Connect with us

Argëtim

Zbuloni se ç’lloj çifti jeni

Published

on

Si do ta përkufizonit veten tuaj në çift? Kur sheh veten dhe partnerin, çfarë emri i vendos dyshes tuaj? Nëse nuk e dinit ekzistojnë disa tipologji çiftesh që pavarësisht ndryshimeve, kanë shumë gjëra të përbashkëta. Lexojini dhe na tregoni ku e gjeni veten!

Dramatikët

Gjërat mund të nisin mirë, por nuk përfundojnë aq mirë për çiftet dramatike. Këto lloje çiftesh marrin vendime bazuar në eksperienca të pakëndshme jashtë lidhjes së tyre. Kanë shumë luhatje dhe përkushtimi i tyre ndryshon në mënyrë drastike. Nis të shohësh gjëra që nuk të pëlqejnë, shikon lidhjen në një këndvështrim negativ dhe shumë shpejt heq dorë. Jo më kot çiftet dramatike tentojnë të ndahen rreth dy herë më shumë se çiftet e tjera.

Të fiksuar pas njëri tjetrit

Nëse ideja juaj e takimit ideal është një xhiro e gjatë në orët e vona e pasuar nga orë të tëra përpara televizorit duke parë serialin tuaj të preferuar, bëni pjesë në këtë kategori. Këto çifte kalojnë shumë kohë bashkë duke ndarë hobi dhe aktivitete të ndryshme dhe është pikërisht kjo kohë e shpenzuar së bashku që e shtyn përpara lidhjen, shkruan anabel. Janë të kujdesshëm kur vjen puna tek vendimet që lidhen me marrëdhënien e tyre, që rritet nga brenda jashtë dhe janë më të kënaqurit nga të gjitha kategoritë.

Fluturat sociale

Nëse mbrëmja juaj ideale me partnerin është një darkë jashtë me miqtë tuaj për të 100-tën herë këtë muaj, kjo është kategoria që ju përshtatet më mirë. Çiftet e shoqërueshme shfrytëzojnë kohën me miqtë për të ndërtuar dhe forcuar marrëdhënien e tyre. Miqësia e përbashkët i bashkon këto çifte dhe i bën më të përkushtuar ndaj njëri-tjetrit. Kanë lidhje të qëndrueshme dhe nivele të larta dashurie, sepse i mban bashkë edhe miqësia e mirë, që është tregues i një lumturie afatgjatë.

Gjithmonë duke u zënë, por pasionantë

Opsioni “It’s Complicated” vijon ende të jetë aty për ju në Facebook. Niveli i tyre i përkushtimit rritet dhe ulet, veçanërisht pas argumenteve, por kjo nuk është domosdoshmërisht diçka e keqe. Konfliktet i ndihmojnë këto çifte të marrin vendime për lidhjen e tyre, por nuk janë më të prirur se grupet e tjera për t’u ndarë. Zënkat mund t’i largojnë, por pasioni i bashkon prapë bashkë.

Continue Reading

Argëtim

Zhytësi gjen shpatën 900-vjeçare në brigjet e Izraelit

Published

on

Një zhytës amator që eksploron ujërat e cekëta në veri të Izraelit, ka gjetur një shpatë që mendohet se i përkiste një kalorësi 900 vjet më parë. Autoriteti Antik i Izraelit (IAA) tha se pasi të pastrohej dhe analizohej, do të vihej në shfaqje publike.

Shpata u zbulua nga Shlomi Katzin, në ujërat e cekëta pranë Haifa.

Kobi Sharvit, i cili drejton Njësinë Arkeologjike Detare të IAA -së, tha se vendi ku u gjet shpata, siguroi strehë gjatë shekujve për anijet gjatë stuhive. “Këto kushte kanë tërhequr anijet tregtare në shekuj, duke lënë pas gjetje të pasura arkeologjike”, tha ai.

“Shpata është e rëndë për shkak të gurëve që janë ngjitur në të, dhe gjithashtu sepse është një shpatë hekuri dhe shumë e madhe”, shtoi ai.

Continue Reading

Argëtim

Jahti 80 milionë dollarësh, me “vrimë gjigante” në mes

Published

on

By

Jahti 80 milionë dollarësh, me “vrimë gjigante” në mes

Deri tani, konceptet e jahteve luksoze kanë ofruar modele të jashtëzakonshme, në formë mjelme, apo peshkaqeni, por studio e dizajnit “Lazzarini” ka prezantuar së fundmi një prej projekteve më të veçanta të para ndonjëherë.

Kompania italiane, me seli në Romë, dëshiron të prodhojë një superjaht luksoz, 69-metra të gjatë, me një “vrimë gjigante” në mes. Koncepti, i quajtur “Forma”, parashikon që jahti të lëvizë vetëm me energji të pastër. Ai është konceptuar të jetë një superstrukturë me një siluetë tepër të veçantë.

Dizajni është sa i thjeshtë, aq madhështor. Në pjesën e sipërme, është menduar të vendoset një pishinë me dysheme prej xhami, që do t’i lejojë notarët të kenë një pamje magjike të pjesës së poshtme.

Vlera për prodhimin këtij jahti është parashikuar të jetë 69 milionë euro, ose 80 milionë dollarë. Ai do të lëvizë me një motor me hidrogjen, ndërsa mund të arrijë një shpejtësi prej 24 nyjesh detare, ose mbi 44 km/h. Në çati do të ketë të instaluar panele diellorë, për të karikuar të gjitha sistemet.

Nga momenti që një prodhues vendos të vërë në zbatim projektin, do të duhen 20 muaj për ta sjellë në jetë jahtin, sipas “Lazzarini”.

Continue Reading

Argëtim

Ndërton shtëpinë rrotulluese pasi Iodhet nga ankesat e gruas

Published

on

Shtëpia në Sërbac të BeH-së është projektuar dhe ndërtuar nga 72-vjeçari Vojin Kusiq. Me një fasadë të gjelbër dhe çati të kuqe metalike, ajo mund të bëjë një rreth të plotë për të kënaqur dëshirat e shumëllojshme të gruas së tij Lubica – ajo dëshiron të shohë shumëçka kur shikon nga dritaret e saj.

“Pasi arrita një moshë të shtyrë dhe pasi fëmijët e mi morën përsipër biznesin familjar, më në fund kisha kohë të mjaftueshme për t’i dhënë detyrë vetes që t’ia realizoja gruas sime dëshirën e saj” që të mundë të ndryshojë pozicionin e dhomave në shtëpinë e saj kur të dojë, tha Kusiqi, raporton AP.

Shumë vjet më parë, kur u martuan, Kusiqi kishte ndërtuar një shtëpi tjetër, të mjaftueshme për veten dhe gruan e tij, në të cilën ata rritën tre fëmijët e tyre. Në atë kohë, gruaja e tij donte që dhomat e tyre të gjumit të kishin pamje nga dielli dhe kështu bënë. Por kjo do të thoshte se dhoma e tyre e ndejës të kishte përballë rrugën. Pas një kohe, ai thotë se gruaja e tij u ankua se “nuk mund të shihte njerëzit që hynin në oborrin tonë të përparmë” dhe kështu Kusiqi u desh të rimodelonte gjithçka.

Continue Reading

Aktuale