Connect with us

Lajme

Arsimi në RMV sot është në grevë paralajmëruese

Published

on

Sindikata për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SASHK) sot është duke mbajtur grevë e paralajmëruar ditë më herët, e cila ka karakter paralajmërues, nëse nuk do të plotësohen kërkesat e sindikatës për rritje të pagës deri më 25%, për aq sa është rritur paga minimale në shtet, transmeton in7.

Kryetari i SASHK-ut, Jakim Nedelkov dje bëri thirrje që sot nxënësit të qëndrojnë në shtëpi, ndërkaq procesi arsimor do të fillojë të martën, 3 shtator 2019.

“Anëtarët tanë dhe të gjithë të tjerët të cilët nuk janë anëtarë, kurse duan që të bashkëngjiten, do të jenë në grevë. Ata do të shkojnë në punë, por do të qëndrojnë në hapësira të caktuara për grevë dhe nuk do t’i pranojnë nxënësit që do të vijnë në shkollë”, ka thënë Nedelkov.

Nedelkovi ka deklaruar gjithashtu se është duke u bërë presion ndaj arsimtarëve që t’i pranojnë nxënësit në mësim, ndërkaq paralajmëroi se nëse kjo gjë vazhdon edhe më tej, do të parashtrojë padi penale.

Continue Reading

Lajme

Linjë e hapur tek Avokati i popullit për shkeljen e të drejtës së votës 0800-54321

Published

on

Qytetarët në rrethin e parë të Zgjedhjeve lokale sot mund të raportojnë çdo shkelje të të drejtës së votës në linjën telefonike falas 0800-54321, e cila do të funksionojë nga ora 07:00 deri në orën 19:00 në zyrën e Avokatit të popullit. Nga Avokati i popullit, gjithashtu informon se të hapur për qytetarët do të jenë të gjitha shtatë zyrat e Avokatit të Popullit në: Shkup, Manastir, Kërçovë, Kumanovë, Strumicë, Tetovë dhe Shtip, në mënyrë që t’i ndihmojnë ata në realizimin dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre të votës.

Përveç linjës falas, qytetarët do të mund të telefonojnë në numrat e mëposhtëm të telefonit për mbrojtjen e të drejtave të tyre: Tetovë: 044 344- 082, Strumicë: 034 329- 996, Kërçovë: 045 228-586, Manastir: 047 242-310 , Shtip: 032 389-701 dhe Kumanovë: 031 431-488.

Nga Zyra e Avokatit të Popullit gjithashtu theksojnë se e drejta e votës është e garantuar në mënyrë kushtetuese si e barabartë, e përgjithshme dhe e drejtpërdrejtë dhe ushtrohet në zgjedhje të lira me votim të fshehtë dhe se askush nuk duhet të mbajë përgjegjësi për ushtrimin e kësaj të drejte, prandaj shkelja aksidentale e lirisë zgjedhja e zgjedhësve si dhe shkeljet e tjera të së drejtës për të votuar janë vepra penale të dënueshme dhe apelon tek të gjithë aktorët në procesin zgjedhor që të respektojnë protokollet shëndetësore të përcaktuara për mënyrën e votimit.

Continue Reading

Lajme

Gjermania i jep kredi milionëshe Turqisë për mbrojtjen e klimës

Published

on

Gjermania do ta mbështesë financiarisht Turqinë për teknologji më të favorshme ndaj mjedisit.

Këtë e deklaroi kancelarja Angela Merkel gjatë vizitës në Stamboll.

“Gjermania do të mbështesë në nivel bilateral”, tha Merkel pas takimit me presidentin turk Rexhep Tayip Erdogan.

Lidhur me këtë po zhvillohen ende bisedime. Sikurse njofton agjencia e lajmeve Reuters, Turqia pas ratifikimit të Marrëveshjes së Parisit për mbrojtjen e Klimës ka marrë një premtim kredie në vlerën mbi 3.1 miliardë euro.

Kjo shumë, sipas marrëveshjes, do të lëvrohet nga Banka Botërore, Franca dhe Gjermania.

Gjermania duhet të lëvrojë mbi 200 milionë euro, bëhet e ditur. Merkel e përshëndeti ratifikimin nga Turqia të Marrëveshjes së Parisit për mbrojtjen e Klimës. Tani të gjitha shtetet e G20 e kanë nënshkruar këtë marrëveshje.

Takimi mes Merkelit dhe Erdoganit u zhvillua në pjesën historike të qytetit Tarabya buzë ngushticës së Bosforit.

Tema të tjera të vizitës së lamtumirës të kancelares në Stamboll ishin edhe Afganistani dhe bisedimet që po zhvillohen me talibnët, situata aktuale në Libi e në Siri si dhe politika e BE-së për migracionin. Merkeli deklaroi, se në samitin e BE-së javën e ardhshme do të angazhohet, që Turqia të marrë ndihma të mëtejshme nga BE për kujdesin ndaj refugjatëve sirianë.

Turqia ndodhet në njërën prej itinerareve kryesore të transitit për refugjatët që synojnë të mbërrijnë në Evropë. Në marrëveshjen e vitit 2016 Ankaraja premtoi ndër të tjera se do të veprojë kundër bandave të kontrabandës me njerëz, që kalojnë refugjatët në Greqi. BE e ka mbështetur në kompensim Turqinë gjatë viteve të kaluara me shuma miliardëshe.

Merkeli tha, se është evidentuar, që për disa tema ne jemi të një mendimi.

“Ne e kuptojmë që në aspektin gjeostrategjik jemi shumë të varur nga njëri-tjetri”, deklaroi kancelarja duke iu referuar Afganistanit, migracionit ilegal, si edhe zhvillimeve në Afrikë. /Deutsche Welle/

Continue Reading

Kosovë

Voton Kryeministri Kurti, zotohet se do të punojë në fuqizimin e komunave

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka hedhur votën e tij.

Kurti ka thënë se si qytetar i Kosovës ka shfrytëzuar të drejtën për të votuar.

“Si qytetar i Republikës posa ushtrova të drejtën për të votuar në këto zgjedhje të lira. Qytetarët në Kosovë sot vendosin se kush do të vendos, përcaktohet se kush do të jenë udhëheqësit e tyre. Inkurajoj të gjithë qytetarët që të shfrytëzojnë këtë moment demokracie”, tha Kurti para mediave.

Gjithashtu, Kurti u zotua që së bashku me Qeverinë do të punojë në fuqizimin e komunave.

“Si kryeministër unë bashkë me qeverinë tonë do të punojë në fuqizimin komunave. 4 vite të mbara, të mira i presin qytetarët anekënd Kosovës ku ata jetojnë dhe punojnë”, deklaroi ai.

Qendrat e votimit janë hapur në ora 07:00, dhe qytetarët kanë të drejtë të votojnë deri në ora 19:00.

Continue Reading

Aktuale