Connect with us

Lajme

Ministri Ademi në konferencë për shtyp: Do të ketë rritje rrogash në arsim, nuk ka nevojë për grevë

Published

on

Në këto momente në objektin e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, konferencë për shtyp është duke zhvilluar Ministri i Arsimit, Arbër Ademi.

Sipas Ademit, komunikimi me Sindikatën e Arsimi është korrekt dhe solid dhe se ai si ministër ua ka bërë me dije krerëve të sindikatës se rrogat do të rriten.

Do të ketë rritje pagash, por fillimisht duhet të përgatiten të gjitha procedurat e nevojshme, theksoi Ademi. Sipas tij, kjo qeveri ka kredibilitet dhe siguri për të premtuar rritje të rrogave, duke u bazuar në rezultatet e deritanishme në sferën financiare, përcjell in7.

Ai ripërsëriti mendimin e tij se grevë nuk duhet të ketë dhe se procesi mësimor të fillojë pa probleme dhe pengesa të tilla. Grevë sipas Ademit, organizohet kur nuk ka zgjidhje për ndonjë problem, por në rastin konkret, shtoi ai, zgjidhje ka dhe e njëjta iu është ofruar mësimdhënësve./in7.tv/

https://www.facebook.com/VladaMK/videos/2548876272065543/

Continue Reading

Lajme

Minsitri Lloga uron besimtarëve agjërim të lehtë

Published

on

By

Ministri i drejtësisë, Krenar Lloga përmes një postimi ka uruar besimtarët e komuniteti musliman për fillimin e muajt të shenjtë të ramazanit duke ju uruar një agjërim të lehtë, shkruan Top24

“Sonte hyjmë në muajin më të bekuar të vitit, muajin e mëshirës, dashurisë, sakrificës dhe solidaritetit.
Agjërim të lehtë dhe lutje të pranuara!”
https://www.facebook.com/100090407993687/posts/pfbid02xoZZduZuc9zJiaQgjq8PEwo9vTXWxZRWygZ9sxQjnvtxdhpoAv1LdVhhExScJYeBl/?mibextid=cr9u03

Continue Reading

Lajme

Azir Aliu uron besimtarët për muajin e Ramazanit: Muaji kur ndjenjat tona vëllazërore thellohen dhe miqësitë ushqehen me dashuri

Published

on

By

Ministri i Shoqërisë informatike dhe Administratës Azir Aliu ka uruar besimtarët për nisjen e muajit të shenjtë të Ramazanit.
Ai e ka quajtur muajin e shenjtë të Ramazanit, muajin kur ndjenjat tona vëllazërore thellohen dhe miqësitë ushqehen me dashuri.
Urimi i plotë:
“Fillon muaji i madhërishëm i Ramazanit dhe i shumëpritur nga gjithë bota Islame, kur ndjenjat tona vëllazërore thellohen dhe miqësitë ushqehen me dashuri.
Gjithë botës Islame i’a uroj muajin e shenjtë të Ramazanit!”
https://www.facebook.com/100090414292971/posts/pfbid0Xu9g8eLrRVyPZnzyvQAHdiNx5vK7ETVXxwEPoXqGiGGR3Aa7ihD17gxixJHWLj1Tl/?mibextid=cr9u03

Continue Reading

Lajme

Taravari: Qoftë muaji i Ramazanit koha që secili nga ne të afrohet sa më shumë me Zotin

Published

on

By

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari ka uruar të gjithë besimtarët e fesë islame për nisjen e muajit të shenjtë të Ramazanit.
Taravari ka uruar agjërim të lehtë dhe lutje të pranuara.
Urimi i plotë:
“Uroj që të gjithë të kemi agjërim të lehtë! Qoftë muaji i Ramazanit koha që secili nga ne të afrohet sa më shumë me Zotin, e kështu qoftë edhe në muajt e vitet në vazhdim!”
https://www.facebook.com/100044411046937/posts/pfbid0F7m5CGPbsAqdv9j3s1bmUGBjeGkhByFVhtkQHF4DCb3xXmPJdxLDyvJovvkPSdkFl/?mibextid=cr9u03

Continue Reading

Aktuale