të fitojmë”, tha ai për EO.

Sipas rezultateve të KQZ-së, së paku në 19 komuna janë shënuar fitore të partive politike që në raundin e parë, ndërsa, 19 komuna tjera shkojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale që do të mbahen më 14 nëntor.

Në raundin e dytë të zgjedhjeve, i cili do të mbahet më 14 nëntor konkurrente në balotazh do të jenë: Gjakova (AAK-LVV), Rahoveci (AAK-LVV), Gjilani (LVV-LDK), Dragashi (PDK-LDK), Klina (AAK-PDK), Kamenica (PSD-LVV), Podujeva (LVV-LDK), Prishtina (LVV-LDK), Prizreni (LVV-PDK), Vitia (LDK-LVV), Vushtrria (PDK-LDK), Malisheva (Nisma-PDK), Juniku (AAK-LDK), Mamusha (KDTP-KATP), Gllogovc (PDK-DD), Kllokot (Lista Serbe-GI SNS), Istog (LDK-AAK) dhe Shtime (PDK-LVV).

Continue Reading

Lajme

Lideri i opozitës hungareze: Nëse bëhem kryeministër do ta ekstradoj Gruevskin

Published

on

Lideri i Lëvizjes qytetare “Hungaria e të gjithëve” (MMM) dhe kandidat i opozitës së bashkuar hungareze për kryeministër Peter Marki – Zaj deklaroi se nëse fiton në zgjedhjet parlamentare pranverën e ardhshme, planifikon t’i ekstradojë në shtetet e tyre ish kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Nikola Gruevski dhe biznesmenin jordanez Zaif Nafa, të cilët kanë azil në Hungari.

Marki-Zaj, në një postim në Twititer theksoi se bëhet fjalë për “emigrantë kriminalistik të banuar nga (partia) FIDES” e kryeministrit hungarez aktual Viktor Orban.

Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikola Gruevski mori azil në Hungari në vitin 2019.

Ai para tre vjetëve u largua nga vendi pas gjykimi të shqiptuar për vuajtje të dënimit me burg.

Continue Reading

Lajme

Ndërron jetë një 17-vjeçare nga Covid-19

Published

on

By

Ndërron jetë një 17-vjeçare nga Covid-19

Ministria e Shëndetësisë njofton se në Klinikën e Sëmundjeve Ngjitëse sot në mëngjes ndërroi jetë një paciente 17-vjeçare nga Sopotnica, Demir Hisar. Vajza e re kishte sëmundje kronike dhe nuk ishte e vaksinuar.

Problemet shëndetësore kanë filluar 9 ditë para se të hospitalizohet në Klinikën Infektive në Shkup. Dje në mënyrë dramatike i janë përkeqësuar parametrat vitale, që ka rezultuar me probleme me zemrën dhe mushkëritë./TV21

Continue Reading

Aktuale